Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

1955-tа – fillimi dhe fundi i Paktit të Varshavës

БНР Новини
Foto: arkiv

Qytetarë dhe qytetare, shokë dhe shoqe,

Delegacioni, i emëruar nga qeveria dhe i autorizuar nga presidiumi i Kuvendit Popullor që të marrë pjesë në punimet e takimit të thirrur më 11 të këtij muaji në Varshavë, për të diskutuar sigurinë dhe paqen në Evropë, tashmë e ka kryer detyrën e vënë. Delegacioni mori pjesë aktive në punimet e takimit në Varshavë mes shteteve evropiane dhe firmosi Paktin e miqësisë, aleancës dhe ndihmës reciproke.

Nga ky fjalim i politikanit Vëllko Çervenkov bullgarët kanë mësuar se Bullgaria është bërë pjesë e bashkimit ushtarak e politik të vendeve socialiste – e Paktit të Varshavës. Edhe Shqipëria, Çekosllovakia, Gjermania Lindore, Hungaria, Polonia, Rumania dhe Bashkimi Sovjetik gjithashtu e kanë nënshkruar dokumentin. Bashkimi u krijua si mjet kundërshtimi i NATO-s me afat 20 vjeçar dhe është rinënshkruar disa herë dhe ka ekzistuar deri në rënien e komunizmit dhe sistemeve totalitare.

Organizata ushtarake e Paktit të Varshavës nuk ka pasur rol të veçantë, sepse në rast lufte palët nënshkruese të traktatit kanë kaluar nën komandimin sovjetik. Në fakt, Pakti ka qenë një instrument politik i Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS-së) si fuqi udhëheqëse e Bllokut Lindor.

Pakti i Varshavës nuk ka garantuar as “jo ndërhyrjen e premtuar në punët e brendshme dhe respektimin e sovranitetit shtetëror të palëve nënshkruese”. Trupat sovjetike kanë vepruar dy herë për stopimin e rebelimeve kundër sistemit totalitar. Në vitin 1956 ushtria sovjetike ka ndërhyrë në mes të protestave në Hungari dhe Poloni. Në vitin 1968 trupat sovjetike kanë marshuar në Çekosllovaki kundër reformave demokratike të qeverisë së Aleksandër Dubçekut. Në këtë vit pas pushtimit të Çekosllovakisë Shqipëria ka deklaruar daljen e saj nga Pakti i Varshavës.

Për çekët dhe sllovakët “vdekja” e Paktit të Varshavës ka siguruar lirinë e tyre. Shpërbërja e tij është shpallur gjatë muajit korrik të vitit 1991 pikërisht në Pragë ku ishin mbledhur liderët e rinj demokratikë në krye me presidentin çek Vacllav Havel.

Shumë tërheqës ishte fjalimi i deputetit të atëhershëm bullgar Sollomon Pasi, të cilin fjalim ai ka mbajtur para Kuvendit të Madh Popullor në lidhje me shpërbërjen e paktit.

Jemi të pranishëm në vdekjen politike dhe në prishjen ideologjike të njërit nga komplotet ushtarake e politike më agresive pas Luftës së Dytë Botërore. Jemi të pranishëm në muzgun e Paktit të Varshavës. Pa komentuar qëllimet për të cilat pretendonte ky traktat që ia kishte vënë vetes, ajo të cilën ai arriti, shtrihet në tri drejtime. Këto janë: eksporti i sistematizuar i komunizmit dhe revolucioneve, terrori ushtarak mbi palët nënshkruese dhe mbrojta dhe frymëzimi i terrorizmit botëror. Objektivi strategjik i këtij blloku ishte ky – globi ynë. Qëllimi i tij më i madh ishte fitorja totale e komunizmit në botë, shfaqur në triumfin global të imperializmit sovjetik. Këto janë vërejtje, të cilat disa njerëz i bënin që dje, vërejtje, në të cilat shumica u bind sot dhe preludi i moralit, i cili siç duket do të mbizotërojë nesër. Shtetit-kolos të këtij bashkimi i erdhën momentet fatale. Tani ky shtet do të shkatërrohet nën presionin e forcave centrifugale, të gjeneruara dhe të shtypura nga ambicia imperialiste dhe politika e tij e konkistadorëve dekada bile shekuj të tërë. Tani kjo perandori bën përpjekje t’i mbron provincat e veta, ku siguria e satelitëve pa dyshim bëhet dert më i vegël. Drejtimi i dukshëm i proceseve politike tregon se ka ardhur koha kur Bullgaria duhet të mbrojë sigurinë e vet, duke kërkuar më shumë aleatë të besueshëm dhe më pak kundërshtarë potencialë.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Viti 1994 – Vera, në të cilën Zoti ishte bullgar

Vera e vitit 1994 mbahet mend me Kampionatin Botëror të Futbollit në SHBA-në. Bullgaria merrte pjesë herën e gjashtë në finale botërore. Dhe kjo pasi 9 muaj para kësaj më 17 nëntor të vitit 1993 në stadiumin e Parisit “Park de Prens” vendosej kush,..

botuar më 15-07-25 10.15.PD

Viti 1993: Ljuben Berovi – “njeriu prej kashte”

Pas rrëzimit të kabinetit të kryeministrit Filip Dimitrov, qeveria e mëpasshme e Bullgarisë mbeti në pushtet dy vjet. Më 30 dhjetor të vitit 1992 këshilltari i çështjeve ekonomike të presidentit Zhelju Zhelev – profesor Ljuben Berov, qëndroi në krye të..

botuar më 15-07-18 9.05.PD
Kabineti i Filip Dimitrovit

1992: Filip Dimitrov – kryeministër “me pak, por përgjithmonë”

“Detyra jonë është që ta bëjmë Bullgarinë një shtet normal, jo një shtet të përkryer. Për njeriun është diçka natyrore që të jetojë në një botë, në të cilën shteti nuk i kap atë për qafë, nuk përcakton punën e tij, nuk paracakton botëkuptimin e tij dhe..

botuar më 15-07-11 1.15.MD