Komisioni i Dosjeve paraqiti librin e radhës dokumentar nga seria “Nga arkivat e Sigurimit të Shtetit”. Libri i 15-të me radhë zbulon veprimtarinë e degës XIV pranë Drejtorisë së Parë të Përgjithshme të Sigurimit të Shtetit.Në kapitullin e parë të botimit prezantohen dokumente, që përshkruajnë strukturën, efektivin, planet dhe llogaritë e degës. Kapitulli i dytë zbulon veprimtaritë e agjentëve të zbulimin kulturor dhe historik, kryesisht në Greqi, Turqi, Jugosllavi, Rumani dhe Vatikani. Kapitulli i tretë iu kushtohet dokumenteve dhe përmendoreve të rikthyera nga ky zbulim. Në të ka raporte i dërguara zonjës Ljudmilla Zhivkova – të bijës së liderit të atëhershëm të partisë dhe të shtetit Todor Zhivkov, me vlerësime për rëndësinë e materialeve të grumbulluara. Kapitulli i katërt “Objekte për depërtim të agjentëve” paraqes dokumente nga operacionet më të rëndësishme, lidhura me objektet: “ISHULLI” – Biblioteka Apostolike e Vatikanit dhe “CITADELA” – manastiri “Shën Gjergji Zograf” në Aton, dhe për marrjen e Historisë Sllavobullgare të Pajisij Hilendarskit.
Tatjana Kirjakova është kryetare e Drejtorisë për Studimin e Dokumenteve pranë Komisionit. Ajo është e mendimit, se dega XIV pranë Drejtorisë së Parë të Përgjithshme të Sigurimit të Shtetit nuk ka analog në asnjë nga shtet e tjera të bllokut lindor. Lidhur me këtë ajo thekson: “Nuk ka ndonjë degë të ngjashme edhe në Komitetin e Sigurimit të Shtetit të Rusisë. Një nga shkaqet për interesin e shfaqur, është se kjo degë ishte nën kontrollin personal të ministrit të punëve të brendshme. Dega u krijua në vitin 1972, menjëherë pas vendimit të Sekretariatit të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare nga 5 prilli. Në të si detyrë kryesore partiake dhe shtetërore caktohej kujdesi për kërkimin, mbrojtjen dhe administrimin e monumenteve kulturore dhe historike bullgare në territorin e shteteve të tjera. Në atë kohë Ljudmilla Zhivkova ishte zëvendës kryetare e Komitetit të Artit dhe të Kulturës, ndërsa pak më vonë edhe kryetare e tij. Tri ishin detyrat kryesore të kësaj dege. Njëra kishte të bëjë me zbulimin dhe marrjen e përmendoreve, trashëgimive dhe dokumenteve kulturor historike. Tjetra ishte të depërtohet në institute të huaja, në hallka shkencore jashtë shtetit, me qëllim tërheqjen e agjentëve për plotësimin e detyrave ideologjike të shtetit, për mbrojtjen e vendeve socialiste dhe kauzën e tyre. Kishte detyra për tërheqjen e punëtorëve shkencorë, të cilët t’u shërbejnë interesave të politikës bullgare.”
Nga dokumentet bëhet e qartë, se çdo vit evidentohej veprimtaria e kësaj dege. Bënë përshtypje, se agjentët përqendroheshin më tepër mbi fitimin, marrjen, sigurimin e monumenteve dhe dokumenteve historike. Detyra ideologjike ishte në plan të dytë. Kjo është ashtu, sepse si bashkëpunëtor sekret tërhiqeshin parasë gjithash shkencëtarë. Është interesante, se nuk ka raste të refuzimit të ndihmës në plotësimin e këtyre detyrave.
Ato veprimtari organizoheshin kryesisht nëpërmjet krijimit të instituteve kërkimor shkencore në vendin tonë dhe jashtë shtetit, të cilët udhëhiqeshin kryesisht nga punëtorët operativë dhe shefat e kësaj dege. Ato ishin perdet kryesore prapa të cilave fshihej veprimtaria zbuluese. Ndër ato organizata ishte edhe “Adhurues të natyrës, kërkim i monumenteve historike të luftërave të popullit bullgar”. Qëllimi kryesor i kësaj organizate ishte të grumbullojë informacion se ku ka përmendore historike bullgare dhe të bëjë çmos, që ato të transferohen në Bullgari.
“Nëse do të shfletoni librat do të gjeni dokumente interesante, që zbulojnë jo vetëm punën e degës, por edhe dëshmitë për zbulimin e vlerave historike – tregon Evtim Kostadinov, kryetar i Komisionit. – Për fat të keq ato vlera, të cilat nuk u morën në mënyrë legale nuk mund të prezantoheshin para shoqërisë. Kjo degë, në të vërtetë zhvillonte një veprimtari të gjerë, duke gjykuar nga numri i bashkëpunëtorëve dhe mjeteve të lëshuara për të. Në të punuan njerëz me nivel të lartë intelektual. Me siguri edhe ata kontribuuan në ndonjë mënyrë për ruajtjen e historisë dhe kulturës sonë. Personalisht unë shqetësohem, se materialet e zbuluara prej kësaj dege, nuk ka mundësi të paraqiten.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Shenjtërorja trake e Begliktashit ndodhet 5 km nga qyteti i Primorsko dhe është vetëm një nga kuriozitetet interesante në rajon. Në zonën përreth shihen edhe dolmenë të shumtë të ruajtur mirë që lidhen me ritualet e varrimit të fiseve trake. Në fakt,..
Pas festës së madhe të Fjetjes së Hyjlindëses, Lindja e Nënës së Zotit kremtohet me nder të veçantë në Bullgari. Kisha jonë e feston atë më 8 shtator, së bashku me kishën ortodokse greke, ndërsa kishat e tjera ortodokse lokale e kremtojnë festën më 21..
Më 6 shtator 1885, Bullgaria u bë përsëri një shtet i bashkuar. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, profesori i Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" Ivan Illçev foli për faktorët që çuan drejt Bashkimit, kur Principata e Bullgarisë dhe..
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës..