Negociatat për Marrëveshjen e Partneritetit Transatlantik të Tregtisë dhe Investimeve, të cilat negociata nisën para më shumë se një vit, mbahen në sekret nga mediat dhe publiku. Në këtë marrëveshje marrin pjesë përfaqësuesit e korporatave të mëdha nga të dyja anët e oqeanit. Megjithë se nuk e dimë shumë për Partneritetin Transatlantik të Tregtisë dhe Investimeve, ne do të paramendojmë çka na pret, sepse marrëveshje të tilla tashmë ka midis tregut të SHBA-s dhe tregjeve të tjera ndërkombëtare si ato të Australisë dhe Kanadasë. Kështu që mund të nxjerrim disa përfundime nga të lartpërmendurat.
Në fakt, skenar i tillë ishte luajtur pa sukses në periudhën e viteve 1995-1997 midis 29 shteteve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OBZHE). “I zbuluari në momentin e fundit nga botimi prestigjioz “Le Monde diplomatique” tekst të projektit shkaktoi një valë të paparë protestash dhe i detyroi autorët që ta fusin atë në sirtar. 15 vjet më vonë, projekti del në rendin e ditës me “veshje të reja” – lexohet në artikullin “Partneriteti Transatlantik i Tregtisë dhe Investimeve – tajfun i cili rrezikon Evropën”. Rreziku, sipas autorit të artikullit, është që kompanitë multinacionale do të vishen me ligj dhe do të heqin sovranitetin e qeverive kombëtare në fushën e mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve.
Për bullgarët Partneriteti Transatlantik i Tregtisë dhe Investimeve nuk do të thotë gjë, sepse në vend për këtë marrëveshje nuk flitet. Bashkësi të vogla si ajo e ekologëve dhe një pjesë e sindikatave bëjnë përpjekje të bashkëpunojnë me partnerët e tyre nga të dyja anët e oqeanit. Më 11 tetor të këtij viti demonstrues nga qytetet Sofje, Varna dhe Shumen u hodhën në protestë kundër Partneritetit Transatlantik të Tregtisë dhe Investimeve dhe kundër “fracking-ut” (thyerja hidraulike), që protestë u organizua në më shumë se 400 qytete ndërkombëtare. Mes iniciatorëve ishte z. Ivajllo Popov nga Organizata e Ekologëve “Për Tokën” që është pjesë e rrjetit “Miqtë e Tokës”. Në vend të parë protesta u organizua për shkak të jo transparencës rreth negociatave, sqaron bullgari. Komisioni Evropian nuk ka lejuar regjistrimin zyrtar të peticioneve të qytetarëve evropianë kundër lidhjes së marrëveshjes, me të cilën legjislacioni evropian është dakord. Protestuesit evropianë shpresojnë se peticioni i tyre do të tërheqë vëmendjen e Komisionit Evropian dhe ky i fundit do të marrë parasysh shqetësimet e qytetarëve evropianë. Protestuesit synojnë 1 mln veta të vënë firmën e vetë në peticion. Deri tani atë e kanë nënshkruar 600 mijë veta brenda disa javëve. Midis SHBA-s dhe BE-së pengesa doganore po thuaj se nuk ka, sqaron z. Ivajllo Popov. Tani në rendin e ditës janë pengesat lidhur me standardet e prodhimit dhe të cilësisë së produkteve, të cilat kanë të bëjnë me mjedisin dhe shëndetin, pavarësinë e Internetit e kështu me radhë.
“Do të arrijmë në gjenden e barazimit me standardet më të ulëta në fusha të ndryshme qoftë në SHBA, qoftë në BE. Do të sakrifikohen siguria, të drejtat e qytetarëve në llogari të rritjes së tregtisë dhe në fund të fundit së shumti do të përfitojnë kompanitë e mëdha” – vë në dukje z. Ivajllo Popov.
