Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Paratë tregojnë – një ekspozitë jo tradicionale për historinë e Bullgarisë shkruar mbi kartëmonedhat

БНР Новини
Kolazh: Vergil Mitev

Deri në fund të shtatorit në Shtëpinë e Kulturës “Boris Hristov” në qytetin Pllovdiv mund të shihet ekspozita “Paratë tregojnë”. “Kjo është një ekspozitë origjinale jo tipike historike, e cila prezanton personalitetet e rikrijuara mbi kartëmonedhat bullgare. Ata janë personalitete të njohura të historisë sonë dhe sikur të gjithë dimë për ta, por doli që edhe për specialistët ata njerëz nuk janë aq të njohur” – tregon organizatorja e ekspozitës Vesella Noxharova. Ekspozita zbulon fakte interesante nga jeta e Shenjtorit Ivan Rillski – mbrojtës i popullit bullgar, rilindësve Pajisij Hilendarski dhe Petër Beron, politikanit Stefan Stambollov, shkrimtarit Aleko Konstantinov, poetit Penço Sllavejkov, piktorit Ivan Millev. Ato janë shtatë figura politike dhe shoqërore të rikrijuara mbi kartëmonedhat bullgare.

“Nismëtari i organizimit të një ekspozite të tillë ishte Jurij Vëllkovski – kritik dhe menaxher kulturor – vë në dukje Vesella Noxharova. – Gjatë një konference në Dublin pjesëmarrësit e tjerë shfaqën interes të theksuar ndaj Bullgarisë. Atij i erdhi mendja t’u tregojë kolegëve të huaj një kartëmonedhë bullgare. Kështu ai filloi të tregojë Mbi kartëmonedhën me figurën e poetit Penço Sllavejkov shihet poetesha Mara Bellçeva – një simbol i dashurisë së tyrehistorinë e vendit nëpërmjet figurës së rikrijuar mbi të. Kjo ide është tepër interesante, sepse nëse do të ngulim vështrimin mbi ato letra, të cilat janë në xhepin tonë, do të zbulojmë histori interesante të rikrijuara mbi to. Për shembull mbi kartëmonedhën me figurën e poetit Penço Sllavejkov shihet një pajton dhe poetesha Mara Bellçeva – gjë që vjen të sugjerojë për dashurinë e tyre. Mund të lexohen edhe fragmente nga letrat e tyre dashurie. Kështu çdo monedhë prej letre jo vetëm që tregon për personazhin e rikrijuar mbi të, por zbulon faqe, nga ndonjëherë edhe të panjohura të historisë bullgare.”

Ekspozita përbën një mozaik origjinal nga shtatë kube të mëdha mbi të cilët rikrijohen histori të ndryshme. Mes tyre ka kube të tjera më të vogla prej qelqi me eksponate të muzeve të ndryshme historike nga mbarë vendi. Ky mozaikë zbulon fakte pak të njohura dhe kureshtare nga jeta e personazheve. Disa prej fakteve nga jeta e këtyre njerëzve nuk dihen edhe nga specialistët. “Për shembull erdhi një kolege nga Muzeu Etnografik në Pllovdiv dhe zbuloi se Petër Beroni – një shkencëtar enciklopedist, ishte edhe gjinekolog. Kjo edhe një herë më dha arsye të mendoj, se pak janë njerëzit, që përpiqen të zbulojnë të vërtetën për personalitetet historike – shton Vesella Noxharova. – Ka diçka të dëmshme në sistemin tonë arsimor. Dhe jo vetëm në të. Edhe në mënyrën, në të cilën funksionojnë muzetë bullgare. Ato institucione stimulojnë një lexim të vjetruar të historisë sonë. Mësojmë faktet në mënyrë stereotipe, pa të depërtojmë në thellësinë dhe të kërkojmë përgjigjen e pyetjes “Pse është ashtu?” Muzetë bullgare nuk janë mjaftë tërheqëse dhe atraktive për të rinjtë. Pikërisht këtë deshëm të evitojnë duke rregulluar këtë ekspozitë. Ndër eksponatet ka një makinë shtypëse, kështu që fëmijët mund të shikojnë si shkruhej në fillim të shekullit XX para se të krijohet kompjuteri. Vet ata nëse do të shfaqin interes mund të ulin dhe të shtypin në të. Krahas kësaj kemi siguruar mundësi, që vizituesit të shkruajnë edhe në rërë, ashtu siç ishte sistemi i shkrimit te Petër Beroni. Secili që dëshiron mund të ulë në një bankë tipike për shkollat e viteve 50-të të shekullit XX. Në Shtëpinë e Kulturës ka edhe monitorë, në të cilët projektojmë filma dokumentarë për epokën, fotografi biografike dhe shënime historike për personalitetet. Ka kufje, nëpërmjet të cilave mund të dëgjohen tinguj të ndryshëm nga histori konkrete. Për shembull vizituesit dëgjojnë zhurmën e Ujëvarës së Niagarës, sepse tregojmë historinë e shkrimtarit Aleko Konstantinov dhe udhëtimin e tij deri në Amerikë. Prezantojmë edhe kartolinën, të cilën ai i dërgoi shkrimtarit Penço Sllavejkov nga atje. Mund të shihet edhe origjinali i “Abetares së Peshkut” të doktorit Petër Beron nga viti 1862. Prezantojmë edhe vizatime origjinale të piktorit Ivan Millev. U përpoqëm që në ekspozitë të ketë momente kureshtar, që të tërheqim interesin e vizituesve të të gjitha moshave.”

Një nga idetë e organizatorëve të kësaj ekspozite është, që pas përfundimit të saj copëzat e veçanta të mozaikut t’u dhurohen shkollave, të cilat i kanë patron personalitetin përkatës historik. Kështu historia e kartëmonedhave bullgare do të bëhet pjesë e mjedisit shkollor të Bullgarisë së sotme.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Muzeu në Razgrad ofron një turne falas përmes Abritusit të lashtë

Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..

botuar më 24-10-30 7.20.PD

Shën Dhimitri i Selanikut - mbrojtësi shpirtëror i qytetit Vidin

Më 26 tetor, Kisha jonë nderon kujtimin e Shën Dëshmorit të Madh Dhimitri të Selanikut, i konsideruar si një nga shenjtorët më të mëdhenj të Ortodoksisë. Në vendin tonë emri i tij lidhet edhe me rivendosjen e Mbretërisë së Dytë Bullgare në shekullin..

botuar më 24-10-26 6.55.PD
Prof. Nikollaj Ovçarov

Në nekropolin e Perperikonit, arkeologët zbuluan një varr të dytë të një "vampiri"

Gjatë gërmimeve të fundit arkeologjike në qytetin shkëmbor Perperikon, u zbulua varri i një të ndjeri, me rituale kundër vampirëve të kryera në trup, tha për BTA kreu i hulumtimeve, Prof. Nikollaj Ovçarov. Gjetja shfaqet mes pothuajse 250 varreve dhe..

botuar më 24-10-23 5.05.PD