Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çfarë është pasuria financiare e bullgarëve?

Foto: arkiv

Pothuaj 5000 euro është pasuria e mesme financiare e bullgarit, që përfshin kursimet e familjeve, depozitat bankare, parat në dorë, parat në shoqatat e sigurimeve, në fondet e pensionimit, fondet e ndërsjella, kështu edhe investimet e drejtpërdrejta në aksione. Depozitat bankare vazhdojnë të jenë forma më e preferuar e kursimit nga bullgarët dhe përbëjnë 67% të pasurisë financiare të bullgarëve.Sipas të dhënave të fundit mirëqenia financiare e popullsisë e tejkalon shumën 25 mlrd euro, por ajo mbetet shumë e ulët në krahasim me nivelet në shtetet më të zhvilluara evropiane. Pritet qëe sivjet shuma do të rritet deri në 27 mlrd euro. Pavarësisht se janë të ulëta duke pasur parasysh shtetet e tjera evropiane, aktivet financiare e familjeve bullgare janë dy herë më të larta në krahasim me borxhin publik të shtetit. Bullgaria mbetet shteti më i varfër në BE. Por tendenca është pozitive sipas të dhënave për 10 vitet e fundit, gjatë të cilave pasuria financiare e bullgarëve është rritur 4 herë për shkak të kursimeve të rritura. Ekspertët janë të mendimit se shtetet e Evropës Qendrore dhe Lindore ngadalë por në mënyrë të sigurt arrijnë tregueset e regjistruara në pjesën më të zhvilluar të kontinentit evropian. Aq më shumë se ata marrin më pak borxhe në krahasim me njerëzit nga Evropa Perëndimore.

Çfarë më konkretisht e kemi parasysh kur flasim për pasurinë e bullgarit me vlerë 4876 euro duke e krahasuar me pasurinë e një shtetasi të Luksemburgut me pasuri të mesme 432 200 euro – pothuaj 100 herë më shumë? 82% prej kursimeve të veta bullgarët i mbajnë në bankat, në ndonjë kasafortë apo në shtëpitë e veta. 16% përdorin shërbimet e fondeve të ndërsjella dhe të pensionimit, apo janë klientë të kompanive të sigurimit. Vetëm 2% janë investimet në letra me vlerë. Kjo shpjegohet me resurset e kufizuara të familjeve, të cilat nuk mund të bëjnë investime më të mëdha. Analizatorët shënojnë dhe rritjen graduale të vëmendjes ndaj produkteve më të ndërlikuara financiare – diçka që është një sinjal edhe për rritjen e besimit, kështu edhe për orientimin e njerëzve ndaj investimeve me perspektivë më të afatgjatë. Në të njëjtën kohë detyrimet financiare e bullgarëve në fundin e vitit 2013 kanë qenë 10,39 mlrd euro – me epërsi të kredive konsumatore mbi hipotekat. Pritet se gjatë këtij viti borxhet do të jenë me vlerë të përbashkët 10,38 mlrd euro.

Bullgaria nuk disponon aktive të larta financiare në sfondin e shtetasve të tjerë të BE-së, por shumica e familjeve bullgare disponojnë një apo më shumë apartamente, shtëpi në provincë, toka bujqësore apo pyje. Bullgarët janë ndër pronarët më të mëdhenj të pronave të patundshme në Evropë dhe qiramarrësit janë pak. Në fakt sipas ekspertëve këto prona të patundshme përbëjnë pjesën më të madhe të mirëqenies së familjeve – 71%. Pas plasjes së tullumbaces në tregun e pronave të patundshme në vitin 2008 vlera e tyre u pakësua në mënyrë të ndjeshme. Po ekzistojnë shenja të ringjalljes së tregut dhe pritet se në të ardhmen çmimet e pronave të patundshme do të rriten. Kjo do të ketë një efekt pozitiv mbi mirëqenien e popullsisë dhe do të ripohojë prognozat e ekspertëve, se pritet një rritje të ngadaltë të aktiveve financiare dhe materiale dhe një afrim te nivelet e këtyre treguesve në shtetet më të zhvilluara evropiane.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kufiri i varfërisë në vitin 2025 do të jetë 638 leva /326.2 euro/

Kufiri i varfërisë do të jetë 638 leva në vitin 2025, vendosi qeveria. Vlera e tij do të rritet me 112 leva, ose me 21,3% krahasuar me vitin 2024. “Kufiri i ri i varfërisë do të ketë një ndikim të favorshëm për grupet vulnerabël të popullsisë dhe..

botuar më 24-09-27 6.01.MD

Fluksi më i madh i investimeve drejt Bullgarisë është nga Holanda

Flukset më të mëdha pozitive neto të investimeve direkte në vend për periudhën janar - korrik 2024 janë nga Holanda (269.5 milionë euro), Austria (225 milionë euro) dhe Greqia (160.5 milionë euro), tregojnë të dhënat e Bankës Kombëtare Bullgare (BNB)...

botuar më 24-09-20 6.31.MD

Qeveria lejoi furnizimin e mallrave dhe teknologjive nga Rusia për Centralin Atomik Elektrik “Kozlloduj”

Këshilli i Ministrave lejoi dhënien e Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj” një derogim nga Rregullorja Evropiane për masat kufizuese në funksion të veprimeve të Rusisë në Ukrainë. Me përjashtimin, i vetmi termocentral bërthamor në Bullgari dhe..

botuar më 24-09-18 6.26.MD