Nëse Bullgaria bëhet një vend tërheqës për industrinë botërore të inxhinierisë, atëherë interesi i prodhuesve të mëdhenj sigurisht do të shtohet. Këtë e tha z. Ksavie Rishe, Prof. nga Sorbona e Parisit gjatë Konferencës Ndërkombëtare “Rritja ekonomike: stimujt dhe pengesat” në Sofje. Interes nga ana e sektorit ndërkombëtar të inxhinierisë ka për Rajonin e Ballkanit. Një shembull i tillë është bashkëpunimi midis kompanisë së prodhimit të automjeteve “Litex Motors” dhe kompanisë kineze “Ggreat Wall”.
Për mendimin e znj. Rosica Angellova, Prof. në Akademinë Bullgare të Shkencave: “Vitet e fundit kultura financiare e bullgarit është rritur. Kujdesim më shumë kur marrim kredi. Për fat të keq, bëjmë investime kryesisht në sektorin e tregtisë dhe shërbimeve, pra sektor i cili nuk kontribuon mjaft në rritjen e ekonomisë. Në vend të investojmë në fushën e inxhinierisë, edhe në fusha të tjera me strategji.”
Sektori i bujqësisë në Bullgari varet shumë nga fondet evropiane dhe aktualisht megjthë traditën që kemi në këtë sektor, 90 për qind e perimeve dhe frutave vijnë nga importi.
Periudha 2001-2008, pra vitet para krizës, ishte shumë e favorshme për Bullgarinë në krahasim me investimet e pakta para kësaj. Atëherë ekonomia regjistroi rritje rreth 5.5- 6 për qind në bazë vjetore. Investimet e huaja të drejtpërdrejta gjatë vitit 2007 arritën 7 mlrd euro, duke u marrë parasysh se gjatë viteve të 90-ta ato ishin simbolike.
Po të marrim investimet e huaja në PBB dhe përkatësisht në degat e ndryshme të ekonomisë, do të shohim se 70-80 për qind e investimeve janë në sektorët jo-prodhues – shërbimet financiare, pasuritë e patundshme dhe tregtia me dyqanet e mëdha. Pra, këta sektorë nuk kontribuojnë në TVSH, as në rritjen e ekonomisë. Ja nga vjen iluzioni që kemi pasur shumë investime të huaja, ndërsa tani jo. Gjatë krizës ulja e investimeve ishte e ndjeshme dhe aktualisht investimet e huaja në Bullgari janë 1-2 për qind e PBB-së ose rreth 200 mln euro.
Pse në Irlandë, p.sh, taksat e ulëta funksionojnë mirë, derisa në Bullgari jo – as për sa i përket shumës së ulët të pagesës, as për sa i përket taksës së sheshtë. “Në Bullgari taksa e sheshtë u aplikua pa pritur në ekonomi, pa asnjë logjikë dhe çoi vetëm në rritjen e jahteve dhe avionëve”, tha znj. Rosica Rangellova.
Kyçi për tërheqjen e investimeve është përmirësimi i kushteve të biznesit, pra të ketë politikë dhe siguri në ekonomi. Në Bullgari ndërrimi i shpeshtë i qeverisë krijon pasiguri dhe investitorët nuk e dinë se çfarë të bëjnë.
Sipas fjalëve të znj. Rosica Rangellova: “Irlandezët janë mjaft largpamës që të mos ndryshojnë 36 vjet radhazi politikën e tyre ekonomie megjithë ndërrimin e shpeshtë të qeverisë. Derisa në Bullgari kjo nuk vlen – çdo qeveri e re e refuzon politikën e asaj të mëparshme. Po të arrijmë të bashkohemi rreth interesit kombëtar dhe jo atij personal, do të shpresojmë në interesin më të madh të investitorëve të huaj.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..