Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Viti 1954 – Ura e Miqësisë dhe Paqes

БНР Новини
Foto: arkiv

Inaugurimi zyrtar i urës së hekurt të Danubit midis Ruses dhe Giurgius, është ndoshta ngjarja më e madhe e vitit 1954. Vendi i saj në Historinë e Ballkanit sikur fiton një rëndësi gjithnjë e më të madhe me kalimin e viteve – gjashtë dekada kjo urë siguron lidhjen e Bullgarisë, Greqisë dhe Turqisë jo vetëm me Rumaninë, por edhe me tërë Evropën e Veriut. Le të rikujtojmë se që pas 59 vitesh midis Vidinit dhe Kallafatit u hap ura Evropa e Re, e njohur si Ura e Danubit – 2.

Pak histori – rreth 100 vjet pas Erës së Re te qyteti Ruse u ndërtua ura e parë masive mbi lumë. Më vonë u ndërtuan edhe pajisje të tjera të tilla. Studime u zhvilluan edhe rreth Luftës së Krimeas. Në vitin 1948 midis republikave socialiste Bullgaria dhe Rumania u nënshkrua “një marrëveshje për miqësi, bashkëpunim dhe ndihmë të ndërsjellë”. Në takim u mor vendim për ndërtimin e urës, por midis dy vendbanimeve të tjera në dy anët e Danubit. Starti i projektit ishte dhënë në fund të vitit 1951. U zgjodhën qytetet Ruse dhe Giurgiu. Për të ashtuquajturin “Bllok Lindor” kjo është një nismë me një rëndësi të madhe gjeopolitike dhe strategjike. Ura mori emrin “Objekti 889”, u projektua dhe u ndërtua nga specialistët rusë, në kushtet e një sekreti të plotë. Përveç Bullgarisë dhe Rumanisë, në punë morën pjesë edhe punonjësit e “vendeve vëllazërore socialiste” – Polonia, Çekosllovakia, Hungaria.

Në “Fondin e Artë” të Radios Kombëtare Bullgare janë ruajtur fjalimet e tre prej pjesëmarrësve më të rëndësishëm në inaugurimin e urës në vitin 1954. Fjalimin e parë e mbajti kryetari i Këshillit të Ministrave të Republikës Popullore të Bullgarisë Vëllko Çervenkov:

“Kjo urë madhështore është fryt i bashkëpunimit ekonomik midis Bashkimit Sovjetik dhe vendeve socialiste. Ajo është një mishërim i ri i politikës së tyre paqësore, i miqësisë së tyre dhe i ndihmës vetëmohuese nga ana e Bashkimit Sovjetik ndaj tyre. Ura e Danubit do të lidhë edhe më ngushtë para se gjithash Bullgarinë dhe Rumaninë, por ajo është dhe një element i ri midis të gjitha vendeve popullore dhe demokratike, të cilat morën pjesë në ndërtimin e saj. Ura e Danubit rriti gjithashtu këmbimin e mallrave, lëvizjen automobilistike dhe hekurudhore të udhëtarëve. Në këtë kuptim ajo ka një rëndësi ndërkombëtare. U ndërtua sipas fjalës së fundit të shkencës sovjetike. Desha të shpreh mirënjohjen time të madhe ndaj qeverisë dhe të gjithë punëtorëve në Republikën Popullore të Bullgarisë për faktin se Bashkimi Sovjetik siguroi disa prej specialistëve më të mëdhenj në këtë fushë. Kurse republikat popullore demokratike të Hungarisë, Çekosllovakisë dhe Polonisë e furnizuan me makina të vlershme, pajisje dhe konstruksione prej metali. Para gjashtë vitesh biri i madh i popullit tonë Georgi Dimtirov deklaroi në Bukuresht: “Ne kemi vendosur për të ndërtuar një urë të hekurt mbi Danub dhe do ta bëjmë këtë. Mirëpo, edhe më parë, edhe pas ndërtimit të saj duhet të krijojmë nëpërmjet punës, artit, kulturës dhe miqësisë një urë të gjallë në shpirtrat dhe zemrat e dy popujve. Kjo është një urë, e cila askush nuk mund të shkatërrojë.”

