Më 10 dhe 11 tetor, Teatri “Ushtria bullgare” në Sofje do të kthehet në një skenë muzikore. Shkaku është Teodosij Spasovi, i cili mbledh në një vend interpretues nga të gjitha vendet ballkanike. Publiku do të dëgjojnë një muzikë me spektër shumë të gjerë – nga folklori, përmes world-it, deri te xhazi. Për dy ditë teatri do të hapë dyer për edicionin e parë të Festivalit Ndërkombëtar Muzikor “Kalldrëmi i verdhë”, i përkrahur nga Bashkia e Sofjes.
Më shumë rreth tij mësojmë nga bashkorganizatori Ivan Minçev: “Në Teatrin e Ushtrisë publiku do të dëgjojë një program i cili është i përgatitur krejtësisht nga Teodosij. Mblidhen në një vend “shokë lufte”, në këtë rast muzika është arma e tij. Ajo bashkon miq me të cilët ai ka punuar në projekte të ndryshme gjatë viteve. Karakteristikja për këta muzikantë është se, ata prej kohe kanë fituar vendin e vet si në skenën evropiane ashtu dhe në atë botërore. Dita e parë (10 tetor) për vizitë vjen etno-fjuzhën formacioni “Vasill Haxhimanov Bend”. Deri tani instrumentalistët kanë 5 albume, 3 nga të cilët janë të artë. I kemi ftuar përpara kohe dhe në Festivalin e Xhazit të Plovdivit. Është interesante se këtë herë i ftuar i posaçëm do të jetë vokali Bajram Kafu Konolli nga Kosova. Kjo është dëshmi se, në muzikë nuk ka as kufi etnike, as politike. Grupi i dytë, të cilin do ta dëgjojë publiku gjatë së njëjtës mbrëmje është e Kostas Teodoros. Ai do të paraqesë projektin e vet – “Një antropologji e humbur”. Basisti grek është i njohur mirë nga adhuruesit e xhazit bullgar nga projekti i incizuar me Teodosij Spasovin përpara vjetëve – “Kuajt ballkanikë”. Le të rikujtoj se ai vuri fillimin e një përzierje ballkanike midis muzikës etno dhe xhaz. Të dy interpretuesit kanë një album të përbashkët në Greqi. Tani këtu në skenën e teatrit Kostas Teodoru do të na befasojë me pijesa të reja. Në to do të dëgjojmë piano, trumbetë dhe bajan (një instrument specifik për Evropën Lindore, i cili i përngjan fizarmonikës, por nga të dyja anët është me butona, pa tastierë). Do të dëgjojmë edhe Izet Kizill (perkusione) nga Turqia.”
Cilët muzikantë do të dëgjojmë gjatë ditës së dytë të festivalit?
“Për herë të parë në Bullgari është për vizitë këngëtarja rumune Teodora Enake-Ajsha. Aktualisht kjo është këngëtarja më e njohur e xhazit në fqinjën tonë veriore - tregon Ivan Minçevi. – Këtu do të paraqesë projektin e vet “Përshtypje nga Pangeja” në të cilin ekzekutojnë Daniele Di Bonaventura nga Italia dhe Gasan Buz (perkusione) nga Libani. Për final të festivalit kemi lënë projektin “Hemus kolektiv”. Ai po kështu mbledh muzikantë nga kombësi të ndryshme. Bashkë me Teodosij do të ekzekutojnë pijesa nga albumi i tyre i përbashkët “Ikje nga realiteti”. Në kopertinë janë pikturuara kalldrëmi i verdhë nga qendra e Sofjes. Që aty Teodosij morri edhe idenë për emrin e këtij festivali.”
Çdo natë pas koncerteve në Teatrin e Ushtrisë do të ketë xhem seshën në klubin “Maksim”: më 10 tetor me “Miro Turijskin kuartet” dhe më 11 tetor me “Shibill Bonev trio”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..
Disa ditë para ditëlindjes së tij dhe një muaj para koncertit të tij të madh në sallën Arena Sofja, Ljubo Kirov prezantoi një këngë tjetër nga albumi "Zemra e re" - baladën e bukur "Gjithçka është në rregull". Teksti, si gjithmonë, është i Ljubos,..
Muzika e kompozitorit dhe pianist bullgar me famë botërore Millço Leviev do të tingëllojë sonte (më 28 tetor) në Sallën "Bëllgaria" në Sofje. Koncerti "Legjenda për Millço" i Ansamblit të Dhomës "Sofijski Solisti" nën drejtimin e Konstantin Dobrojkov..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të..
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të..