Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bitcoinet fitojnë përkrahës edhe në Bullgari

Foto: arkiv

Ende nuk është shumë e qartë paraja virtuale Bitcoin a është valutë e vërtete, e aftë të zëvendësojë parat e shtetit, ende po zhvillohen debate për të ardhmen e saj, janë të shumta dyshimet, se bëhet fjalë për flluskën e radhës siç ishte e-ekonomia para disa vjetëve, për shembull. Qëndrimi i përmbajtur i autoriteteve në drejtim të mjetit të ri të pagesave është plotësisht i justifikuar, sepse monedha e re nuk u nënshtrohet masave të njohura dhe të përdorura deri tani për rregullim dhe kontroll, nuk u nënshtrohet edhe ligjeve në tregjet valutore. E gjithë kjo nuk u pengon Bitcoineve të fitojnë popullaritet dhe gjithnjë e më shpesh të zbulojmë në rrjetin botëror virtual mundësi të reja për përdorimin e tyre. Sepse në fakt ato janë lloj parash elektronike dhe nuk kanë ekuivalent plastik ose të kartëmonedhës, me të cilin të paguajmë në objekte reale tregtare.

Bullgaria nuk mbetet anës kësaj tendence moderne bashkëkohore. Në fillim të verës bile ishte krijuar Asociacioni Bullgar i Bitcoinit, në të cilin bëjnë pjesë si persona fizikë, ashtu dhe shumë firma. Ai ka për qëllim të popullarizoje këtë mjet të ri të pagesave. Ndër themeluesit e tij është Pavell Çorbaxhijski, i cili është anëtar i përjetshëm i Bitcoin Foundation dhe merret aktivisht me valutën virtuale që nga viti 2011. Sipas tij Asociacioni Bullgar do të bashkojë përkrahësit e valutës virtuale dhe do ta ndihmojë shtetin në pranimin dhe interpretimin e Bitcoinit në legjislacion. Asociacioni do të mbrojë dhe të drejtat e përdoruesve të Bitcoinit dhe të kripto-valutave të tjera. Por Bitcoinet vështirë mund të gjenden, nuk mund të shkoni në bankë ose në zyrat e këmbimit të valutave dhe të blini parat digjitale. Kjo ende për shumicën e njerëzve është një heroizëm teknologjik dhe kërkon shumë dije dhe aftësi në punën me softuerin dhe harduerin me cilësi të lartë. Por fansat dhe investitorët në valutën digjitale në Bullgari gjetën një zgjidhje për këtë problem, duke instaluar dhe duke vënë në shfrytëzim Bitomatin e parë në Sofje. Prej tij si nga një bankomati mund të blihen Bitkoine. Brenda një muaji të punës së tij pajisja ka shitur monedha virtuale në vlerë prej mbi 5 500 eurosh.

Me gjithë atë, Bitcioinet vazhdojnë të kenë fushë të kufizuar të aplikimit. Shumë shtete në botë, si edhe dyqanet më të mëdha të internetit ende ushqejnë ndjenje kontradiktore ndaj këtyre parave dhe nuk shfaqin dëshirë të madhe të punojnë me to. Ky qëndrim konservator dhe shumë i përmbajtur vihet re edhe në Bulgari, ku tregtarët që punojnë me Bitcoine ende janë shumë pak. Me rëndësi është, se tashmë ka të tillë – p.sh. restorante, dyqane për pajisje elektroshtëpiake, hotele, në përgjithësi janë rreth 50. Ndërsa Ministria konservatore e Financave i paralajmëroi zyrtarisht dhe posaçërisht taksapaguesit, se detyrojnë tatime edhe për të ardhura, të realizuara nga tregtia me Bitcoine.

Bullgaria është një vend i vogël, ndërsa Bitcoinet janë valutë botërore. Fati i saj në vend do të varet nga tregjet dhe investitorët e mëdhenj, për të cilët 5 vjetet e ekzistencës së Bitkoineve nuk janë një argument i fortë për të rritur besimin ndaj tyre dhe për të dhënë shtytje në zhvillimin e tyre.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ambasadorja e jashtëzakonshme dhe fuqiplotë e Republikës Popullore të Kinës në Bullgari, Shkëlqesia e Saj Dai Cinli

Shkëlqesia e Saj Daj Cinli: Bullgaria dhe Kina kanë bashkëpunim praktik të cilin shpresojmë ta thellojmë

Bullgaria dhe Kina vendosën marrëdhënie diplomatike me njëra-tjetrën 75 vjet më parë - në vitin 1949. Një vit më vonë, Republika Popullore e Kinës dhe Republika Popullore e Kinës shkëmbyen ambasadorë dhe marrëdhëniet dypalëshe u zhvilluan në një..

botuar më 24-09-12 12.58.MD

Banka Kombëtare Bullgare shtrëngon kriteret për dhënien e kredive për banesa

Nga 1 tetori, Banka Kombëtare Bullgare (BNB) shtrëngon kriteret për bankat për dhënien e kredive për banesa. Vendimi i Bankës Qendrore vjen pas një analize që tregon rritje të ndjeshme të kredive në segment dhe përshpejtimin e saj në tremujorin e dytë..

botuar më 24-09-11 6.02.MD
Михаил Кръстев

Sipas ekonomistit Mihaill Krëstev me mbi 3 miliard leva deficit buxhetor gjendja keqësohet

Deficiti buxhetor i kalon 3 miliardë leva dhe situata vazhdon të përkeqësohet, tha për BNR ekonomisti Mihaill Krëstev. “Megjithatë, kjo nuk është prerogativë e politikanëve në krizën politike në të cilën ndodhemi – ata nuk flasin për financa,..

botuar më 24-09-06 10.39.PD