Georgi Pantaleev është student i kursit të katërt specialitetin “Pedagogjikë Speciale” në Universitetin e Sofjes “Shën Klimenti i Ohrid”. Ai e zgjodhi këtë specialitet, sepse dëshira e tij është të punojë si mësues i orientimit dhe mobilitetit të fëmijëve me të dëmtuarin në të parin. Vet ai ka një mprehtësi vizuale mezi 5 – 10 për qind. Mirëpo, kjo nuk është pengesë që ai të bëjë hap pas hapi për realizimin e ëndërrtave. Megjithë problemet e të parit, ai është një njeri pozitiv. “Mprehtësia ime vizuale është me një përqindje tepër të ulët. Përpiqem ta shfrytëzoj të gjitha mundësitë e mia për të parë dhe shumë njerëz mendojnë, se nuk kam probleme me të parin. Mirëpo, kjo nuk është kështu”, rrëfen i riu. Georgi është nga qyteti Nova Zagora dhe deri në klasën e katërt mësonte në shkollën e qytetit. “Gjithnjë lëvizesha ndër njerëzit pa probleme në të parin dhe përpiqesha të jam si ata. Sepse në Bullgari kur njeriu ndryshohet nga të tjerët, të tjerët e pranojnë tepër vështirë”, pranon Georgi. Para nja 10 vitesh ai erdhi në Sofje, sepse vetëm në kryeqytet dhe në qytetin Varnë ka shkolla të specializuara për fëmijë me probleme në të parin. Ai është ndër pak të rinjtë me aftësi të kufizuara, të cilat kanë guximin të vazhdojnë arsimin në universitet. Dhe jo për shkak se nuk posedojnë aftësi, por për shkak të problemeve të shumta, që hasin.
“Unë jam një njeri pozitiv dhe nuk i vë re, por në të vërtetë ka shumë probleme – tregon Georgi. – Për shembull në godinën universitare në se nuk më shoqëron ndonjëri pa probleme në të parin, shumë vështir gjej sallën mësimore. Është më mirë, që për njerëzit si unë të ketë libra mësimore në një variant elektronik. Por pedagogët janë të mendimit, se atëherë asnjeri nuk do të blejë librat e shkruara, të gjithë do të preferojnë variantin elektronik. Pothuajse të gjithë librat studentore janë të shkruara në letër. Dhe unë nuk mund ta shfrytëzoj ata. Më kushton shumë kohë, që të lexoj vetëm një faqe me thjerrën time, sepse ky është mjeti me të cilin mund të lexoj. Dhe nuk mund të lexoj më se një faqe, sepse sytë lodhen shumë shpejtë. Krahas kësaj kam edhe astigmatizëm dhe kështu problemet shtohen.”
Megjithë vështirësitë, që has çdo ditë, Georgi ka ambicien të vazhdojë përpara. E motivon dëshira t’u ndihmojë njerëzve. “Kam dëshirë të ndjej veten të dobishëm dhe mendoj, se profesioni, që kam zgjedhur është një variant shumë i mirë”, shton ai. Është i vendosur të jetojë dhe të punojë në Bullgari, megjithë vështirësitë që do të hasë. Dhe shkaku është, se “këtu gjithçka është e shtrenjtë për mua”. Sipas tij shumë prej bullgarëve janë gati t’u ndihmojnë njerëzve me aftësi të kufizuara, por nuk dinë si të reagojnë në situatat e ndryshme.
Klubi i Gjysheve Zemërmirë është ndër ata, që nuk frikësohen të zgjasin dorë për ndihmë. Në të hyjnë mbajtëset e dallimit “Mis Gjyshe” të Bullgarisë. “Vendosëm, se mund të bëjmë më shumë se sa kjo të mbajmë kurorën. Vendosëm, se mund të bëhemi të dobishme, dhe prandaj krijuam klubin – shpjegon Tatjana Trajkova, mbajtëse e titullit për vitin 2013. – Në fillim, kur krijuam fondacionin, iu drejtuam fëmijëve me paralizë cerebrale. Edhe më sot nuk i kemi harruar. Vjet na kërkoi Kris nga Fondacioni “Silla za zhivot” (shqip “Forcë për jetë”), që të bashkojmë përpjekjet dhe t’u ndihmojmë studentëve me aftësi të kufizuara fizike. Kjo për shkak, se kujdesi i shtetit për ata njerëz përfundon me mbarimin e arsimit të mesëm. Pas kësaj ata fëmijë më vështirë realizohen, përveç se nuk disponojnë guximin e domosdoshëm, që të vazhdojnë arsimin. Prandaj u orientuam te fëmijë me aftësi të kufizuara fizike nga familje të varfra. Ata fëmijë disponojnë potencial dhe nuk ka probleme të vazhdojnë të mësojnë.”
Vitin e kaluar gjyshet zemërbardha përkrahën 12 të rinj, ndërsa gjatë këtij viti numri i tyre arrin 16. Për këtë qëllim ato organizojnë veprimtari bamirëse. Kohët e fundit kishte një koncert, me mjetet nga i cili do të blejnë mjete individuale ndihmëse në varësi të nevojave personale të studentëve. Shumica prej tyre mësojnë Pedagogjikë Speciale. Njeri prej tyre është Georgi, për të cilin ju treguan, dhe të cilin kishit mundësi të dëgjoni pak më parë. Ka studentë të tjerë, që mësojnë mjekësi. Ndërsa disa prej studentëve, janë në Akademinë e Artit Muzikor dhe Figurativ në qytetin Pllovdiv. Ka edhe një sportist paraolimpik, i cili mëson në Akademinë Kombëtare Sportive. Një donator do të blejë një skaner, të cilin gjyshet zemërbardhe do t’i dhurojnë bibliotekës së specializuar për studentë me probleme në të parin të Universitetit të Sofjes. “Doli që universitetet mund të sigurojnë vetëm 15 për qind prej materialeve të domosdoshme mësimore, ndërsa të tjerët studentët duhet të blejnë”, shpjegon Tatjana Trajkova. Një qëllim tjetër ambicioz është të krijohet një bibliotekë virtuale me letërsi shkencore dhe me libra shkollore për studentët me probleme në të parin.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografitë u siguruan nga Klubi i Gjysheve Zemërmirë
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..