Në inaugurimin e Urës së Danubit ishin të pranishëm burrat e parë të shtetit Vëllko Çervenkov dhe Georgi Georgiu-Dezh.Pas kryetarit bullgar të Këshillit të Ministrave fjalën e mori homologu i tij rumun Georgi Georgiu-Dezh. Nuk do ta përkthejmë fjalimin e tij, por me siguri do të ndieni në të fjalët socializëm, Bashkim Sovjetik, bashkëpunim socialist, vëllazëri etj. Ai flet edhe për kontributin e liderit të mëparshëm socialist të Bullgarisë Georgi Dimitrov.

Frazat standarde të protokollit, karakteristike për fjalorin e udhëheqësve socialistë, u shprehën edhe nga Leonid Saprikin –udhëheqësi kryesor i “Objektit 889”, por si profesionist, i cili do që të zhvillojë një vepër të madhe ndërtimore, ai e pasuroi fjalimin e vet me të dhëna kureshtare teknike. Tri herë ai përmend afatet e shkurtra, brenda të cilave e ka ndërtuar urën. Sipas specialistëve, kjo është një arritje e vërtetë madje për metodat moderne të ndërtimit të urëve.

“Sot, 20 qershori i vitit 1954, është një ditë e jashtëzakonshme. Fillon eksploatimi i një ure në dy kate, mbi të cilën mund të lëvizin njëkohësisht automobila dhe trena. Kjo është ura e parë midis dy vendeve fqinje demokratike. Është ndërtuar nga duart e punëtorëve bullgarë dhe rumunë dhe është ura më e madhe në Evropë. Nuk është e rastit se e quajnë këtë magjistral të hekurt mbi Danub “urën e miqësisë dhe paqes”. Krijohen mundësi për lëvizjen e lehtë të të gjitha llojeve të transportit, për transportimin e të gjitha mallrave. Ajo u ndërtua për dy vjet e shtatë muaj, me shtatë muaj më herët nga afati i parashikuar. Kjo u bë e mundur me ndihmën e metodave të aplikuara të mekanizimit. Në saje të entuziazmit të madh patriotik dhe qëndrimit socialist ndaj punës, ishte ulur vlera e punimeve ndërtimore me më shumë se 16 mln rubla, kurse pas kontrollimeve të bëra Komisioni konstatoi se ura u përgjigjet të gjitha kërkesave moderne. U krye një punë e madhe. Janë përdorur dhjetëra mijë metra kubikë betoni. U ndërtuan dy stacione të mëdha në bregun bullgar dhe në atë rumun, si dhe komplekse prej pajisjesh të lidhura me to.”

Ja dhe një fakt kureshtar nga historia e Urës së Danubit, i cili ripohon fjalët e Leonid Saprikinit – pas fillimit të eksploatimit ura u meremetua që gjatë vitit 1999, kurse veprimtaritë e rinovimit të saj vazhduan deri në vitin 2004.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vitet 1995-1997: “Dimrat e pakënaqësisë sonë” – 2

Ky artikull i është kushtuar një prej shkaqeve, të cilat çuan te dorëheqja e qeverisë së kryeministrit Zhan Videnov – falimentimet e bankave. Krahas krizës së bukës, e cila shpërtheu në vitin 1995, vitin tjetër filloi zhvlerësimi i levit dhe..

botuar më 15-08-15 12.30.MD

Viti 1996 – Vrasja e Andrej Llukanovit

Data 2 tetor 1996 do të mbahet mend me vrasjen e parë të një kryeministri bullgar, pavarësisht dhe ish, në historinë tonë më të re. Përpara tij të njëjtin fat, por pas një procesi gjyqësor të dirizhuar dhe një dënim me vdekje të paracaktuar, të..

botuar më 15-08-08 11.50.PD

Vitet 1995-1997 – Dimrat e pakënaqësisë sonë – pjesa e parë

Për herë të parë në rubrikën “80 vjet në 80 javë” do t’u bëjmë pasqyrë ngjarjeve të tri viteve 1995-1997. Kjo pasi qeveria e kryeministrit Zhan Videnov është simptomatike për periudhën e pasuksesshme, në të cilën vazhdojmë të jetojmë edhe më sot. Pasi..

botuar më 15-08-01 10.35.PD