Me një gala koncert “Klasik e Artë” Opera e Sofjes hapi programin e vet të muajit shtator. Në të dominojnë shfaqjet për fëmijë. Ky është një vazhdim të idesë, të cilën drejtoria e teatrit e përpunon prej viteve për edukimin që në një moshë farë të herët në një nevojë prej art. Prandaj tanimë është një pamje e shpeshtë që vogëlushët t’i shpien prindërit e vet në opera. Pas shfaqjeve në skenë të vogël dhe të madhe, që nga viti i kaluar ka dhe sallë “Vogëlushët”, për të cilën mezi gjenden bileta – sepse interesi është i madh. Në stinën e re spektaklet në të do të jenë dhe më shumë.
Aksentë nga programi mësojmë nga drejtori Pllamen Kartallov: “Premiera e parë do t’i përkushtohet publikut më të ri. “Muzikantët e Bremenit” është myzikëli i tretë i Aleksandër Vlladigjerovit, të cilin po e prezantojmë. Shfaqja tjetër e re është e baletit klasik “Bukuroshja e fjetur” në bazë të koreografisë të primabalerinës së njohur dhe pedagoge Masha Ilieva. Mes titujve të premierave është dhe krijimi i Kamij Sen-Sans – “Samson dhe Dalilla”. Regjisor është argjentinasi Hugo de Ana, i cili tanimë po punon mbi projektin – ai është dhe skenograf dhe autor i kostumeve. Në të do të shikojmë mexosopranon Nadja Krësteva, kamerzinger i operës së Vjenës. Këngëtarja do të vijë posaçërisht, që të përfshihet në realizimin e “Samson dhe Dalillas”.
Bullgarja Nadja Krësteva paraqitet në skenën e Operës Shtetërore të Vjenës që nga viti 2002 – për 12 vjet ajo ka interpretuar mbi 30 parti mezosoprani në më shumë se 300 spektakle. Krahas me këtë ka dhe angazhime dhe në teatro të tjera botërore dhe festivale muzikore në Evropë, ShBA Japoni.
Sipas traditës grupi i Operës së Sofjes merr pjesë në festivalin e verës “Skena e shekujve” në kodrën Carevec në kryeqytetin e lashtë Veliko Tërnovo. Gjatë vitit 2015 ai do t’i kushtohet 830 vjetëve nga Kryengritja e Petërit dhe Asenit. Në lidhje me këtë do të vihet dhe opera e parë historike bullgare “Borisllav”, e cila tregon për vojvodën e madh të mbretit Ivan Asan i II. Titulli është i panjohur për publikun, sepse krijimi në bazë të pjesës së Ivan Vazovit dhe muzikë të maestro Georgi Atanasovit, është e vënë gjatë vitit të largët 1910. Shfaqja e dytë , me të cilën trupa e Teatrit Kombëtar të Operës do të përfshihet në festimet, është baleti “Vajza e mbretit Kallojan” nga Marin Goleminovi. Kjo ishte një afishe muzikore në avans, kurse tani kthehemi drejt programit të muajit shtator. Aktualisht talent të rinj punojnë në sallën e teatrit nën drejtimin e primas së operës Rajna Kabaivanska në klasën e saj të mjeshtërisë. Hapja festive e stinës së re është më 20 shtator me “Don Karlosin” e Verdit. Posaçërisht për këtë për herë të parë në Bullgari vjen dhe basi i njohur italian Feruço Furllaneto, i cili do të mishërohet në rolin e Filipit të II. Një ditë më vonë më 21 shtator fillon Konkursi ndërkombëtar për këngëtarë të rinj të operës “Boris Hristov”. Seleksionimi i kandidatëve përmes incizimeve tanimë ka përfunduar.
“Rrethi i dytë dhe i tretë do të jenë në skenën e operës së Sofjes – thotë Pllamen Kartallov. – Konkursi do të përfundojë me gala koncert të laureatëve. Kjo është dhe e reja në të, me qenë se deri tani fituesit morën pjesë në shfaqje bashkë me grupin tonë. Planifikojmë t’i ftojmë pas konkurseve në spektakle, të cilat të mund të zhvillohen qetë me regjisorët dhe dirigjentët. Gara në opera organizohet nga Fondacioni “Boris Hristov”, kurse ne jemi partnerë dhe mikpritës. Kryetar i jurisë është Aleksandrina Millçeva. Shpresoj të ketë dhe kandidatë të mirë.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë,..
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe..