Edhe një klasifikim tjetër e vuri Bullgarinë në vendin e fundit në BE për nga të ardhurat. Bullgarët jo vetëm se marrin pagat më të ulëta në Evropë, por njëkohësisht regjistrojnë produktivitetin më të ulët në punë. Rreth 30 për qind e të punësuarve jetojnë nën nivelin e varfërisë. Këtë e tregon sondazhi i Fondacionit Evropian për Studim të Cilësisë së Jetesës.
Në Bullgari rroga e mesme vjetore është rreth 6200 euro që i rëndit bullgarët në vendin e fundit në BE sipas këtij treguesi. Në këtë shumë përfshihet paga dhe kuotat sociale që derdh punëdhënësi. Çdo e katërta ekonomi jeton me më pak se 60 për qind të pagës mesatare në vend. Në BE kjo vlen për çdo të gjashtën ekonomi.
Të ardhurat e mesme më të larta në vit marrin në Rumani, Letoni, Lituani dhe Poloni. Aty rroga e mesme vjetore është nën 10 000 euro. Ndërsa në Norvegji, Luksemburg, Belgjikë dhe Danimarkë rroga e mesme vjetore është rreth 60 000 euro ose nëntë herë më shumë se sa marrin bullgarët.
Bullgaria është në vendin e fundit për nga produktiviteti në punë. Për vitin 2007 çdo i punësuar ka punuar mesatarisht nga afro 12 000 euro e PBB-së, ndërsa në Norvegji, ku produktiviteti në punë është më i larti, çdo të punësuarit i bien nga 145 000 euro. Në Luksemburg kjo shumë është 117 000 euro. Sipas të dhënave të fundit zyrtare produktiviteti në punë rritet me 1.7 për qind në bazë vjetore. Çdo i punësuar në vend bën mesatarisht nga 6.7 euro në orë. Nëse të dhënat krahasohen me fundin e 2013-ës, regjistrohet ulje. Në fund të tremujorit të katërt të 2013-ës çdo i punësuar ka bërë mesatarisht nga 8 euro e PBB-së në një orë pune, shpenzimet për të cilën janë rritur në të gjitha vendet anëtare të BE-ës gjashtë vitet e fundit. Rritja mesatare është me 2.4 për qind në vit. Në vend këto shpenzime janë rritur me rreth 5 për qind në vit. Në Rumani u regjistrua rritja më e ndjeshme prej 16. 5 për qind. Rritja më e ulët është në Gjermani – me 0.7 për qind.
Si përfundim mund të nxirret se niveli i çmimeve dhe kostos së jetesës në Bullgari janë shumë nën nivelet mesatare të Evropës. Disa ekspertë vënë në dukje se mallrat dhe shërbimet në vend janë mesatarisht me rreth 60-70 për qind më të ulëta se sa në vendet ekonomikisht më të zhvilluara të BE-së. Kjo vlen sidomos për disa mallra të dorës së parë, transportin publik, lëndët djegëse, gjellëtoret, si dhe për çmimet e pasurive të patundshme dhe për qiranë.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..