Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

30% e të punësuarve bullgarë jetojnë nën nivelin e varfërisë, produktiviteti në punë – më i ulëti në Evropë

БНР Новини
Foto: BGNES

Edhe një klasifikim tjetër e vuri Bullgarinë në vendin e fundit në BE për nga të ardhurat. Bullgarët jo vetëm se marrin pagat më të ulëta në Evropë, por njëkohësisht regjistrojnë produktivitetin më të ulët në punë. Rreth 30 për qind e të punësuarve jetojnë nën nivelin e varfërisë. Këtë e tregon sondazhi i Fondacionit Evropian për Studim të Cilësisë së Jetesës.

Në Bullgari rroga e mesme vjetore është rreth 6200 euro që i rëndit bullgarët në vendin e fundit në BE sipas këtij treguesi. Në këtë shumë përfshihet paga dhe kuotat sociale që derdh punëdhënësi. Çdo e katërta ekonomi jeton me më pak se 60 për qind të pagës mesatare në vend. Në BE kjo vlen për çdo të gjashtën ekonomi.

Të ardhurat e mesme më të larta në vit marrin në Rumani, Letoni, Lituani dhe Poloni. Aty rroga e mesme vjetore është nën 10 000 euro. Ndërsa në Norvegji, Luksemburg, Belgjikë dhe Danimarkë rroga e mesme vjetore është rreth 60 000 euro ose nëntë herë më shumë se sa marrin bullgarët.

Bullgaria është në vendin e fundit për nga produktiviteti në punë. Për vitin 2007 çdo i punësuar ka punuar mesatarisht nga afro 12 000 euro e PBB-së, ndërsa në Norvegji, ku produktiviteti në punë është më i larti, çdo të punësuarit i bien nga 145 000 euro. Në Luksemburg kjo shumë është 117 000 euro. Sipas të dhënave të fundit zyrtare produktiviteti në punë rritet me 1.7 për qind në bazë vjetore. Çdo i punësuar në vend bën mesatarisht nga 6.7 euro në orë. Nëse të dhënat krahasohen me fundin e 2013-ës, regjistrohet ulje. Në fund të tremujorit të katërt të 2013-ës çdo i punësuar ka bërë mesatarisht nga 8 euro e PBB-së në një orë pune, shpenzimet për të cilën janë rritur në të gjitha vendet anëtare të BE-ës gjashtë vitet e fundit. Rritja mesatare është me 2.4 për qind në vit. Në vend këto shpenzime janë rritur me rreth 5 për qind në vit. Në Rumani u regjistrua rritja më e ndjeshme prej 16. 5 për qind. Rritja më e ulët është në Gjermani – me 0.7 për qind.

Si përfundim mund të nxirret se niveli i çmimeve dhe kostos së jetesës në Bullgari janë shumë nën nivelet mesatare të Evropës. Disa ekspertë vënë në dukje se mallrat dhe shërbimet në vend janë mesatarisht me rreth 60-70 për qind më të ulëta se sa në vendet ekonomikisht më të zhvilluara të BE-së. Kjo vlen sidomos për disa mallra të dorës së parë, transportin publik, lëndët djegëse, gjellëtoret, si dhe për çmimet e pasurive të patundshme dhe për qiranë.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Paga minimale do të rritet me 144 leva vitin e ardhshëm

Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..

botuar më 24-10-23 3.21.MD

FMN parashikon një inflacion prej 2.8% në Bullgari për vitin 2024

Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..

botuar më 24-10-22 6.30.MD

Qeveria e përkohshme do të zbatojë ligjin dhe paga minimale bëhet 1077 leva (545 euro)

Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..

botuar më 24-10-21 10.08.PD