Ministria e Punëve të Brendshme regjistroi numër të shtuar të zbardhjes së krimeve në territorin e qytetit Sofje, si dhe në Qarkun e Sofjes. Të dhënat e tetë muajve të parë të vitit tregojnë se tendenca shkon te pakësimi i krimeve të regjistruara dhe njëkohësisht te rritja e krimeve të zbardhura në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas fjalëve të shefit të Policisë Kryeqytetase, z. Mlladen Marinov më së shumti janë pakësuar vjedhjet e veturave dhe rastet e grabitjes. E ngjashme është gjendja në Qarkun e Sofjes, vuri në dukje shefja e Drejtorisë së Qarkut të MPB-së – Sofje, znj. Maria Ivanova. Për këto rezultate të mira kanë kontribuuar masat e ndërmarra, në veçanti harta interaktive e kriminalitetit në vend. Harta regjistron vendin ku kryhen më shumë krime dhe përkatësisht në këtë vend puna e policëve riorganizohet për kontroll më të mirë. Harta ripërtërihet çdo gjashtë muaj. Në të regjistrohen të dhënat e drejtorive të qarqeve dhe të zyrave rajonale të MPB-së. Një hartë e tillë është përpiluar për Sofjen dhe Qarkun e Sofjes. Kjo metodë veprimi do të vlejë edhe për tregtinë me votat në lidhje me zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 5 tetor të këtij viti.
Sipas hartës interaktive kriminaliteti në periudhën janar-shtator të këtij viti në Sofje është pakësuar me 4 për qind, ndërsa në Qarkun e Sofjes – me më se 10 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për sa i përket llojit të krimeve, harta ka regjistruar rritje të shpërndarjes së lëndëve narkotike, vjedhjeve dhe mashtrimeve. Megjithë uljen në raport 2013-2014 vjedhjet në shtëpitë në lagjet e largëta të kryeqytetit dhe në vilat në rajon mbeten problemi më i madh për bullgarët. Sipas fjalëve të shefit të Policisë së Qarkut të Sofjes për çështjet e kriminalitetit, z. Dimitër Mashov skema e vjedhjeve në vilat në rajonin e kryeqytetit vazhdon të funksionojë dendur. Më së shpeshti bëhet fjalë për grupe dy-tre personash nga rajonet e tjera, të cilët vjedhin pajisje shtëpiake.
“Më i prekur është qyteti Svoge nga kalon linja hekurudhore – shqaron z. Dimitër Mashov. – Vjedhësit nga Sofja, Montana dhe Mezdra dhe nga disa qytete të tjera zbresin aty natën dhe shkojnë për të vjedhur në vilat përreth. Pastaj në mëngjes nisen me trenin e parë. Kjo ndodh kryesisht gjatë stinës së dimrit, sepse atëherë pronarët nuk shkojnë në vila për shkak të rrugëve të këqija. Deri tani janë arrestuar 3-4 grupe vjedhësish. Në vendngjarje ata shkojnë edhe me automjetet e tyre personale, jo vetëm me tren. Rregullisht kontrollojmë dyqanet ku blihen sende të përdorura, si dhe pikat e skrapit, kryesisht në territorin e Sofjes, por edhe në qytetin Berkovica ku kemi gjetur shumë pajisje të vjedhura. Për fat të mirë, vjedhjet në qytetin Svoge janë pakësuar ndjeshëm deri në minimum.”
Z. Mashov sqaroi se sisteme për video-mbikëqyrje ka vetëm në qytetet e mëdha të qarkut si Botevgrad, Samokov dhe Elin Pelin. Sipas fjalëve të shefes së Drejtorisë së Qarkut të MPB-së-Sofje, znj. Maria Ivanova tani për tani nuk ka nevojë për sisteme të tilla në vendbanimet e vogla, sepse nuk vërehet qarkullim aq i shtuar rrugor se sa në qytetin e madh.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..