Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rajna Kabaivanska dhe nxënësit e saj e ngritën në këmbë publikun e Operës së Sofjes

БНР Новини
Rajna Kabaivanska u prit me duartrokitje të stuhishme në skenën e Operës së Sofjes.

Prima e operës bullgare Rajna Kabaivanska përsëri është në atdhe për punën e saj aktive me këngëtarë të rinj. Nga data 11 deri më 27 shtator u zhvillua klasa e 14 ndërkombëtare e mjeshtërisë. Në të ajo mësoi 14 interpretues të rinj nga Bullgaria, Italia, Greqia, Kili, Koreja dhe Porto Riko. Sipas traditës ajo përfundon me një gala koncert të nxënësve të saj. Sivjet koncertet janë dy – në Sofje (28 shtator) dhe në Plovdiv (29 shtator), me orkestrën e Operës së Sofjes nën shkopin e dirigjentit Najden Todorov. Më të mirëve nga pjesëmarrësit në klasën e mjeshtërisë Rajna Kabaivanska u caktoi bursa për mësim.

Rajna Kabaivanska është një nga përfaqësueset e shkollës së njohur vokale bullgare, të cila e shpërndajnë lavdinë e vendit tonë nëpër botë. Ajo ka dekorata të shuma: kavalier e Urdhrit të Italisë, është zgjedhur pesë herë me radhë për personalitet më të njohur në Itali dhe dy herë Muzikante e Vitit, e dekoruar me “Oskar për karrierë”, në dekoratat ndërkombëtare për opera “Oskar”. Si pedagoge Rajna Kabaivanska u jep nxënësve të vet dhe përkrahje, që të mund të vazhdojnë arsimin e vet dhe të realizohen në skenën e operës. Gjatë kohës së përgatitjes për koncertet finale nga klasa e mjeshtërisë të Rajna Kabaivanskës, Elena Cvetkova u takua me dy nga nxënësit e saj.

“Quhem Daniella Nineva dhe jam nga qyteti Stara Zagora. Prej gjatë vjetëve jetoj në Itali, në qytetin Lakuilla ku fillova të mësoj këndim operistik. Prej kohe ëndërroja të marrë pjesë në klasën e mjeshtërisë së Rajna Kabaivanskës dhe me një dëshirë të madhe u regjistrova për dëgjimin sivjet. Gëzohem se ajo më pranoi. Jam shumë e kënaqur nga ditët, e kaluara në kurs, nga ajo të cilën e mësova, si dhe nga njohja me këngëtarët e tjerë – njerëz të rinj, të këndshëm e të talentuar.”

Pas Daniella Ninevës 26 vjeçe do t’ju takojmë me vërsnikun e saj Marin Jonçev. Publiku e mban mend si fitues në shoun televizive “Star akademi”. Në atë kohë ai përfundonte Shkollën Muzikore në qytetin Plovdiv.

“Me opera merrem seriozisht relativisht vonë – tregon Marin Jonçev. – Kryesisht punoj me Rajna Kabaivanskën, që për mua është një nder tepër i madh. Përpara kësaj mësova në Konservatorin e Gjenevës. Natyrisht, që motra ime këngëtarja e operës Sonja Jonçeva më ndihmon sa i përket anës vokale. Vite të gjata jam marrë me pop dhe rok muzikë, por opera është dashuria ime e madhe.”

Organizator i programit kulturor është Universiteti i Ri Bullgar. Një pjesë prej tij është ekspozita, e cila do të hapet më 30 shtator në Vivacom Art Hall. Ekspozita përfshin foto të artit, të cilat kanë vulosur momente të shënuara nga karriera e saj. Ato janë të dërguara nga teatrot e operës, në të cilat Rajna Kabaivanska ka kënduar. Mes tyre janë: Metropolitan, Covent Garden, La Scala. Një seri fotografish tregon bukurinë e roleve të saj të ndryshme skenike, tjetër –situata kureshtare dhe foto prapa perdes me artistë të njohur si Karajan, Kallas, Kareras, Domingo. Në ekspozitë ka dhe kostume skenike, të krijuar posaçërisht për këngëtaren bullgare në teatrot botërore.

“Për nder të Rajna Kabaivanskës” – kështu titullohet gala-koncerti, i cili do të zhvillohet më 25 tetor në Teatro Rexho në Parma të Italisë. Më 16 dhjetor do të jetë premiera e librit të saj biografik – album për jetën e saj. Pika kulmuese e programit, kushtuar 80 vjetorit të Rajna Kabaivanskës është më 18 dhjetor në Pallatin Popullor të Kulturës në Sofje. Për të marrë pjesë në gala-koncertin bamirës në Bullgari mbërrijnë nxënës të saj me një karrierë botërore.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografitë janë ofruar nga organizatorët



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Era"

Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..

botuar më 24-11-20 8.30.PD

"Ditët e anasonit" me B.T.R.

Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..

botuar më 24-11-19 8.45.PD
Rainer Honeck

Rainer Honeck: Çdo herë më bën përshtypje se sa mirë luajnë muzikantët bullgarë

Ai punon një nga profesionet më prestigjioze dhe më interesante. Fytyra e tij është e njohur në mbarë botën, por njerëzit zakonisht e imagjinojnë atë me mjekrën e mbështetur në një violinë Stradivari. I ftuar i Radio Bullgarisë është Rainer Honeck,..

botuar më 24-11-17 10.30.PD