Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Pyramidos” – grupi japonez “zbulon” Ballkanin

Foto: “Pyramidos”

Është për t’u çuditur se si në repertotin e grupit japonez “Pyramidos” gjendet kënga popullore bullgare “Vajza ka mbledhur manaferra”. “Pyramidos” u themelua më 2009 dhe stili i tij është “turbo-folk”. Katër djemtë të rinj nga Tokioja eksperimentojnë me meloditë karakteristike për Gadishullin Ballkanik. Këta janë vokalisti Rodehihi Cuçislava (kitarë), Joiçi Ogido (klarinetë), Toru Hajashi (bas kitarë) dhe Takajaki Krasi Kurashima (perkusione).

Muzikantëve nga Tokioja u pëlqen shumë muzika ballkanike. Interpretojnë këngë nga Bullgaria, Maqedonia, Greqia dhe Turqia. Japonezët marrin incizimet nga YouTube dhe pastaj i përpunojnë. Sipas muzikantëve japonezë muzika e Ballkanit tingëllon në Lindje si muzika e së ardhmes. Duke e dëgjuar atë shumë japonez çmenden dhe fillojnë të kërcejnë.

Përveç ritmeve ballkanike, “Pyramidos” përpunon muzikë arabe, rome dhe muzikë popullore japoneze. Video klipi i grupit japonez është xhiruar në sfondin e një dasme maqedonase dhe dëgjohet interpretimi bullgarisht “Vajza ka mbledhur manaferra”. Këtë verë “Pyramidos” bëri një tur në Ballkan dhe me padurim e presim në Bullgari.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Gjithçka është në rregull"

Disa ditë para ditëlindjes së tij dhe një muaj para koncertit të tij të madh në sallën Arena Sofja, Ljubo Kirov prezantoi një këngë tjetër nga albumi "Zemra e re" - baladën e bukur "Gjithçka është në rregull". Teksti, si gjithmonë, është i Ljubos,..

botuar më 24-10-29 6.20.PD
Millço Leviev

Koncert kushtuar muzikantit të madh bullgar Millço Leviev

Muzika e kompozitorit dhe pianist bullgar me famë botërore Millço Leviev do të tingëllojë sonte (më 28 tetor) në Sallën "Bëllgaria" në Sofje. Koncerti "Legjenda për Millço" i Ansamblit të Dhomës "Sofijski Solisti" nën drejtimin e Konstantin Dobrojkov..

botuar më 24-10-28 12.30.MD

"Qetë"

Roberto Nikollov, i njohur si Robi, është i palodhur – pasi prezantoi albumin e tij "Të dy" këtë pranverë, tani është gati me një koleksion të ri. Një nga këngët e tij të reja “Qetë” trajton një temë të rëndësishme sociale. Edhe këtu është e..

botuar më 24-10-25 12.40.MD