Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festivali Ndërkombëtar “Mbrëmje xhazi në Plovdiv 2014”

БНР Новини
Kolazh: Silvija Petrova

Më 9 tetor në Shtëpinë e Kulturës “Boris Hristov” në qytetin e Plovdivit do të hapet edicioni i dhjetë i festivalit “Mbrëmje xhazi në Plovdiv”. Dhe sivjet programi është plot me emra interesant dhe projekte të reja.

“E hapim festivalin me projektin e ri të pianistit Millço Leviev “Song of the Clown” – tregon organizatori Milen Gledaçev. – Ai është në bazë të muzikës së kompozitorit bullgar Panço Vlladigjerov. Albumi tingëllon në mënyrë eklektike duke gërshetuar në vetvete klasikë, xhaz, poezi dhe teatër. Në të marrin pjesë artistë të ndryshëm, përfshi dhe nipërit të Vlladigjerovit – Aleksandër dhe Konstantin që janë muzikantë të njohur të xhazit. Piesat “Song of the Clown” përbëjnë një kolaboracion midis xhazit dhe muzikës teatrale nga periudha e hershme e Panço Vlladigerovit, nga vitet’20. Atëherë ai ka kompozuar muzikë për shfaqje të Maks Rajnhartit në Berlin dhe Vjenë. Mendoj se, publiku do të mbetet i magjepsur nga ajo, të cilën do ta dëgjojë.”

“Nuk ka ditë, në të cilën në ndonjë farë mënyre të mos të përmend Panço Vlladigerovin – thotë Millço Levievi, i cili është nxënës i kompozitorit të madh. – Muzika e tij teatrale zbulon një botë të pasur dhe të pastudiuar e cila tingëllon si xhaz dhe në mënyrë moderne, në mënyrë befasuese dhe provokuese. Dhe kur të marrim nën konsideratë faktin se, aty muzika është shkruar përpara një shekulli, fitojmë një përfytyrim për përmasën gjeniale, me të cilën ka krijuar Pançoja.”

Më 10 tetor “Mbrëmjet xhazi në Plovdiv” vazhdojnë me muzikë të “Versionit akustik”. Sivjet Antoni Donçev (piano), Georgi Donçev (kontrabas) dhe Hristo Jocov (bateri) festojnë 30 vjet nga krijimi i trios, me koncerte në qytete të ndryshme. Qyteti i Plovdivit është stacioni i radhës muzikor. Tri interpretuesit si bashkërisht, ashtu dhe veçmas ndërtojnë në kohë karrierën në një nivel botëror. Sot vazhdojnë të ekzekutojnë dhe të shkruajnë muzikë, si dhe të transmetojnë përvojën studentëve të vet. Një ditë më vonë më 11 tetor publiku i Plovdivit do të ketë kënaqësinë të shijojë muzikën e Frank Gambalit –kitarist xhazi nga grupi i Chick Koreas. Ai do të vijë për herë të parë në Bullgari dhe do të dalë në skenë me kuartetin e vet. Ja se çfarë shton për koncertin Milen Gledaçevi:

“Akoma që vjet bëmë përpjekje të vendosim kontakt me Frank Gambalin dhe ta ftojmë në festivalin tonë. Në turneun e tij evropian, që po vazhdon tanimë disa muaj, janë përfshirë shtete, të afërta me Bullgarinë. Kjo i jep mundësi të vijë dhe këtu. Përveçse ekzekuton, ai shkruan dhe tekste, kompozon muzikë në stilin rok, r&b dhe latino. Supozoj se ajo të cilën do ta propozojë tani, do të jetë një amalgamë nga të gjitha këto stilet. Ne si ekip jemi të mendimit se, ky koncert do të jetë “gozhda” e programit për përvjetorin e dhjetë të “Mbrëmjeve të xhazit në Plovdiv”.

Festivali ndërkombëtar do të përfundojë më 12 tetor me koncert të Teodosij Spasovit, i cili do të paraqesë një projekt të ri. Në të bashkë me muzikantët e Plovdivit – Mirosllav Turijski, Nikollaj Karagjeorgjiev, Aleksandër Lekov dhe Naço Gospodinov, fyelltari i talentuar përzien muzikën tradicionale ballkanike me xhaz, pop dhe etno.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ditët e anasonit" me B.T.R.

Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..

botuar më 24-11-19 8.45.PD
Rainer Honeck

Rainer Honeck: Çdo herë më bën përshtypje se sa mirë luajnë muzikantët bullgarë

Ai punon një nga profesionet më prestigjioze dhe më interesante. Fytyra e tij është e njohur në mbarë botën, por njerëzit zakonisht e imagjinojnë atë me mjekrën e mbështetur në një violinë Stradivari. I ftuar i Radio Bullgarisë është Rainer Honeck,..

botuar më 24-11-17 10.30.PD
Cvetan Angellov

Grupi “Kanella”, aroma e fëmijërisë dhe bukuria e poezisë

Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan "Përgjithmonë", "Lulet" dhe "Unaza", e cila ishte e pranishme për më shumë se një muaj në renditjen e BNR TOP 20...

botuar më 24-11-15 8.35.PD