Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Blerja dhe shitja e votave është krim. Dhe më pas çfarë?

БНР Новини
Foto: BGNES

“Blerja dhe shitja e votave është krim.” Me këtë paralajmërim përfundon çdo një video parazgjedhore në Bullgari. Por mjerisht kjo fare nuk do të thotë se, vota edhe kësaj radhe nuk është keqpërdorur nga tregtia zgjedhore. Cili është ndikimi i votave të blerë mbi rezultatin zgjedhor asnjë nuk e ka llogaritur. Qindra sinjale, bile dhe në vetë ditën zgjedhore, erdhën në Komisionin Qendror Zgjedhor dhe organizatat joqeveritare, të cilat monitorojnë procesin zgjedhor. Të arrestuarit me akuza të ngritura janë pak.

Prej viteve dega bullgare e Organizatës Ndërkombëtare Joqeveritare “Transparency International” vëren zhvillimin e zgjedhjeve në Bullgari dhe pranon dhe përpunon sinjale për shkelje në procesin zgjedhor. Nga mëngjesi më 5 tetor, kur u zhvilluan zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Bullgari, në zyrat e “Transparencës pa kufi” në të gjithë vendin kishte telefonata pa fund të qytetarëve. Sinjalet, të cilat ata i jepnin shpesh ishin lidhur me tregti të supozuar zgjedhore.

Ku fshihet rrënja e këtij fenomeni jo shumë të këndshëm?

Kalin Sllavov“Po formohet një dukuri gjithnjë e më e shpeshtë dhe më thelluese – përgjigjet drejtori i “Transparencës pa kufi”, Kalin Sllavov. – Në punën tonë vërtetuam se politikanët lëvizin nëpër një spirale që zbret gjithnjë e më poshtë të përdorimit të mjeteve jopolitike për arritjen e rezultateve zgjedhore. Bile dhe për këto zgjedhje parlamentare sikurse kishte refuzim të bëhet një fushatë e vërtetë parazgjedhore me mesazhe ndaj qytetarëve, me debat, me koment të çështjeve të dhimbshme të ditës, të cilat e tronditin shoqërinë. Tregtia e votave rastis, sepse ka një degradim mjaft të rëndë të shoqërisë bullgare – duke filluar nga etika, morali dhe vlerat dhe kalojmë drejt problemeve, të cilat i krijon dita e përditshme.”

“Transparenca pa kufi” ka studiuar tregtinë me votat me ndihmën e sociologëve, politologëve dhe psikologëve, të cilët zbardhën të vërtetën e mjerë, se njerëzit në regjione të tëra të vendit janë të vënë në një varësi pothuajse feudale nga punëdhënësit dhe fajdexhinjtë, të cilët bëjnë tregti me votat e nëpunësve të vet dhe të banorëve të qyteteve dhe fshatrave. Frika dhe vuajtjet i detyrojnë të mos mendohen nëse duhet të marrin para për votën e vet. “Dhe në qoftë se tregtia me votat përpara viteve filloi mes romëve, sot flasim për një zgjerim të problemit, i cili është lidhur me të gjitha etnoset”, nënvizon Kalin Sllavov. Këto vërejtje ndahen edhe nga gazetari hetues Rosen Cvetkov. Kjo dukuri e turpshme, e cila e errëson demokracinë në Bullgari prej viteve, gjeti vend të qëndrueshëm në lajmet të cilat pasqyrojnë zhvillimin e zgjedhjeve tek ne. Dhe jo në vend të fundit dhe për shkak të reportazheve televizive të Rosen Cvetkovit me kamera të fshehtë. Hetimi i tij i fundit u transmetua në ditën e votimit.

Rosen Cvetkov“Skema e fundit, mbi të cilën po punoj është blerja jo vetëm e votave, por dhe të kryetarit të komisionit të seksionit zgjedhor, me fjalë të tjera të njerëzve, të cilët në fakt duhet të garantojnë ndershmërinë e votimit. Por, del se, dhe ata janë të gatshëm për para të marrin pjesë në tregtinë zgjedhore – tregon Rosen Cvetkov. – Unë jam ndeshur në mashtrimet zgjedhore të absolutisht të gjitha partive. Nuk ka lojtar në tregun politik, i cili të qëndrojë mënjanë dhe thjesht të vërej. Që të gjithë e bëjnë, sepse e dinë se, në qoftë se nuk marrin pjesë në këto skema, humbasin.”

Një hollësi kureshtare nga hetimet e Rosen Cvetkovit tregon se, në Bullgari mbase shumë shpejt përsëri do të ketë zgjedhje përpara afatit-çmimi i një vote gjatë kohës së kësaj fushate ka “rënë” në 50 leva (25 euro). Në vitet e mëparshme janë paguar nga 100 leva, bile 200 leva për një votë. “Duket se partitë po bëhen gati për një votim të ri dhe po kursejnë resurse”, komenton gazetari.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov

Reagimet e forcave politike pas rezultateve të para zgjedhore (rinovuar)

Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...

rinovuar më 24-10-27 10.02.MD

Të jetë i përfaqësuar politikisht - shpresa e pashpresë e votuesit bullgar

Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..

botuar më 24-10-27 9.25.PD
Абдуллах Йоджалан

Ngjarjet me adresë ballkanike

Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..

botuar më 24-10-26 2.00.MD