Bullgaria të kthehet në një qendër tërheqëse rajonale të arsimit modern të lartë, atraktiv dhe interesant për studentë nga Evropa dhe nga bota. Një qëllim të tillë ambicioz do të persekutojë Strategjia e aktualizuar për Zhvillimin e Arsimit të Lartë deri në vitin 2020, e cila u miratua nga kabineti teknik ditët e fundit të qeverisjes. Mirëpo, që të ndodhë një gjë e tillë është e domosdoshme, që shteti, shkollat e larta dhe biznesi të realizojnë një punë këmbëngulëse. Kjo për shkak, se situata, në të cilën ndodhet arsimi i lartë nuk është tepër e mirë. Nga nja 50 universitete bullgare vetëm një – Universiteti i Sofjes “Shën Klimenti i Ohrid” hyn mezi në fundin e klasifikimeve botërore të shkollave të arta arsimore me prestigj. Krahas kësaj duhet të përballojmë problemet, që ekzistojnë prej kohe si mungesa e lidhjes efektive midis arsimit dhe biznesit dhe leksionet akademike që janë të shkëputura nga mësimet praktike të studentëve. Prova për hartimin e një strategjie të tillë, e cila të ndihmojë zgjidhjen e problemeve të grumbulluara, bëhen vitet e fundit, por pa sukses. Kësaj here strategjia i gëzohet konsensusit politik dhe e ka përkrahjen e Këshillit të Rektorëve. Të paktën kështu thonë nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës. Miratimi i saj është kushti i detyrueshëm për lëshimin e mjeteve nga fondet evropiane për arsimin e lartë. Mirëpo, që të fillojë të realizohet, ajo duhet të miratohet nga Parlamenti i ri.
Çfarë parashikohet në këtë strategji dhe cilat janë masat konkrete të regjistruara në Planin e Realizimit, që e shoqëron?
Detyra e parë është përmirësimi i procesit të pranimit në shkollat e larta dhe rritja e përqindjes së njerëzve me arsim të lartë nga 27 në 36 për qind deri në vitin 2020. Përsosja e modelit të akreditimit dhe sistemit të rejtingut të shkollave të larta, financimi i diferencuar në varësi të cilësisë dhe realizimit të studentëve të mbaruar, reformimi i programeve mësimore dhe përmbajtjes së leksioneve janë vetëm disa prej hapave konkretë për rritjen e cilësisë së arsimit bullgar. Në strategji parashikohet edhe rritja e mjeteve publike për arsimin e lartë, të cilët deri në vitin 2020 duhet të arrijnë 1.5 për qind prej produktit të brendshëm bruto.
“Ky është një kusht paraprak, që të marrim financimin evropian, i cili është në përmasë 1 miliard e 370 milion leva për shkencën dhe arsimin – komenton ministrja teknike e arsimit Rumjana Kollarova. – Si në fushat e tjera, ashtu edhe në arsim, që të merren para evropiane, është e domosdoshme që edhe shteti të investojë në këtë sektor. Thënë me fjalë të tjera duhet të shihet, se edhe ai ka angazhim ndaj këtij sektorit. Dhe më e rëndësishmja është të bëhet e qartë, se ai është në gjendje të menaxhojë ato mjete.”
Ministrja Kollarova tha gjithashtu, se “tashmë paratë ndjekin cilësinë, por jo studentët”, siç ishte deri tashti. Vjet 96 për qind prej mjeteve universitetet i morën mbi bazë të numrit të studentëve, që mësojnë. Mezi 4 për qind u lëshuan për cilësinë e arsimit. Ambicia është, që kjo të ndryshohet deri në 60 për qind në favor të cilësisë së arsimit të lartë. Shteti nuk do të paguajë për specialitetet me realizim të ulët. Strategjia parashikon edhe inkurajim të veprimtarisë kërkimor shkencore në shkollat e larta dhe zhvillim të inovacioneve të orientuara te ekonomia e tregut. Që të mbeten në Bullgari specialistët e rinj, nga ministria caktuan masa konkrete edhe në këtë drejtim. Njëra prej tyre është të thjeshtësohet procesi i kthimit të kredive studentore, në kusht se pas mbarimit specialistët me arsim të lart punojnë 5 vjet në Bullgari. Përveç kësaj ata që kanë mbaruar mund të fillojnë të rikthejnë huat studentore mezi kur do të gjejnë një punë të mirë. Mirëpo, çfarë do të thotë punë e mirë dhe e paguar mirë do të varet nga qeveria e cila do të plotësojë strategjinë – e majta, ose e djathta, shpjegon ministrja Kollarova. Parashikohen mjete edhe për kthim dhe integrim të shkencëtarëve të rinj, që kanë mbaruar jashtë shtetit.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Pashkët e vitit 2020 mbetën në histori për dy arsye. E para ishte gjendja e jashtëzakonshme, për shkak të Covid-19 që po shpërthente atëherë dhe që na imponoi një sërë kufizimesh, pasojat e të cilave ende po i përballojmë. E dyta, për fat të keq, është..
Banorët dhe mysafirët e Sofjes do të kenë mundësinë të mësojnë për shkencëtarët bullgarë në Antarktidë dhe rolin e tyre të rëndësishëm në eksplorimin saj. Ekspozita "Njerëzit e Antarktikut - Kujdesi për Tokën" mund të shihet në Urën e të Dashurive te..
Të huajt përbëjnë 8,6% (15 737) prej të gjithë studentëve në Bullgari. Numri i tyre për dekadën e fundit është dyfishuar. Këtë e tregojnë të dhënat e Qendrës Kombëtare të Informacionit dhe Dokumentacionit për vitin 2024, të publikuara në një..
Ditën e dytë pas Pashkëve, fillon Java e Ndritshme. Quhet kështu për shkak të dritës që Ngjallja e Krishtit i sjell botës. Sipas traditës ortodokse,..
“Jam thellësisht i trishtuar nga ndarja nga jeta e Shenjtërisë së Tij – një mik i vërtetë i Bullgarisë dhe një simbol global i paqes, dhembshurisë dhe..