Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Jordan Radiçkov – i urti i cili e konsideronte parajsën një vend të mërzitshëm

85 vjet nga lindja e shkrimtarit Jordan Radiçkov

БНР Новини
Foto: arkiv

Gjatë janarit të këtij viti pak ishin ata, që kujtuan, se kaluan 10 vjet që kur shkrimtari i mençur Jordan Radiçkov u nda nga jeta dhe shpirti i tij iu drejtua parajsës, për të cilën që kur ishte gjallë thoshte, se “me siguri është një vend i mërzitshëm”. Mirëpo, tani shumë njerëz kujtuan, se po afron data 24 tetor dhe se nëse do të ishte tek ne, ky poet i prozës do të mbushte 85 vjet.

Admiruesit më të etshëm të krijimtarisë së tij sikur s’besojnë, se Radiçkovi nuk është ndër të gjallët dhe shënojnë me respekt ardhjen e tij në botë, jo ndarjen e tij me jetën. Dhe ata njerëz nuk marrin në konsideratë rregullën, se njerëzit e ndjerë kujtohen jo ditën e lindjes, por ditën e lamtumirës. Janë të lumtur ata breza bullgarësh, që ishin bashkëkohës të tij. Librat e këtij mjeshtri të pendës janë të përkthyera në gjuhë pothuajse të pabesueshme dhe edhe më sot ata përhapen nëpër trojet e ndryshme, ashtu siç fluturojnë në hapësirën e pafundme harabelat e librit të tij “Ne, harabelat”. Dhe kjo lëvizje është pa fund e krye – ajo fillon nga vendlindja e autorit Kalimanci në Bullgarinë Veriperëndimore dhe bën një pushim të shkurtër në Paris, pas kësaj kthehet prapa dhe përmes Pragës arrin deri te Siberia, dhe përmes Pekinit zbret në Stokholm dhe prapë vjen të pushojë këtu, në Fushën e Sheshtë të Sofjes.

Kritika edhe më sot bënë përpjekje këmbëngulëse të zbulojë enigmën e shëmbëlltyrave të tij, bënë provë të zbulojë kodet e pabesueshme të imagjinatës së tij, po flas për një zanafillë fantastike dhe magji, por Radiçkovi nuk është vetëm një tregimtar i mrekullueshëm, ai është edhe një bashkëbisedues zëëmbël. Edhe intervistat e tij janë aq magnetike, se edhe ato zbulojnë forcën pushtuese dhe magjinë e fjalës së tij.

“Nga ku na erdhi kjo vetmi?

Ne e mbajmë në vet veten. Ajo nuk na ka pushtuar, ajo nuk ka zbritur nga qielli. Ne e mbajmë në vet veten dhe ngandonjëherë ajo vet zmadhohet brenda në shpirtrat tona dhe kështu përhapet.

Mirëpo, a ka ndonjë kurë për vetminë ose ajo është diku ndër vëllezërit dhe motrat tona, të cilëve prej kohe iu kthyem kurrizin?

Me siguri ka ndonjë kurë për vetminë. Njeriu nuk duhet të mbetet vetëm. Ai duhet të kërkoj miqtë. A nuk janë të gjithë njerëzit vëllezër me njeri tjetrin?

Ata janë vëllezër para Zotit. Janë vëllezër para Dritës, por në nxjerrjen e bukës së gojës bullgari sikur mbeti i vetëm dhe jo edhe me vet veten, sepse, nëse do të ishte dëgjuar zërin e shpirtit të tij, kishte çfarë të mësojë.

Është tepër keq, kur njeriu është i vetëm në luftë. Nëse ju përpiqeni të fitoni një viç, çfarë do ta bëni me të? Vallë, a do ta hani vet të tërën? Nuk mundeni?”

Thjeshtësia e shembujve që jep krijuesi Radiçkov ka qëllimin e vet – shkrimtari dëshiron që më shumë bashkatdhetarë ta kuptojnë, që fjalët e tij të arrijnë te më shumë njerëz, që nuk mund të shikojnë Dritën. Sepse sipas tij, ai që nuk zbulon forcën e Natyrës, mezi mund të vlerësojë bukurin e krijimtarisë së saj: “Krijimtaria – thotë ky bullgar i madh – gjithnjë zhvillon një diskutim dhe është në konkurrim të përjetshëm me natyrën. Sepse natyra provokon imagjinatën njerëzore. Ajo nuk mund të qëndrojë duarkryq para tablove natyrore. Ajo gjithnjë dëshiron të shtojë diçka. Të popullojë dhe të pasurojë botën hyjnore.” Pa folur haptazi për Forcën Hyjnore autori pranon: “Personalisht unë preferoj vitet rinore, kur njeriu është akoma ithtar i paganizmit. Shikoj shkrimtarët si punuan në të kaluarën... Shkruajnë si të krishterë të mirë, të cilët e kanë të qartë çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe, çfarë është e vërtetë dhe çfarë është e rreme, çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar. Dhe përderisa vitet rinore e njeriut janë një barbarizëm të plotë, një gjynah, sepse ndjesën e menduan të moshuarit, më vonë kur njeriu nuk mund të gabojë, ai kërkon ndjesë, kërkon mëshirë.” Jordan Radiçkovi ka një libër me tregime me titullin e çuditshëm edhe bullgarisht. “Pupavo vreme” është titulli i tij. Bullgarisht “pupa” vjen nga disa dialekte, në të cilët do të thotë “bark” ose “Koha e barkut” në përkthim. Lidhur me këtë Radiçkovi shpjegon: “Koha gjithashtu mund të mos lind asnjë ide dhe të mbetet infantile.”

“Vallë, a shërojnë fjalët? Pasi ata mund të sjellin dëme të mëdha...

Mbaj mend një vjershë e një poeti argjentinas: “me gurë dhe me trungje mund të më vrasin, por me fjalët unë edhe nuk mund ta ofendoj”. Kishte kohë, që kur kjo poezi më bënte përshtypje të fortë.

Me çfarë t’i ndihmojmë shpirtit? Çfarë kura të gjejmë, që t’i japim fund dhembjes?

Më parë duhet ta dimë se ku na dhëmbë dhe çfarë na dhëmbë. Kam thënë edhe herë të tjera, se ne jemi një popull, i cili interesohet më tepër nga materia, se sa nga shpirti. Dhe ndoshta aty fshihet sekreti i shumë të vërtetave të jetës sonë.

Mirëpo, ku ta gjejmë Shpirtin dhe më saktë Shpirtin e Bullgarit?

Të gjithë e përmendin shumë shpesh, por mendoj, se nuk e kanë të qartë për çfarë flasin.”

Shpirti i Jordan Radiçkovit, shkrimtari më i mrekullueshëm bullgar, i cili nisi rrugën drejt Dritës, do të jetojë me ne përderisa do ta kujtojmë.

Citatet e krijuesit Radiçkov janë nga libri i tij “Fjalët bredhacake”, i cili përmban intervista dhe diskutime të shkrimtarit, të botuara gjatë viteve të ndryshme në mediat. Në material u shfrytëzuan copëza të intervistës së Jordan Radiçkovit me gazetaren Julija Bankova.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Ambasada e Republikës së Bulgarisë në Shqipëri

Ditët e Kulturës Bullgare u zhvilluan në Tiranë

Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..

botuar më 24-11-06 8.25.PD

“Abetarja e Peshkut” 200-vjeçare kujton për veten me një botim të ri

Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..

botuar më 24-11-03 7.35.PD
Milena Selimi dhe Georgi Gospodinov

Milena Selimi përkthen romanin ”Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov

Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..

botuar më 24-10-28 2.10.MD