Ideja për organizimin e Ditëve të Laureatëve lindi në vitin 1966 dhe i përket këngëtares së madhe operistike Katja Popova. Sipas organizatorëve ky është festivali i parë në botë, i cili iu siguroi skenë interpretuesve të rinj me çmime prestigjioze dy vitet e fundit. Në edicionin e radhës së XXIX, morën pjesë këngëtarë dhe instrumentistë nga Bullgaria, Belgjika, Ukraina dhe Serbia. Programi përfshinte dy koncerte simfonike me pjesëmarrjen e Filarmonisë së Plevenit nën drejtimin e Jordan Dafovit dhe Dejan Pavllovit dhe dy koncerte me muzikë të dhomës. Në hapjen publiku kishte mundësi të dëgjojë sopranon Doroteja Doroteeva dhe baritonin Petër Dimov, që interpretuan arie të veprave të kompozitorëve Verdi dhe Çajkovski.
Publiku kishte shansin unik të dëgjojë edhe disa muzikantë të tjerë të talentuar me karrierë botërore. Njeri prej tyre violinisti Mark Bushkov nga Belgjika është bir dhe nip i muzikantëve të njohur rusë.
“Pata mundësinë t’i kënaqem punës me maestron Dafov dhe Filarmoninë e Plevenit. Për mua ky ishte një shans i madh. Dirigjenti më dha këshilla të çmueshme dhe në sajë të përkrahjes së tij, ekzekutimi im ishte i sigurt. Gëzohem, se pata mundësinë të prezantohem në Ditët e Laureatëve “Katja Popova”.
Përshtypjet e veta i ndau dhe pianisti Stanisllav Hristenko, i cili ka zhvilluar koncerte në sallat më prestigjioze nëpër botë me orkestra me famë botërore. Ai tregoi se ka miq nga Bullgaria, nga të cilët ka dëgjuar shumë gjëra për vendin tonë.
Shumë gjëra kanë ndryshuar nga koha e edicioneve të para, kur festivali ishte përkrahur nga institucionet shtetërore dhe nga i gjithë opinioni kulturor i qytetit Pleven. Sot bashkia e jep një pjesë nga organizimi pas një konkursi për prokurim publik. Dhe shpreson që fituesit nga garat prestigjioze të mos të kenë plotësuar programin e vet për disa vjet përpara. Organizatori kryesor i dy botimeve të fundit është Martin Kërnollski dhe ekipi i tij nga “NeoArtZona”. “Gëzohem shumë se, partnerët e huaj i njohim mirë Ditët e Laureatëve dhe sillen me një respekt të madh. Merita për këtë është e të gjithëve, të cilët kanë punuar gjatë viteve. Ne po kështu shtuam “pikën” tonë. Fjala festival sjell ndjenjën për transparencë. Gjithmonë kam qenë i bindur se, jo vetëm koncertet kontribuojnë për këtë. Mund të them se, sivjet kishte një atmosferë të shkëlqyer. U këmbyen kontakte, lindën miqësi të reja. Stanisllav dhe Nikolla tanimë u morën vesh të ekzekutojnë bashkë. I riu i cili i bie fizarmonikës u takua me nxënësit nga Shkolla Muzikore. Ju dha këshilla shumë të vlefshme. Diçka më shumë – gjatë muajit nëntor për në Nish, ku ai mëson dhe është asistent në Universitet, niset grupi i parë i fizarmonistëve nga qyteti Pleven, për të marrë pjesë në klasën e mjeshtërisë. Në edicionin e 28 virtuozi çek në trumbetë Vit Otahall u tregoi nxënësve instrumente të panjohura nga grupi i bakrit. Kurse violonçelisti kinez Bonjan Tjan, i cili e fitoi publikun përpara dy vjetëve, morri pjesë në “Javët muzikore të Sofjes”. Ky është edhe qëllimi ynë – për talentet e rinj nga Bullgaria dhe bota të ketë një hap tjetër në një plan profesional.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova dhe Nataniela Vasileva
Fotografitë janë ofruar nga organizatorët
Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..
Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..
Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë..
Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të..