Mos harrojmë interesin e kompanive amerikane të godasin Evropën me produktet e tyre OMGJ, të përhapin teknologjinë e eksplorimit të gazit shist argjilor dhe të eliminojnë kujdesin e BE-së për sa i përket teknologjisë së re lidhur me ushqimet, ilaçet dhe shëndetin e njerëzve në përgjithësi. Parashikohet të ketë gjykatë të posaçme tregtare e cila të zgjidhë çështjet e diskutueshme midis kompanive dhe shtetit përkatës, i cili nuk respekton marrëveshjen. Kjo gjykatë do të vërë gjoba, të cilat merren nga portofoli i taksapaguesit. Ankime do të dërgojnë vetëm kompanitë dhe jo shtetet. Mekanizmi është menduar gjatë viteve të 50-ta kundër rrezikut të shpronësimit në vendet e treta me sisteme të besueshme të drejtësisë. Ekzistojnë shumë shembuj për shtete të dënuara nga korporata në qosje të tjera të botës.
“Kompania “Philip Morris” ka dënuar Australinë si dhe vende të tjera, sepse aty është marrë vendimi të bëjnë politikë për pakësimin e pirjes së duhanit dhe të detyrojnë prodhuesit të sheshin paketat e cigareve pa ambalazhe atraktive – thotëz. Ivajllo Popov. – Kanadaja gjithashtu u detyrua të tërheqë vendim të tillë në legjislacionin e vetë. D.m.th., kemi të bëjmë me mosrespektimin e të drejtave sovrane të një shteti që ky i fundit të miratojë legjislacion në favor të shëndetit të njerëzve, mjedisit, të drejtave sociale etj. Të mos përmendim aktet me shumat e mëdha të cilat duhet t’i paguajë shteti i dhënë, shuma të cilat do të ishin shkatërruese për Bullgarinë.”
Ka dhe shembuj të tjerë si ai i cituari nga “Le Monde diplomatique” për padinë kundër Egjiptit për shkak të vendimit për rritjen e pagës minimale në vend. Një marrëveshje e tillë si Partneriteti Transatlantik i Tregtisë dhe Investimeve mendon se ky lloj ndryshimi siç ka qenë në Egjipt, do të çojë në humbje, sepse investitorët kanë menduar të bëjnë investim te nivele të tjera të pagës. Në raste të tilla sanksionohen jo vetëm fitimet aktuale që humben, por dhe fitimet të cilat do të humbeshin në të ardhme.
Diskutimet mbi temën në Bullgari, mesa ekzistojnë, mbahen në kontekstin e kundërshtimit SHBA-Rusi. Kundërshtarët e Partneritetit Transatlantik të Tregtisë dhe Investimeve u shpallën antiamerikanë, bile pro Putinit. Ja dhe një qasje kontraproduktive te çështja, kundërshtimi në fakt nuk është SHBA-BE ose SHBA-Rusi, por është midis kompanive multinacionale dhe qytetarëve nga të dyja anët e oqeanit, theksoi z. Ivajllo Popov nga Organizata “Për Tokën”.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Bullgaria është ndër vendet me më shumë banesa, duke qenë në vendin e parë mes 24 vendeve evropiane. Sipas Indeksit të fundit Global Property të kompanisë ndërkombëtare të konsulencës “Deloitte”, ka 668 shtëpi për 1000 qytetarë bullgarë. Kështu,..
Procedura për projektet e ruajtjes së energjisë së rinovueshme sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë është hapur dhe propozimet përkatëse tashmë janë duke u pranuar. Paratë janë shumë, afatet janë të shkurtra dhe kushtet që duhet të..
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar pak pritjet e saj për rritjen ekonomike në rajonet ku ajo investon. Rritja ekonomike në Bullgari do të jetë 2,9% për vitin 2025, ose 0,1% më pak se pritjet fillestare të majit...
Ministri në detyrë i еnergjisë, Vlladimir Malinov, njoftoi në një konferencë se as ai dhe as Ministria e Energjisë nuk kanë informacion për shitjen e Lukoil..
Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT)...
Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në..