Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vitosha – mali i shpëtuar

БНР Новини
“Morenat” – lumenjtë e mëdha prej gruri
Foto: imagesfrombulgaria.com

Kur në vitin 1934 lindi ideja për shpalljen e malit Vitosha për një territor të mbrojtur, ajo provokoi shumë diskutime ndër pylltarët. Atëherë mali, në rrëzat e të cilit ndodhet kryeqyteti bullgar ishte në gjendje kritike, pothuaj i zhveshur nga pyjet. Kryeqytetasit dhe njerëzit nga fshatrat në afërsi i përdornin pyjet për dru për ngrohje apo i prisnin pemët për zgjerimin e kullotave. Një pjesë e pylltarëve shprehnin mendim se fati i malit është i qartë dhe kthimi i tij në një territor të ruajtur është i pakuptimtë. Për fat të mirë ata, të cilët besonin në rruajtjen e natyrës ishin më shumë. Kështu ishte shpallu parku i parë natyror në Ballkan. 80 vjet më vonë jemi bindur në urtësinë e këtij vendimi. Mali Vitosha përsëri është një mal jo i madh, por me shumë pyje, ku mund të gjeni gjysmën e florës bullgare. Numri i bimëve të larta në territorin e malit është më se 1500 – një shifër që tejkalon larminë biologjike të shteteve si Anglia dhe Holanda.

Снимка“Pak janë qytetet e mëdha, akoma më pak kryeqytetet, të cilat kanë male në një afërsi aq të madhe, ku jetojnë arinj, ujq, shqartha – shpjegon një nga ish drejtorët e parkut inxhinier Toma Belev. – Natyrisht Vitosha është një mal me territor të vogël – 27 mijë hektarë, ku nuk mund të jetojnë popullata të pavarura të arinjve dhe ujqve. Këtu jetojnë vetëm disa arusha, të cilat mund të lindin arinj të vogël. Mbi një pjesë e kafshëve të vogla vendosen radoitransmetues. Kështu kuptonim se arinjtë e vogël, e kryesisht kafshët mashkullore janë udhëtarë të vërtetë. Kishim vendosur një transmetues të tillë mbi një ari të ri me emër Damjan. E ndiqnim në vazhdim të tre muajve. Ndoshta një ari tjetër e kishte dëbuar nga rezervati “Bistrishko Branishte” dhe ai bredhte gjatë në malet fqinjë më të vogla Plana dhe Lozenska, duke arritur malin Rila dhe duke kthyer prapa. Për këtë arsye është me rëndësi të madhe të vazhdojnë të ekzistojnë korridoret e natyrshme, të cilat lidhin malet fqinjë, sepse kështu arinjtë shtegtarë mund të lëvizen lirisht.”

Vetë Toma Belevi vetëm një herë ka takuar një arushë me të voglin e saj. Zakonisht kjo nuk ndodhet me turistët. Sepse arinjtë dhe ujqit nuk shkojnë në vendet, ku kalojnë njerëzit. Pyjet pushtojnë një e dyta e territorit të malit, derisa mbi një e katërta e malit ndodhen fusha, lëndina, kullota. Në rajonet e tjera ka shkëmbinj dhe torfë. Shumë karakteristike janë “lumenjtë e mëdha prej gruri”, ashtuquajturat “morena”, që ndodhen atje që nga kohërat e akullnajave. Shumë karakteristike janë dhe “njollat” kuqe pranë lumenjve dhe në lëndinat më të lagëta – këta janë tërfilët e egër. Kështu edhe fushat e gjera me bozhure me ngjyrë të verdhë  të ndezur, më të njohura si “tulipanët e Vitoshës” (Trollius europaeus). Apo fushat me tulipanin e zanave, siç është e njohur bima Lilium jankae – me lule të verdha.

Lilium jankae dhe Trollius europaeusNë malet e tjera nuk janë aq të përhapur, ka vetëm ekzemplare të vetme, derisa këtu ka shumë – shpjegoi pylltari. – Mund të shkosh 10-15 minuta ndër tulipanëve të Vitoshës”.

Ndër bimët e rralla në mal është bërsheni (taxus baccata) – një dru halor, gjithashtu relikt nga Periudha e Terciarit. Në Vitosha ndodhet dhe pylli i dytë për nga madhësia tek ne me bërshen – numri i druve në të është rreth 100. Larmia e faunës në mal gjithashtu është mbresëlënëse. Në një territor aq të vogël mund të shikoni 200 lloje shpendësh, 500 lloje fluturash, 50 lloje milingonash.  Është një mrekulli i vërtetë! Ka edhe shpella me një jetë të pasur dhe të larmishëm brenda tyre.

СнимкаNëpunësit e parkut kujdesen në mënyrë të posaçme edhe për rezervatin “Torfeno Branishte” – burimi i parë i ujit për Sofjen e dikurshme. Mosha e kësaj fushe me torfë është më se 1000 vjet.

“Kur ka shira apo shkrihet bora fushat me torfë akumulojnë shumë ujë – shpjegon inxhinieri Balev. – Kur Sofja u bë kryeqytet, popullsia e saj rriti shpejtë dhe uji u bë i pamjaftueshëm. Atëherë kryeqytetasit përdorën malin si burim i sasisë më të madhe të ujit. Ishin ndërtuar shumë rezervuarë në pjesën e lartë të malit, nën fushat me torfë. Për fat të keq kohët e fundit regjistrojmë tendencën e pakësimit të reshjeve dimërore. Kështu një pjesë e fushave me torfë thahen dhe kthehen në lëndina të lagëta. Për këtë arsye po përpiqemi të marrim masa kundër tharjes së fushave me torfë.”

Gjatë 10-12 vjetëve të fundit atje u zhvilluan shumë projekte për restaurimin e popullatave të llojeve të ndryshme, të cilat ishin pothuaj të zhdukura. Kështu në mal u rrit numri i dhive të egra dhe troftave. Pritet se numri më i madh i ketrave do të tërheqë shpendët e zhdukur grabitqarë.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Fotografi: wikipedia.org



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare

Filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë

Ditën e djeshme filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare e cila do të zhvillohet në auditoret e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës në periudhën 1-25 korrik 2024 . Kjo shkollë verore, e para dhe e vetmja e këtij lloji,..

botuar më 24-07-02 11.35.PD

Specialistët e filologjisë franceze në vendin tonë kanë mundësi të mira për realizim profesional

Traditat frankofone në Bullgari kanë një histori të pasur që daton që nga epoka e Rilindjes Kombëtare Bullgare. Edhe atëherë, kultura dhe gjuha franceze respektoheshin tek pjesa më e arsimuar e shoqërisë sonë si bartëse e vlerave evropiane. Dhe në..

botuar më 24-07-02 7.10.PD

Ka pasur shumë interes për kontrollet mjekësore të organizuara nga Bullgaria në Kukës të Shqipërisë

Ekzaminimet multidisiplinare falas të kryera nga ekipet mjekësore bullgare dhe shqiptare në Kukës tërhoqën mbi 300 persona në dy ditët e fundit të qershorit. Ekzaminimet u transmetuan nga mediat kryesore shqiptare, duke përfshirë Radio Televizionin..

botuar më 24-07-01 10.48.PD