Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Biznesi bashkohet në përkrahje të punësisë rinore

Foto: arkiv

Një nga sfidat serioze, përpara të cilave ndodhet Evropa, përfshi edhe Bullgarinë, është niveli i lartë i papunësisë rinore. Çdo një mes 4 njerëzve të rinj është pa punë ose 6 milionë familje në kontinentin e vjetër janë të prekur nga ky problem. Bullgaria shënon një sukses serioz në evitimin e saj dhe tani është mes vendeve me një papunësi rinore nën mesataren për Bashkimin Evropian. Që nga fillimi i vitit deri në këtë moment të papunët bullgarë në moshë deri më 29 vjeç janë pakësuar me mbi 13 000 dhe përbëjnë 16,7% nga të gjithë të regjistruarit në zyrat e punës. Afro 200 kompani i bashkuan përpjekjet e veta në iniciativën e parë të përgjithshme evropiane “Aleancë për rininë”(Alliance for YOUth), e cila merr përsipër angazhimin t’i ndihmojë të rinjtë të fillojnë punë dhe të përmirësojë mundësitë e tyre në tregun konkurrues të punës. Për këtë qëllim ata angazhohen të krijojnë mbi 100 000 vende pune për të rinj gjatë viteve të ardhshme. Iniciator i fushatës është “Nestle”. Tek ne firma do të marrë në punë gjatë 2 vjetëve të ardhshme 330 të rinj, të cilët do të kenë mundësi të punojnë në nivele të ndryshme dhe në degë të veçanta – nga prodhimi dhe administrata deri te shitjet, marketingu, financat, teknologjitë, studimi dhe zhvillimi. Vetëm për 8 muajt e parë të vitit “Nestle” tanimë ka emëruar në punë 134 bullgarë të rinj. Starti zyrtar i “Aleancës për rininë” tek ne ishte më 24 shtator. E përkrahën 30 kompani bullgare dhe ndërkombëtare.

“Në kuadrin e iniciativës ne u propozojmë mundësi njerëzve të rinj me çdo lloj arsimi dhe kualifikim. Nuk është e detyrueshme të kenë një arsim universitar – sqaron Biljana Georgieva, menaxhere në “Resurset Njerëzore” në “Nestle”. – Kështu që kjo e cila është më e rëndësishme për ne është ata të kenë motivacion të fillojnë punë, të kenë potencial dhe një dëshirë të fortë të zhvillohen. Që këtu e tutje çdo gjë është në duart e tyre.”

Iniciativa “Aleancë për rininë” është e përkrahur dhe nga deputetja më e re evropiane në Parlamentin e ri Evropian, Eva Paunova. Sipas saj arsimi është me një rëndësi kyçe për realizimin e suksesshëm të njerëzve të rinj: “Pavarësisht nëse njeriu i ri do që të bëhet sipërmarrës ose do të përfshihet në një firmë bullgare ose ndërkombëtare, të bëhet një pjesë prej saj, ai duhet të ketë dijet e drejta. Po, ka shtete nëpër botë, ku në qoftë se ju jeni punëdhënës dhe keni pëlqyer një njeri të ri, i cili nuk ka cilësitë që të punojë për firmën tuaj, ka stimuj nga shteti nën formën e mjeteve suplementare, që ta arsimoni këtë njeri të ri për disa muaj. Por mbase përpara se të arrijmë deri aty, duhet të kujdesemi të kemi një arsim të drejtë, i cili të krijojë njerëz të rinj, të cilët kanë një mendim analitik dhe kritik, të cilët mund të bëjnë llogarinë e vet për këtë se çfarë të ardhme duan. Prandaj sipas meje kyçi drejt çdo gjëje është tek njerëzit dhe pas kësaj me një punë të mirë të përbashkët të institucioneve dhe të biznesit mund të krijojmë një brez zhvillues dhe një shtet zhvillues, i cili t’u përgjigjet pritjeve të çdo njërit prej nesh.”

23% nga të rinjtë në Evropë e konsiderojnë papunësinë për problemin më të madh të shoqërisë gjatë 5 deri më 10 vjetëve të ardhshme. Këtë e tregojnë të dhënat nga studimi ndërkombëtar, të zhvilluar përpara pak kohe mes 2000 evropianëve të rinj. Pak mbi gjysma kanë deklaruar se, i akuzojnë qeveritë për këtë, se nuk po e zgjidhin problemin me mungesën e mundësive për të rinjtë. Rezultatet tregojnë akoma se, 40 % nga të anketuarit në moshë midis 21 dhe 24 vjeç frikësohen se, perspektivat për punë në vendin e tyre për punë nuk do të përmirësohen gjatë 12 muajve të ardhshëm. Bellosllava Petrova e cila është 22 vjeçe, studente në kursin e katërt “Kulturë dhe media” në Universitetin Jugperëndimor “Neofit Rillski” është e bindur se, një iniciativë e ngjashme të biznesit do të jetë me një dobi të madhe për të dhe për vërsnikët e saj. Nuk fsheh se, ajo po kështu është ndeshur me frikësimet të mos të mbetet jashtë tregut të punës, kur i mbaron studimet: “Shqetësimet e mia ishin përpara kohe, por kur u shfaqën, fillova të kërkoj programe për stazhant – thotë Bellosllava. – Gjeta, dhe tanimë rreth gjysmë viti jam në stazh si gazetare. Mendoj se, kjo do të më ndihmojë mjaft për realizimin tim të ardhshëm. Akoma drejtimet për të ardhmen nuk i kam shumë të qarta. Por ajo të cilën e di është se dua të merrem me planifikim të mediave. Por, që të mund të merresh me diçka kaq serioze, duhet të fitosh dije dhe nga shkalla e masterit, nuk mund të mbështetesh vetëm mbi arsimin bachelor.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD
Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD