Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Grupi BonBog “Daullet dhe Gajdet” po kërkon ide në thellësitë e folklorit të Rodopeve

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Origjinale dhe të ngjyrshme janë interpretimet e një grupi unikal me emrin BonBog “Tëpani i Gajdi” (“Daullet dhe Gajdet”). Gajdexhinjtë e tij janë: Grigor Llallov, Llazar Keremedçiev, Kostadin Kanev, Rosen Rosenov. Marrin pjesë gjithashtu këngëtarja popullore Valentina Dobreva, Horhe luan në didzheridu, kurse Petër Jordanov-Bëni i bie daulles.

Para pak kohe Bëni vizitoi Radio Bullgarinë, i silloi incizimet e para të grupit dhe tregoi historinë e tij: “U takuam rastësisht. Para rreth katër vitesh u njohëm me një prej gajdexhinjve, me të cilin tani interpretojmë së bashku. Filluam repeticionet dhe konstatuam se gajdja bashkë me didzheridun dhe kahonin tingëllonte në një mënyrë shumë interesante. Pas kësaj erdhën edhe muzikantët e tjerë dhe sot jemi një formacion i madh. Gajdexhinjtë janë nga Smoljani dhe interpretojnë bashkë që si fëmijë. Tani banojnë dhe punojnë në Sofje dhe janë anëtarë të grupit BonBog “Daullet dhe Gajdet”. Gjatë pjesëmarrjeve tona të fundit kishte pesë gajdexhinj, dy interpretues në didzheridu, dy të tjerë që luanin në daulle dhe këngëtarja popullore Valentina Dobreva. Ajo është bilbili ynë. Na ndihmon me orkestrimet, sepse është anëtari me erudicion më të madh muzikor në grup. Një pjesë e madhe e koncerteve, që japim, i organizojmë vetë. Mikpritësit tanë janë klubet, kurse interesi ndaj muzikës sonë është i madh. Kjo na inkurajon për të vazhduar përpara.”

Oftalmolog, kuzhinier, zjarrfikës... të ndryshme janë profesionet e pjesëmarrësve në grupin BonBog “Daullet dhe Gajdet”.

“Gajdexhinjtë interpretojnë melodi tradicionale, kurse ne i shtojmë – vazhdon Bëni. – Muzika jonë është deri diku alternative, sepse ka didzheridu dhe kahon – këto janë vegla, që nuk përdoren në folklorin bullgar. Mirëpo, nga ana tjetër interpretojmë këngët e stërgjysheve dhe të stërgjyshërve të gajdexhinjve tanë nga krahina e Rodopeve. Ky është burimi i ideve tona, prandaj meloditë e pushtojnë menjëherë shpirtin e njeriut.”

Një prej detyrave të BonBog “Daullet dhe Gajdet” është që t’i kthejë bullgarët drejt rrënjave të tyre. Prandaj për aktivitetet e tij, kryesisht gjatë verës, grupi zgjedh vende ndër natyrën – atje muzika e tij mund të ndihet më mirë. Të gjithë interpretojnë nga zemra dhe magjia lind.

“Ishim në mjaftë festivale gjatë vitit 2014 – tregon Bëni. – Krahina Beglika ishte një prej vendeve, të cilat na pëlqeu më shumë, bashkë me “Uzana Poljana Fest”. Kishim interpretime edhe në një festival në Maqedoni. Deri tani nuk kemi parë formacione si grupi ynë, sepse kombinimi midis dy veglave – gajdes dhe didzheridus, është unikal. Së shpejti do të kemi një pjesëmarrje në dy pjesët e festivalit “Sofja Etno Fjuxhën”. Ajo e parë është më 25 dhe 26 shtator në klubin e kryeqytetit Mixtape 5, kurse ajo e dytë do të jetë një muaj më vonë. Pranë kësaj ngjarjeje ka dhe një workshop, ku çdonjëri mund të provojë të luajë në gajde. Krahas angazhimeve kemi dhe shumë repeticione, sepse ëndërrojmë për ta nxjerrë një album me muzikën tonë. Dy prej këngëve tona tashmë janë gati. Ndeshemi me më shumë vështirësi në studio, sepse fuqia jonë është ndër njerëzit, interpretimi live është mjedisi ynë i natyrshëm.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Era"

Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..

botuar më 24-11-20 8.30.PD

"Ditët e anasonit" me B.T.R.

Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..

botuar më 24-11-19 8.45.PD
Rainer Honeck

Rainer Honeck: Çdo herë më bën përshtypje se sa mirë luajnë muzikantët bullgarë

Ai punon një nga profesionet më prestigjioze dhe më interesante. Fytyra e tij është e njohur në mbarë botën, por njerëzit zakonisht e imagjinojnë atë me mjekrën e mbështetur në një violinë Stradivari. I ftuar i Radio Bullgarisë është Rainer Honeck,..

botuar më 24-11-17 10.30.PD