Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Afishja muzikore e Operës së Sofjes për stinën e re

БНР Новини
Hapja solemne e stinës së re do të bëhet më 20 shtator me operën e Verdit “Don Karlos”.
Foto: operasofia.bg

Me një gala koncert “Klasik e Artë” Opera e Sofjes hapi programin e vet të muajit shtator. Në të dominojnë shfaqjet për fëmijë. Ky është një vazhdim të idesë, të cilën drejtoria e teatrit e përpunon prej viteve për edukimin që në një moshë farë të herët në një nevojë prej art. Prandaj tanimë është një pamje e shpeshtë që vogëlushët t’i shpien prindërit e vet në opera. Pas shfaqjeve në skenë të vogël dhe të madhe, që nga viti i kaluar ka dhe sallë “Vogëlushët”, për të cilën mezi gjenden bileta – sepse interesi është i madh. Në stinën e re spektaklet në të do të jenë dhe më shumë.

Aksentë nga programi mësojmë nga drejtori Pllamen Kartallov: “Premiera e parë do t’i përkushtohet publikut më të ri. “Muzikantët e Bremenit” është myzikëli i tretë i Aleksandër Vlladigjerovit, të cilin po e prezantojmë. Shfaqja tjetër e re është e baletit klasik “Bukuroshja e fjetur” në bazë të koreografisë të primabalerinës së njohur dhe pedagoge Masha Ilieva. Mes titujve të premierave është dhe krijimi i Kamij Sen-Sans – “Samson dhe Dalilla”. Regjisor është argjentinasi Hugo de Ana, i cili tanimë po punon mbi projektin – ai është dhe skenograf dhe autor i kostumeve. Në të do të shikojmë mexosopranon Nadja Krësteva, kamerzinger i operës së Vjenës. Këngëtarja do të vijë posaçërisht, që të përfshihet në realizimin e “Samson dhe Dalillas”.

Bullgarja Nadja Krësteva paraqitet në skenën e Operës Shtetërore të Vjenës që nga viti 2002 – për 12 vjet ajo ka interpretuar mbi 30 parti mezosoprani në më shumë se 300 spektakle. Krahas me këtë ka dhe angazhime dhe në teatro të tjera botërore dhe festivale muzikore në Evropë, ShBA Japoni.

Opera e Vagnerit e vënë më shpesh në botë “Tristan dhe Izolda” do të jetë në afishen e teatrit tonë. Rihard Trimborn, një konsultat i njohur muzikor, i cili ishte në Sofje për shfaqjet e “Unaza e Nibelungës” përsëri është këtu. Ai tanimë po punon me artistë bullgarë mbi rikrijimin e këtij titulli romantik në Operën e Sofjes. Premiera do të jetë gjatë muajit shkurt 2015. “Kurse gjatë muajit maj një sagë tjetër dashurie do të luhet në skenën tonë – “Gjahtarët e margaritarëve”. Regjisor i saj është Svetozar Donev – një drejtor shumëvjeçar i këtij teatri. Mendo se, është mirë të ketë larmi të ekipeve të regjisorëve.”

Feruço FurllanetoSipas traditës grupi i Operës së Sofjes merr pjesë në festivalin e verës “Skena e shekujve” në kodrën Carevec në kryeqytetin e lashtë Veliko Tërnovo. Gjatë vitit 2015 ai do t’i kushtohet 830 vjetëve nga Kryengritja e Petërit dhe Asenit. Në lidhje me këtë do të vihet dhe opera e parë historike bullgare “Borisllav”, e cila tregon për vojvodën e madh të mbretit Ivan Asan i II. Titulli është i panjohur për publikun, sepse krijimi në bazë të pjesës së Ivan Vazovit dhe muzikë të maestro Georgi Atanasovit, është e vënë gjatë vitit të largët 1910. Shfaqja e dytë , me të cilën trupa e Teatrit Kombëtar të Operës do të përfshihet në festimet, është baleti “Vajza e mbretit Kallojan” nga Marin Goleminovi. Kjo ishte një afishe muzikore në avans, kurse tani kthehemi drejt programit të muajit shtator. Aktualisht talent të rinj punojnë në sallën e teatrit nën drejtimin e primas së operës Rajna Kabaivanska në klasën e saj të mjeshtërisë. Hapja festive e stinës së re është më 20 shtator me “Don Karlosin” e Verdit. Posaçërisht për këtë për herë të parë në Bullgari vjen dhe basi i njohur italian Feruço Furllaneto, i cili do të mishërohet në rolin e Filipit të II. Një ditë më vonë më 21 shtator fillon Konkursi ndërkombëtar për këngëtarë të rinj të operës “Boris Hristov”. Seleksionimi i kandidatëve përmes incizimeve tanimë ka përfunduar.

“Rrethi i dytë dhe i tretë do të jenë në skenën e operës së Sofjes – thotë Pllamen Kartallov. – Konkursi do të përfundojë me gala koncert të laureatëve. Kjo është dhe e reja në të, me qenë se deri tani fituesit morën pjesë në shfaqje bashkë me grupin tonë. Planifikojmë t’i ftojmë pas konkurseve në spektakle, të cilat të mund të zhvillohen qetë me regjisorët dhe dirigjentët. Gara në opera organizohet nga Fondacioni “Boris Hristov”, kurse ne jemi partnerë dhe mikpritës. Kryetar i jurisë është Aleksandrina Millçeva. Shpresoj të ketë dhe kandidatë të mirë.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Dera e kyçur" – vepra më e re e këngëtarit Todor Gaxhallov

Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...

botuar më 24-11-29 8.35.PD

“Më zgjo në maj” dhe Mary Boys Band

Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..

botuar më 24-11-28 6.10.PD

"Dua"

Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..

botuar më 24-11-27 6.10.PD