Në prag të festës së krishtere “Besa, shpresa dhe dashuria” dhe të Vitit të Ri te hebrenjtë, Ambasada e Izraelit startoi fushatën bamirëse “Zemra e ngrohtë” për të prekurit nga përmbytjet në Bullgari. Kjo fushatë po ashtu është pjesë e nismës “Bëje të mirë” të Organizatës së Hebrenjve në Bullgari “Shallom”. Aktiviteti “Bëje të mirë” u mbajt për herë të parë më 2008 me rastin e përvjetorit të 65-të nga shpëtimi i hebrenjve në Bullgari.
“Izraeli ndihmon çdo vend në nevojë, por nënkuptohet se ndjenjat tona për Bullgarinë janë më të ngrohta dhe më personale”, tha Ambasadori i Izraelit në Sofje, z. Shaul Kamisa Raz. Së bashku Kryqi i Kuq Bullgar, Organizata “Shallom”, disa spitale bullgare dhe izraelite, si dhe firma private Izraeli do t’i ndihmojnë të prekurit, duke shpërndarë ushqime, pije, produkte bulmeti, pajisje shkollore për fëmijët, çizme, lopata dhe materiale të tjera për pastrimin e shtëpive të përmbytura. Fushata do të përfundojë më 18 shtator në sheshin e qytetit Mizi, një nga vendet më të prekura. Sipas fjalëve të Ambasadorit të Izraelit, ndihma nuk është aq e madhe por jepet në kohë.
“Fuqia e ndihmës matet me ngrohtësinë me të cilën është bërë durimi – theksoi z. Shaul Kamisa Raz. – Nuk është me rëndësi vlera fizike, domethënia e durimit është se ai bëhet nga zemra, sepse para gjithmonë mund të gjinden. Ja pse fushata quhet “Zemra e ngrohtë”.
Ambasadori i Izraelit vuri në dukje se mirënjohja e popullit izraelit ndaj popullit bullgar për ndihmën gjatë Luftës së Dytë Botërore është e pa fund.
“Ideologjia e Izraelit është para se të gjithash të ndihmojë çdo vend në nevojë” – tha z. Shaul Kamisa Raz. Bile tani në Siri apo në Rripin e Gazës, Izraeli vazhdimisht jep ndihmë humanitare. Ndërtuam dy spitale – njëri është afër Rripit të Gazës, tjetri – në kufirin me Sirinë. Atje kujdeset për të gjithë të sëmurët dhe të plagosurit. Nëse pacienti është në gjendje të rëndë, atëherë ai dërgohet në spitalet e tjera të Izraelit.” – sqaroi z. Shaul Kamisa Raz.
“Në të vërtetë i kemi ndjenjat shumë të ngrohta për Bullgarinë. Marrëdhëniet tona janë historikisht të arsyetuara, siç e përmenda më lart. Plus që Bullgaria nuk ka detyruar hebrenjtë në vend që të emigrojnë në shtetin izraelit. Në këtë realitet të komplikuar në botë Bullgaria dhe Izraeli janë partnerë strategjikë me interes të ndërsjellë. Këto raporte duhet vazhduar edhe më tej. Ndihma jonë për të prekurit e përmbytjeve është në shenjë miqësie dhe solidariteti. Ne nuk përpiqemi të zëmë vendin e shtetit. E dimë se Bullgaria bën çdo gjë që është e mundur për të evituar pasojat nga fatkeqësia. E dimë po ashtu se BE-ja gjithashtu do ta ndihmojë Bullgarinë. Kjo është një nismë solidariteti.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..