Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita e Pavarësisë së Bullgarisë

БНР Новини
Mbreti Ferdinand I, Kryeministri Aleksandër Malinov, ministra dhe gjeneralë në shpalljen e Pavarësisë.
Foto: wikipedia.org

Para 106 vitesh më 22 shtator Bullgaria shpalli pavarësinë e vet nga Perandoria Osmane. Ky akt u bë i mundur tri dekada pas Luftës Çlirimtare Ruso-Turke. Gjatë këtyre dekadave Principata e Bullgarisë vazhdonte të ishte vasale e Perandorisë Osmane. “Sipas praktikës, gjatë shekullit XVIII dhe XIX shtetet e reja nuk e merrnin menjëherë pavarësinë – thotë në një intervistë për Radio Bullgarinë doc. Valeri Kolev nga Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit”. “Në qoftë hedhim një shikim drejt vendeve të tjera në regjion: Rumania, Serbia, Mali i Zi, ato në të njëjtën mënyrë më parë ishin principata autonome vasale dhe pas kësaj u bënë të pavarura.” Cilat janë minuset e statusit vasal 30 vjeçar të Bullgarisë?

“Ka shumë gjëra, me të cilat Perandoria Osmane praktikisht e ka vështirësuar zhvillimin e Bullgarisë. Le të përmendim, për shembull, vijën hekurudhore Stambolli-Edreneja-Plovdivi-Sofja-Caribrodi. Shteti bullgar praktikisht nuk kishte aspak të drejta mbi të, sikur të ishte jashtë territorit të tij. Nuk kishte të drejtën e emërimit të personelit diplomatik të rangut më të lartë madje në tri vendet fqinje: Serbia, Rumania dhe Perandoria Osmane, pa miratimin e Portës së Lartë (qeveria osmane). Në shikim të parë këto janë kufizime të vogla, por çdo një prej tyre përbente një pengesë praktike para Bullgarisë. Për shembull shumë kohë ka pasur debate në cilën gjuhë të jetë korrespondenca diplomatike midis dy shteteve, nëse shteti bullgar ka të drejtën e valutës së vet, nëse bullgarët mund të kenë pasaporta të veta. Në qoftë se udhëtonin, bullgarët çdo herë duhej ta vizitonin së pari Stambollin, që të marrin pasaportë nga Zyra e Pasaportave atje.”

Kështu qe është e kuptueshme se pse qeveritë e para bullgare pas Çlirimit – që nga ajo e parë e Todor Brumovit në vitin 1879, filluan gradualisht të hidhnin poshtë këtë vasalitet dhe të zgjeronin sovranitetin e shtetit. Në vazhdim të 30 viteve partitë, të cilat e merrnin pushtetin, e ndiqnin këtë politikë. Cilat janë shkaqet në plan ndërkombëtar dhe të brendshëm për aksionin “Pavarësi” pikërisht në vitin 1908?

“Së pari, gjatë korrikut të vitit 1908 shpërtheu i ashtuquajturi “revolucion i xhonturqve” në Perandorinë Osmane, kur u përhap dëshira , kryesisht në rrethet ushtarake, për një udhëheqje konstitucionale, parlamentare të perandorisë– shënon doc. Kolev. – Ata e rrëzuan sulltanin Abdul-Hamid II dhe shpallën rimëkëmbjen e Kushtetutës nga viti 1876. Kuptohet kjo është një krizë shumë e madhe për këtë perandori kaq konservatore. Ndërkaq, rreth vitit 1908 skadoi afati 30 vjeçar i Traktatit të Berlinit të Fuqive të Mëdha, me të cilin Austro-Hungaria e kishte okupuar Bosnjën e Hercegovinën. Ajo, kuptohet, nuk donte për t’u tërhequr nga atje, por ta bashkonte provincën e pasur boshnjake. Për këtë shkak midis Austro-Hungarisë dhe Bullgarisë kishte unitet në synimet e tyre për shkeljen e Traktatit të Berlinit.”

Në verën e 1908-ës në Vjenë dhe Budapest u zhvilluan bisedime sekrete mes princit bullgar Ferdinand Sakskoburggotski dhe perandorit austro-hungarez Franc-Josif. Disa herë kryeministri bullgar Aleksandër Malinov, duke udhëtuar nëpër Evropë, kalonte përmes Vjenës dhe Budapestit, merrte pjesë në bisedime të ndryshme, jepte pëlqimin e vet për ndryshimin e statukuos. Dy ngjarje e provokuan shpalljen e pavarësisë. Njëra prej tyre është fillimi i grevës së madhe të transportit në Hekurudhat Lindore më 5 shtator 1908, kur u paralizuan komunikacionet në tërë Bullgarinë Jugore. Kështu në Principatën e Bullgarisë edhe një herë u bindën se sa shumë e pengon vendin varësia jonë nga Perandoria Osmane. Ngjarja e dytë është një fjalim i Vezirit të Madh të porsaemëruar nga xhonturqit, i cili bëri të ditur se do të shtrëngohet regjimi rreth “vilajeteve autonome”, ndër të cilat ishte edhe Bullgaria. Agjenti diplomatik bullgar Ivan Stefanov Geshov nuk u ftua në festën zyrtare në Stamboll. Si shenjë proteste ai ishte thirrur në Sofje për shkak të mosrespektimit të të drejtave shtetërore të Principatës. Ideja për shpalljen e pavarësisë bullgare u dha nga ambasadori francez në Stamboll – ai i bëri aluzion qeverisë bullgare se vendi mund të përfitojë nga kriza e krijuar. Për shpalljen e pavarësisë u zgjodh kryeqyteti i vjetër bullgar Veliko Tërnovo – si shenjë respekti ndaj shtetit mesjetar bullgar. Manifesti, me të cilin u shpall pavarësia, u lexua në kishën e vjetër “40 Martirët e Shenjtë”, pas kësaj – edhe në kështjellën historike Carevec. Princi Ferdinand mori titullin “Mbret i bullgarëve”.

“Bullgaria ishte barazuar me shtetet e tjera evropiane, u rrit statusi i përfaqësive diplomatike bullgare – vuri në dukje Veleri Kolev. – Shteti bullgar tashmë kishte të drejtën për ta zhvilluar vetë politikën e tij të jashtme. Ai e kishte zhvilluar edhe deri atëherë, por tashmë nuk i kishte pengesat artificiale nga ana e Perandorisë Osmane. Duke u bërë një shtet i pavarur, vendi ynë kishte të drejtën e lidhjes së kontratave tregtare, pa u këshilluar me Portën e Lartë. Ai mund të caktonte vetë taksat doganore, statusin e zyrave kufitare dhe të pasaportave. Mirëpo, nga ana tjetër, nuk duhet të harrojmë se shpallja e pavarësisë është lidhur edhe me disa fakte jo shumë pozitive. Duke dalë jashtë kufijve të Perandorisë Osmane, çdo një iniciativë bullgare për përmirësimin e gjendjes së popullsisë bullgare, e cila mbeti në Maqedoni (rreth 1 mln e 300 mijë veta), si dhe në Trakinë Perëndimore dhe në Trakinë e Edrenesë (rreth 300-350 mijë veta), tashmë konsiderohej si njëfarë ndërhyrjeje në punët e një shteti tjetër fqinj. Deri atëherë qeveritë bullgare kishin të drejtën e iniciativave të tilla – të marrin pjesë në mbrojtjen e të drejtave të bullgarëve atje.”

Nuk është e rastit se duke pasur parasysh politikën e rreptë të Perandorisë Osmane ndaj popullsisë bullgare në këtë moment, si dhe ndaj të krishterëve të tjerë atje, shteti bullgar dhe aleatët e tij Serbia, Greqia dhe Mali i Zi u orientuan te mënyrat ushtarake për zgjidhjen e çështjeve të tyre kombëtare. Kështu, katër vjet më vonë, filloi Lufta e Parë Ballkanike.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zbulimet e fundit arkeologjike në Kështjellën Urviç ringjallin legjendat për mbretin Jasen

Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës së Djallit ndodhet kodra Srednobërdie. Aty lumi Vedena derdhet në lumin Iskër dhe malet Lozen dhe..

botuar më 24-11-24 10.35.PD

Familja e krishterë forcon marrëdhënien me Zotin

Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë rreth shekullit të VIII-të, në kohën e Patriarkut Tarasij. Vetëm gjashtë shekuj më vonë, festa filloi..

botuar më 24-11-21 7.35.PD

Misioni sekret i zepelinit L 59 apo si Jamboll hyri në histori me një rekord botëror

Në një mëngjes të ftohtë nëntori të vitit 1917, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, një zepelin L 59 u ngrit nga baza afër Jambollit për në Tanzani. Qëllimi ishte furnizimi i municioneve dhe materialeve për njësitë ushtarake gjermane të vendosura në..

botuar më 24-11-11 7.05.PD