Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Biblioteka e Kryeqytetit paraqet tri ekspozita kushtuar Festës së Sofjes

БНР Новини
Foto: stara-sofia.com

17 shtatori – dita, kur kisha ortodokse shënon nderin e mërgimtareve të shenjta Sofia dhe tri vajzat e saj Vjara (Besa), Nadezhda (Shpresa) dhe Ljubov (Dashuria), është shpallur festë e qytetit të Sofjes. Sivjet ndër aktivitetet e festës ka tri ekspozita në Bibliotekën e Kryeqytetit, kushtuar historisë dhe proceseve historiko-kulturore në qytet. Si ka ndryshuar qyteti gjatë shekullit XX në përputhje me vendimet e marra atëherë. Kjo mund të shihet në ekspozitën “Sofja po rritet, por nuk pleqëron”. Ja se çfarë tregon Jovka Ivançeva nga dega “Takimet dhe aktivitetet” në Bibliotekën e Kryeqytetit:

“Atje janë paraqitur materiale shumë interesante nga fondi ynë “Dituria për vendlindjen”. Biblioteka e Kryeqytetit është një prej instituteve më të mëdha publike kulturore. Kemi një degë të posaçme, e cila grumbullon, ruan, përhap dhe reklamon gjithçka të lidhur me Sofjen. Dokumente të rëndësishme në ekspozitë janë lidhur me vendimet e Këshillit Bashkiak të marra gjatë viteve të kaluara. Ky për shembull është vendimi i kryetarit të bashkisë Vlladimir Vazov, vëllai i shkrimtarit të madh bullgar Ivan Vazov, për ndërtimin e ujësjellësit të Rillës në vitin 1933 dhe të Thertores së Sofjes. Në kohën e tij u hap dhe Biblioteka e Qytetit pranë Bashkisë së Kryeqytetit dhe u vu themeli i muzeut bashkiak dhe arkivit në vitin 1928. Ka dhe dokumente nga koha e inxhinierit Ivan Ivanov – një prej kryetarëve më të suksesshëm të bashkisë së Sofjes, i cili bëri shumë përmirësime dhe sa i përket furnizimit të qytetit me ujë, kanalizimit, kalldrëmimit, furnizimit me rrymë elektrike, gjelbërimit, pastërtisë së qytetit. Në kuadrin e udhëheqjes së tij (1934-1944) u lëshuan autobusët (26 prill 1935) dhe trolejbusët e parë (8 shtator 1941). Po flas për kohën, kur Sofja u shndërrua në një qytet modern evropian.”

Në tablotë me vendime të rëndësishme bashkiake nga shekulli i kaluar janë paraqitur dhe shumë fotografi, të cilat tregojnë ndërrimin e qytetit. Një shikim tjetër kureshtar ndaj së kaluarës është ekspozita – “Sofja – historia në syrin e afishes”.

“Në degën “Dituria për vendlindjen” në Bibliotekën e Kryeqytetit nga vitet 80 ruhen afishe, të cilat janë lidhur me jetën kulturore dhe sociale të Sofjes nga shekulli i kaluar deri tani. Në këtë ekspozitë tregojmë mbi 200 afishe dhe pllakate, shumica prej të cilave janë origjinale. Afishet janë më të ndryshme – nga afishet teatrore e gjer te ftesat për koncerte dhe aktivitete të tjera. Kemi ekspozuar për shembull një prej afisheve të para të grupit të njohur muzikor “Shturcite”. Kemi dhe kopje të tjera kureshtare nga pllakatet në rrugë në fillim të shekullit të XX-të, të lidhura me jetën ekonomike dhe politike të kryeqytetit. Për shembull ka pllakate të lidhura me takimet, ose debatet rreth këtij problemi “Cila është e para: veza, apo pula”. Ose për përhapjen e produkteve të reja kozmetike dhe të tendencave të modës në jetën e kryeqytetasve të asaj kohe. Ka diçka shumë nostalgjike në këto afishe të vjetra, të cilat zbulojnë jetën e pasur shoqërore dhe kulturore të Sofjes.”

“Sot “ngjyra” e rrugëve, duke pasur parasysh posteret, është e shumëllojshme – thotë Jovka Ivançeva. – Shumica e gjërave, të cilat paraqiten në ekspozitën “Historia në syrin e afishes” janë pikturuar me dorë. Bën përshtypje se sot mungon kjo përsosmëri e detajeve. Afishet e vjetra kanë një atmosferë tjetër, tregojnë gjëra të tjera, prandaj mendoj se ndeshja e këtyre dy botëve të ndryshme sot është shumë interesante. Le të shohim se çfarë ka qenë jeta dikur në kryeqytetin tonë.”

Ekspozita e tretë, e organizuar nga Biblioteka e Kryeqytetit, hapet në Ditën e Sofjes. Ajo paraqet piktura dhe pikëpamjen e fëmijëve për qytetin e tyre. Pikturat janë vepër e fëmijëve, të cilat vizitojnë shkollat e pikturimit pranë Degës për fëmijë dhe adoleshentë të bibliotekës.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shën Nikollaj Çudibërësi - mishërimi i mëshirës vetëmohuese

Më 6 dhjetor Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shën Nikollaj Mrekullibërësit. E quajnë atë shenjtorin e mëshirës, ​​sepse e gjithë jeta e tij iu kushtua mbështetjes së të varfërve, të vuajturve, të pafajshmëve dhe të padrejtëve. Fjalët e tij..

botuar më 24-12-06 5.45.PD

Enë të gdhendura në mënyrë të shkëlqyer dhe statuja të punuara me imtësi - Tuma Kozareva zbulon sekretet e saj

Gjetjet nga gërmimet arkeologjike të tumës Kozareva u bënë një sensacion i vërtetë në vitin 2014, kur u prezantuan për herë të parë para publikut të gjerë. Ndër eksponatet e shkëlqyera dallohen amuletat e bëra nga kafka njerëzore, enë balte dhe vegla..

botuar më 24-12-01 10.10.PD

Në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, u zbulua koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe

Koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe u zbulua në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, njoftoi kreu i gërmimeve Ljubomir Merxhanov. Sipas tij, ky është një gjetje jashtëzakonisht e rrallë. Koka ndodhej pranë foltores së tempullit dhe..

botuar më 24-11-29 6.15.PD