Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria – e prirë për t’u përfshirë në luftën kundër Shtetit Islamik

Ministri i Punëve të Jashtme, Daniell Mitov
Foto: BGNES

Javën që kaloi Presidenti i ShBA-së, Barak Obama tha se është gati për të udhëhequr koalicionin për luftë kundër organizatës terroriste “Shteti Islamik”. Ministri i Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Daniell Mitov bëri një deklaratë nga e cila u bë e qartë se Bullgaria është solidare me synimin e ShBA-së. Ministri bullgar tha se brenda disa javëve Bullgaria do të dërgojë armë të lehta dhe municione në Kurdiskan për ta ndihmuar Irakun në luftën kundër ekstremistëve.

Bisedime për t’u dërguar burime njerëzore në vendngjarje nuk janë bërë, dhe në këtë etapë nuk pritet të ketë, duke u marrë parasysh se vetë presidenti amerikan përjashton dërgimin e forcave tokësore. Bullgaria e konsideron grupimin “Shteti Islamik” shumë të rrezikshëm për vendin dhe të gjithë BE-në, sepse në të marrin pjesë ekstremistë me pasaporta evropiane dhe burmime të financimit të degës së naftës.

Në fakt, gatishmëri për luftën kundër ekstremistëve, pala bullgare ishte treguar kohë më parë para fjalimit të Obamës. Në fund të muajit gusht Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së arriti në përfundimin se kriza në Irak kërcënon drejtpërdrejt sigurinë e kufijve të jashtëm të BE-së, ku është edhe Bullgaria. Atëherë qeveria bullgare ngarkoi ministrin e vet të jashtëm me detyrë që të koordinojë me autoritetet e Irakut dhënien e ndihmës ushtarake e humanitare. Pozita e qeverisë është logjike dhe e arsyeshme. Këto ditë lideri i “Shtetit Islamik”, Ebu-Beker El-Bagdati bëri me qartë se tashmë është marrë vendimi për krijimin e Kalifatit në Evropë dhe shteti i parë në Ballkan ku do të valëvitet flamuri i zi do të jetë Bullgaria. Së pari, për shkak të gjendjes gjeografike të vendit dhe së dyti, për shkak të mijëra ithtarëve dhe shumë myslimanëve, të cilët janë në pritje të sinjalit të liderëve të tyre për të sakrifikuar jetën në emër të Allahut.

Mirëpo, javën që kaloi u bë e qartë se myslimanët në Bullgari nuk e përkrahin këtë ide. Bashkësia Islame në vend shprehu pozitën e vet të ashpër kundër sulmeve barbare të Shtetit Islamik në Lindjen e Mesme. Shkelja e pa precedent e vlerave të mëdha të islamit dhe përdorimi i fesë si instrument për synime politike, na shqetëson shumë, theksuan nga Bashkësia Islame në Bullgari. Përdhosja e islamit nga pseudo-grupimi islamik nuk është në pajtim me shtyllat e fesë sonë të shenjtë, sepse ato janë plotësisht të ndryshme, pohuan nga Bashkësia Islame në Bullgari.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rumen Radev

Bullgaria duhet të rivendosë rolin e saj udhëheqës në Ballkan

Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..

rinovuar më 24-10-17 4.46.MD
Марчел Чолаку и Николае Чука

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..

botuar më 24-10-12 10.05.PD

Presidenti bëri thirrje për veprime kundër blerjes së votave

Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..

botuar më 24-10-09 5.36.MD