“10 vitet e fundit shpenzimet për veprimtarinë kërkimore-shkencore në Bullgari nuk kanë ndryshuar ndjeshëm dhe niveli i tyre vazhdon të jetë shumë i ulët – 0.5-0.6 për qind e PBB-së. Në përudha të mëparshme për shkencë janë ndarë më shumë para – 2.5 për qind. Në vendet e BE-së niveli arrin 3 për qind”. Këtë e tha profesoresha e Akademisë Bullgare të Shkencave, znj. Rosica Çobanova gjatë Konferencës Ndërkombëtare “Rritja, stimujt dhe pengesat në ekonomi”.
Para shtetërore për studime shkencore marrin ministritë, Akademia Bullgare e Shkencave dhe universitetet, por shteti nuk ka politikë për sa i përket veprimtarisë kërkimore-shkencore. Pra, mungojnë prioritete dhe buxhete për degët me aftësi konkurruese.
“Pas vitit 2010 megjithë financat e vogla shtetërore, financimi i studimeve shkencore u rrit falë fondeve evropiane – vë në dukje znj. Çobanova. – Por ky financim i është drejtuar kryesisht sektorit të biznesit. Shpërndarja e pabarabartë e financave mes sektorëve të ndryshëm – shtetëror, universitar, të biznesit dhe joqeveritar, çon në çekuilibër në rezultatet e arritura.”
Megjithë financimin e kufizuar Akademia Bullgare e Shkencave tregon rezultate shumë të mira – ka regjistruar më shumë studime shkencore dhe i ka shtypur ato në revista prestigjioze.
Që nga viti 2010 deri sot ka rritje me rreth 8 herë të parave për shkencë në sektorin shtetëror, i cili sektor nuk ka kontribuuar në eksportin e produkteve të teknologjisë së lartë dhe në produktivitetin në punë, as në pronën e regjistruar intelektuale nga ana e firmave. E vetmja gjë që tregon rritje në sektorin e biznesit janë përfitimet. “Rezultatet e veprimtarisë teknike-shkencore në sektorin e biznesit janë pak, ndërsa në shtet s’ka prioritete – gjë e cila gjithashtu çon te rezultatet e ulëta”, sqaron znj. Çobanova. Që të përmirësohet efikasiteti, ka nevojë për të ndryshuar politika ndaj shkencës dhe risive. Pritet të miratohet buxheti shtetëror.
Duhet të arrihet konsensus se cilat janë problemet kryesore të vendit të cilat kërkojnë zgjidhje shkencore. Për mendimin e znj. Çobanova më urgjente janë problemet shoqërore – shëndetësia, arsimi, kultura dhe papunësia. Pas kësaj renditen problemet e biznesit, të cilat kanë të bëjnë me kërkimin e risive në fushën e teknologjisë informatike, telekomunikimit dhe të bazës së të dhënave. Me rëndësi është që prioritetet e Bullgarisë të jenë në varësi të hapësirës shkencore evropiane. Pra, duhet të tregojmë se në cilën fushë e kemi potencialin, cilat janë fushat ku duam të kontribuojmë që të përfitojmë nga fondet e BE-së.
“Biznesi duhet të shfrytëzojë në mënyrë më efektive paratë që merr për studimet shkencore, duke u mbështetur në ndihmën e specialistëve nga Akademia Bullgare e Shkencave dhe universitet ”, është e mendimit znj. Çobanova.
Ekonomia e Bullgarisë është tepër e ndarë, dominojnë ndërmarrjet e vogla e të mesme. Për këto të fundit është problem vizioni afatgjatë dhe e kanë të vështirë të lidhen me partnerët regjionalë dhe ndërkombëtarë. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme mund të bashkëpunojnë me institutet kërkimore-shkencore dhe të bëhen pjesë e rrjeteve ndërkombëtare. Që të realizohet kjo, duhet të mësojmë të jetojmë së bashku dhe të komunikojmë me njëri-tjetrin, duke gjetur zgjidhje për çdo çështje.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...
1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..
Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..