Më 2014 Bullgaria shënon 1000 vjetorin e vdekjes së car Samuilit – figurës së madhe dhe njëkohësisht më tragjike të historisë mesjetare bullgare. Në një sërë betejash kundër Bizantit ai ka guxuar të mbronte pavarësinë e Bullgarisë. Sipas burimeve historike bizantinët morën peng 15 000 ushtarë bullgarë dhe me urdhër të perandorit i verbuan ata. Në çdo të qindin ushtar mbetej një me një sy që t’i shërbejë për udhëheqës. Kur i ka parë ushtarët e vetë Samuili ka vdekur nga infarkti. Bullgarët e quajnë perandorin Vasil i II-të, Bullgarovrasës. Katër vjet pas kësaj ngjarjeje Bullgaria ka rënë nën sundimin e Bizantit deri në vitin 1185.
Ndër aktivitetet kushtuar përvjetorit të car Samuilit është ekspozita “Peshkopata Autoqefale Bullgare në Ohër – 1018-1767”. Kjo ekspozitë mund të shihet në Muzeun Kombëtar të Historisë në Sofje. Më shumë hollësira mësojmë nga drejtori i muzeut, Prof. Bozhidar Dimitrov.
“Peshkopata Autoqefale Bullgare është themeluar nga perandori bizantin Vasili i II në vend të Patrikanës Bullgare me seli në Ohër. Peshkopata është rang më i ulët se Patrikana. Por perandori bizantin e ka shpallur atë autoqefale, d.m.th. të pavarur dhe kryepeshkopi është emëruar me urdhër të perandorit. Më vonë, kur Ohri ka rënë nën sundimin e Perandorisë Osmane, me urdhër të sulltanit Peshkopata Bullgare në Ohër është shpallur krejtësisht e pavarur nga Patrikana e Stambollit, ndërsa kreu është thirrur kryepeshkop i Ohrit dhe i gjithë Bullgarisë. Kjo peshkopatë është institucioni kishtar bullgar që ka ekzistuar më shumë kohë se të tjerat. Po të marrim parasysh se Patrikana e Presllavit (ky i fundit është kryeqyteti i dytë i shtetit bullgar pas Pliskës) ka funksionuar më pak se 100 vjet, dhe se Patrikana e Tërnovos, respektivisht të kryeqytetit të tretë bullgar, ka ekzistuar rreth 200 vjet, ia vlen të përmendet se Peshkopata Bullgare në Ohër ka vepruar 749 vjet (deri në vitin 1767). Ndër figurat e mëdha të cilat kanë qenë në krye të Peshkopatës Bullgare dallohet emri i veprimtarit kishtar Teofilakt Bullgarski. Ky institucion kishtar ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm, duke ushqyer ortodoksët me besim gjatë zgjedhjes osmane në Ballkan. Ndërkaq, ka qenë shtyllë e identitetit kombëtar te bullgarët.”
Në Muzeun Kombëtar të Historisë janë ekspozuar 56 objekte nga koleksioni i Peshkopatës Autoqefale Bullgare në Ohër.
“Për fat të mirë një pjesë e madhe e koleksionit kishtar është ruajtur – ikona, mbishkrime dhe disa objekte të shërbesës, deri në Luftën e Parë Botërore – vë në dukje Prof. Bozhidar Dimitrov. – Gjatë vitit 1916 drejtori i atëhershëm i muzeut Bogdan Fillov, pasi ka llogaritur rezultatet fitimprurëse të trashëgimisë kulturore i është drejtuar komandantit të ushtrisë, z. Zhekov me një kërkesë të veçantë. Shkencëtarët bullgarë të mos thirren në ushtri si ushtarë të zakonshëm, kurse të formohet një njësi speciale e cila të ketë detyrën e studimit të tokave të sapoçliruara.”
Gjenerali Zhekov në të vërtetë ka formuar një njësi të tillë. Bile Maqedonia është studiuar ekonomikisht, për nga demografia dhe nga pikëpamja kulturore e historike, thekson Prof. Bozhidar Dimitrov. Kërkesa tjetër ka qenë mbledhja e objekteve kulturore që të mos asgjësohen gjatë veprimtarisë ushtarake. Këto objekte i janë dorëzuar Muzeut Popullor, që sot është Muzeu Kombëtar i Historisë.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografitë janë ofruar nga Muzeu Kombëtar i Historisë
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës së Djallit ndodhet kodra Srednobërdie. Aty lumi Vedena derdhet në lumin Iskër dhe malet Lozen dhe..
Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë rreth shekullit të VIII-të, në kohën e Patriarkut Tarasij. Vetëm gjashtë shekuj më vonë, festa filloi..
Në një mëngjes të ftohtë nëntori të vitit 1917, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, një zepelin L 59 u ngrit nga baza afër Jambollit për në Tanzani. Qëllimi ishte furnizimi i municioneve dhe materialeve për njësitë ushtarake gjermane të vendosura në..
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës..