Simbole të pushtetit monarkik, urdhra të larta, kostume diplomatike, të zbukuruara me xhingla dhe të bukura si veshjet popullore, vepra të piktorëve të njohur. Të gjitha këto sende dhe një sërë eksponatesh të tjera janë rregulluar në ekspozitën “Lindja e Bullgarisë së Tretë. Sofja dhe vendet përreth në fund të shek. XIX dhe në fillim të shek. XX. Kryeqytetasit”.
“Kjo është koha kur rilindi shteti bullgar, u ringjall si feniks pas zgjedhjes pesëshekullore të Perandorisë Osmane – thotë kritikja e artit Prof. Milla Santova. – Kjo është koha kur Bullgaria kërkonte rrugën dhe mënyrat se si të vendoste themelet e shtetit. Këto rrugë i ka gjetur në modelin evropian, të cilit i përket. Në këtë ekspozitë mund të shihet e ashtuquajtura “Kushtetuta e Argjendtë e vitit 1911”. Kjo ka qenë e zbukuruar anash me argjend.”
Kushtetuta e 1911-ës përbën redaktim të plotë të Kushtetutës së Tërnovos të vitit 1879 dhe lidhet me shpalljen e Bullgarisë Mbretëri më 1908. “Kushtetuta e Argjendtë ka qenë dokumenti kryesor i shtetit, i cili ka harmonizuar strukturat vendore me ato evropiane – sqaron Prof. Santova. – Pra, ky ka qenë hapi më i rëndësishëm i asaj periudhe që Bullgaria t’i afrohej Evropës. Nënkuptohet që lidhjet me Evropën kanë ekzistuar dhe më parë, sepse para Çlirimit të Bullgarisë shumë bullgarë kanë studiuar në vendet evropiane. Bëhet fjalë për një inteligjencie e cila ka luajtur rol të rëndësishëm në vend që nga koha e hedhjes së themeleve shtetërore.”
Eksponatet për Shtetin e Tretë Bullgar janë mbledhura nga muzetë e ndryshëm në Sofje dhe nga një koleksion privat. Ekspozita mund të shihet në Muzeun Kombëtar të Artit Figurativ Bullgar, ish Pallatin Mbretëror. Përveç eksponateve vizituesit mund të ndjekin filma të vjetër tematikë dhe një projektim të fotografive.
“Ekspozita është interesante sepse përmes eksponateve, filmave dhe fotografive vizituesi bashkëkohor mund të njihet me jetën e atëhershme në Sofje. Kështu p.sh., nëpër rrugët kryeqytetase shkonin njerëz të veshur sipas modës së fundit evropiane, si dhe njerëz me kostume popullore na fshatrat përreth Sofjes. Kjo është amalgama e jetës shoqërore të asaj periudhe në Bullgari. Bile familja mbretërore është fotografuar me kostume popullore. Në ekspozitë mund të shihet një fotografi e tillë ku mbreti Ferdinand së bashku me fëmijët e tij dhe të shoqen e dytë demonstrojnë veshjet popullore bullgare. Për mendimin tim, thotë Prof. Santova – ky është simboli i lidhjes midis dy zanafillave të kulturës së re bullgare.”
Theksat e ekspozitës janë portretet e familjes mbretërore dhe të figurave të rëndësishme si ato të shkrimtarit të madh bullgar Ivan Vazov dhe politikanit Stefan Stambollov, të njohur me vendosmërinë e tij. Vizituesit mund të shohin disa vepra të piktorit bullgar me origjinë çeke Ivan Mërkviçka, ku ai ka sjellë portrete karakteristike të fshatarëve. Theks tjetër interesant i ekspozitës është kompleti i tryezës prej porcelani i cili ka fituar vendin e parë në një konkurs femrash nën kujdesin e princeshës Evdokia. Ky komplet tryeze është vepër e Aleksandra Haxhivëllçeva. Kjo e fundit është një fis me iluministin bullgar Shën Paisi Hilendarski, krijues i historisë së parë të popullit bullgar gjatë Rilindjes. Interesant është fakti se Aleksandra Haxhivëllçeva ka qenë mes nxënësve të parë të Akademisë së Arteve dhe këtë komplet tryeze e ka dekoruar me qëndisjen karakteristike për Sofjen. Vizituesit e ekspozitës, në fakt mund të njihen me historinë e kompletit të tryezës të një familjeje lidhur me proceset kulturore në Bullgari.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografi: Veneta Pavllova
Arkeologët studiuan një nekropol në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll. Perimetri në të cilin ndodhet është pjesë e historisë së Apolonisë Pontika dhe daton në shekullin e IV-të para Krishtit. “Kjo është një zonë me varrime interesante,..
Më 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm - posti më i lartë në parti dhe në shtet. Ajo që ndodhi në takim më vonë do të përkufizohej si një..
Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit..
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës..