Në fund të kësaj jave në Bruksel u zhvillua takimi i nivelit më të lartë të BE-së, i kushtuar burimeve energjetike, efektivitetit energjetik dhe klimës. Takimi ishte i fundit për kryetarin e Këshillit të Evropës – flamandin Herman Van Rompoi dhe për kryetarin e Komisionit Evropian – portugezin Zhoze Manuell Barozu. Ndër pjesëmarrësit e takimit ishte edhe presidenti bullgar Rosen Plevneliev. Në kuadrin e forumit ai tha para gazetarëve, se për Bullgarinë është me rëndësi të madhe efektiviteti energjetik, liberalizimi i tregut energjetik dhe diversifikimi i furnizimeve të gazit natyror. Lidhur me këtë presidenti bullgar theksoi domosdoshmërinë e shpejtimit të krijimit të lidhjes së interkonektorit me vendet fqinje. Përsa i përket gazit të serrave dhe energjetikës ripërtëritësekreu i shtetit theksoi avancimin e Bullgarisë mbi disa prej parametrave të caktuara. Megjithatë Bullgaria është ndër ato shtete të Evropës Qendrore dhe Lindore, të cilët i konsiderojnë tepër ambicioze qëllimet e vendeve perëndimore të BE-së për kufizimin e emisioneve të karbonit, sepse kjo do të kërcënojë ekonomitë e këtyre vendeve, të cilat iu shpresojnë qymyrgurit.
Pjesëmarrësit arritën një kompromis, dhe kuota e të ashtuquajturës “rrymë të gjelbër” deri në vitin 2030 në vendet e BE-së duhet të arrijë të paktën 27 për qind nga përzierja energjetike. Mbetet edhe qëllimi, që me të paktën 30 për qind të rritet efektiviteti energjetik. Në të njëjtën kohë emisionet e karbonit në BE-në duhet të ulen me 40 për qind në krahasim me nivelet e tyre të vitit 1990. Mirëpo, siç theksoi zoti Rompoj evidentohet, se mundësitë e vendeve të BE-së nuk janë të barabarta për arritjen e këtyre qëllimeve. Prandaj çdo vend do të japë kontributin e tij sipas kapacitetit dhe mundësive.
Përsa i përket gazit natyror, pjesëmarrësit arritën marrëveshje të zhvillohen projekte kryesisht të interesit reciprok. Më konkretisht tregohet projekti konkurrues i “Rrymës Jugore”, pra “Korridori Jugor i Gazit”, i cili do të furnizojë gaz nga rajoni i Kaspikut dhe nga Lindja e Mesme për Evropë.
Në sfondin e ambicieve të BE-së të deklaruara në Bruksel, realiteti i sotëm në Bullgari në fushën e gazit nuk është optimist. Dimri po vjen, ndërsa sipas një anketimi të Komisionit Evropian, botuar para disa ditësh, vendi ynë do të jetë më i prekur, në se Moska dhe Kievi nuk do të arrijnë marrëveshje për furnizimet e gazit dhe në se Rusia do të ndërpresë furnizimet gjatë dimrit. Bullgaria është në varësi pothuajse të plotë të gazit rus. Rezervat e saj mund të kënaqin nevojat e vendit për pak më shumë se një muaji.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..
Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..
Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..