Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja – Kryeqyteti Evropian i Sportit

Foto: aceseurope.eu
Sofja u zgjodh Kryeqytet Evropian i Sportit për vitin 2018, megjithëse kandidoi për vitin 2017 por humbi nga Marseja. Këtë vendim e mori Komisioni për Vlerësim i Asociacionit të Kryeqyteteve dhe Qyteteve Evropiane të Sportit ACES Europe.

Javën e kaluar përfaqësues të Komisionit vizituan kryeqytetin bullgar për t’u njohur me kushtet e sportit, si dhe me programin e zhvillimit të sportit në Sofje. Qyteti u përfshi në garë në momentin e fundit dhe mori dy pikë më pak se Marseja. Problem për Sofjen ishte infrastruktura e sportit por megjithatë mori më shumë pikë se Marseja për sa i përket numrit të ngjarjeve sportive.  Sipas rregullave të përgjithshme të organizatës finalistët me rezultat të afërt marrin titullin njëri pas tjetrit. Në vitin 1017 Kryeqyteti Evropian i Sportit do të jetë Marseja, ndërsa në 2018 – Sofja. Në letrën dërguar nga presidenti i ACES Europe, z. Xhan Françesko Lupateli te Kryetarja e Bashkisë së Sofjes, znj. Jordanka Fandëkova thuhet se në Sofje ka politika sportive me pajisje të përshtatshme sportive, program të pasur me aktivitete të ndryshme sportive. “Kryeqyteti Juaj është shembull i mirë se si sporti ndikon pozitivisht mbi mënyrën e jetesës së shëndetshme, integrimin dhe arsimin. Të përmendurit janë disa nga objektivat kryesore të kësaj nisme. Tani e tutje Qyteti Juaj është adoptuar në familjen e ACES Europe.” Kandidatura e Sofjes u përkrah nga Komiteti Olimpik Bullgar, si dhe nga kampionët tanë më të mëdhenj olimpikë e botërorë.

Titulli “Kryeqyteti Evropian i Sportit” nuk ka të bëjë me ndeshjet mikpritëse ose me qasjen te financimi i veçantë, më tepër ka për qëllim popullarizimin e jetesës aktive. Theks vihet mbi sportin në masë dhe rëndësinë e sportit si prioritet. Përveç kësaj sporti është faktor për imazhin e mirë.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Canko Cankov

Canko Cankov notoi 108 km pa ndalesë në Danub

Canko Cankov u bë notari i parë që kapërceu një distancë prej mbi 100 km në lumin Danub. Ai e notoi pa ndalur 108 kilometra e 250 metra në lumin Danub për 18 orë, 12 minuta dhe 32 sekonda. Pjesëmarrja e tij ishte sipas rregullave të Shoqatës Botërore..

botuar më 24-09-09 10.16.PD

Startoi e dhjeta “Sofja Ekiden Maratona”.

Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..

botuar më 24-09-06 10.54.PD

Grigor Dimitrov u kualifikua për çerekfinalet në Nju Jork

Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..

botuar më 24-09-02 12.21.MD