Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja punon me zell për alternativat e furnizimit me gaz

БНР Новини
Foto: BGNES

Para një jave Zv.kryeminsitrja Ekaterina Zaharieva paralajmëroi se ndoshta Bullgaria do të preket nga kriza e gazit si ajo e fillimit të 2009-ës. Atëherë për shkak të raporteve të komplikuara midis Moskës dhe Kievit furnizimet me gaz përmes Ukrainës u ndaluan mes dimrit. Këtë javë shqetësimet u konfirmuan dhe nga Ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës, Vasill Shtonov. Për seriozitetin e problemit flet vetë fakti se me të merret qeveria teknike, e emëruar për 2-3 muaj me detyrën kryesore – të përgatisë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, dhe jo të merret me çështjet me strategji për shtetin.

Mbi 90 për qind të konsumit të gazit në Bullgari sigurohet nga furnizimet ruse përmes Ukrainës. Dhe siç paralajmëroi ministri Shtonov nëse këto furnizime pakësohen, situata në vend do të bëhet shumë e komplikuar. Prandaj pushteti ndërmori masa urgjente për parandalimin e krizës eventuale me gazin. Po zhvillohen diskutime me Greqinë, me të cilën Bullgaria ka lidhur marrëveshje për furnizimin me gaz në kushte krize. Mirëpo, varianti është paliativ, jo vetëm sepse në rast krize Greqia do të ndjejë mungesë të gazit, por edhe sepse çmimi i tij është më i lartë për shkak se vjen nga termalet e gazit të lëngshëm.

Alternativa më e besueshme janë furnizimet me gaz nga Azerbajxhani përmes Korridorit Jugor të Gazit. Bullgaria ka lidhur marrëveshje me Azerbajxhanin për gaz 1 miliard metra kub nga Shah Denisi nga viti 2020 e më tej. Ndërtimi i gazsjellësit filloi javën e kaluar dhe tani për tani nuk janë gati rrjetet interaktive mes Bullgarisë, Greqisë dhe Turqisë. Mundësia për furnizime me gaz nga Azerbajxhani nuk është e drejtpërdrejtë, por Bullgaria bën përpjekje të mëdha në këtë drejtim. Për këtë dëshmon memorandumi i nënshkruar midis kompanisë azerbajxhanase “СОКАР” dhe firmës “Bullgartransgaz”, sipas të cilit Bullgaria do të fillojë të importojë gaz 200-300 miliona metra kub në vit që nga 2016-a. Kur të nisin sasitë e mëdha të gazit në Korridorin Jugor, atëherë Bullgaria do të fillojë të eksportojë në vendet veriore përmes Rumanisë dhe Serbisë. Bile mund të eksportojë gaz në Ukrainë.

Parashikimet e “Bullgartransgaz”-it tregojnë se vitin tjetër vendi do të nxjerrë gaz 800 miliona metra kub, ndërsa gjatë 2016-ës – 1.3 miliarda metra kub, që është gati një e treta e konsumit të brendshëm bile çmimi është me 30 për qind më i ulët se ai i gazit rus.

Tani për tani alternativa e gazit rus janë vetëm furnizimet e gazit më të shtrenjtë përmes Greqisë dhe furnizimet vendore në depon e gazit në Çiren. Kriza eventuale e gazit plus krizën ekonomike që vijon gjatë dimrit nuk janë fare në favor të Bullgarisë dhe gjendja në vend pritet të përkeqësohet.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..

botuar më 24-11-16 10.30.PD
Presidentët Rumen Radev dhe Gordana Siljanovska

Presidenti Rumen Radev u takua me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska

Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..

rinovuar më 24-11-13 3.48.MD

Shkelja e traditave parlamentare është shenjë e afrikanizimit të thellë të politikës bullgare

U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..

botuar më 24-11-13 7.30.PD