Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Duhet të kesh rrënje të forta që të lulëzosh” – xhaz këngëtarja Vllada Tomova dhe peripecitë e saj muzikore

Muzika, dhe më në veçanti xhazi e çoi Vllada Tomovën në kolegjin e njohur “Berklee College of Music” në Boston. Atje, larg atdheut të saj ajo zbulon për vete folklorin bullgar. Filloi të dëgjojë incizimet e “Misteri i zërave bullgarë”, të mësojë nga këngëtaret popullore Janka Rupkina dhe Kremena Stançeva. Prezantoi para kolegëve dhe miqve te saj qëndrimin e vet për folklorin tonë. “Mendoj, se rrënjët janë në thelbin e njeriut dhe mbi to duhet të ndërtojmë”. Këto fjalë të Vllada Tomovës kanë përpjesëtimet e tyre reale – “Përralla ballkanike”. Gjatë shtatorit albumi ishte prezantuar në Dyqanin Meloman në Sofje, por jo vetëm si kompakt disk.

“Jam rritur me pllakat e këngëtarëve të preferuar të babait tim dhe prandaj u gëzova për mundësinë që albumi im të jetë edhe në vinil. Në të janë përfshirë edhe dy pjesa, që nuk ekzistojnë në diskun origjinal. Ato nuk janë ballkanike. Njëra është me temë të Sting (“They Dance Alone”), ndërsa tjetra – “Fado Mae” është mbi bazën e yllit të fadosë portugeze Dulce Pontes. Vet koleksioni “Përralla ballkanike” është me këngë, të mbledhur vite me radhë. Për një kohë të gjatë i kam përpunuar bashkë me ansamblin tim në Boston, pas kësaj edhe në Nju Jork, ku i incizova. Njëra prej të parave që fillova të këndoja ishte për Dimjaninka, e cila drejtonte kalin e vet. Ajo e shikonte veten në ujë dhe i pëlqente pasqyrimi i saj. Kjo është kënga ime e dashur. Në album kam përfshirë edhe këngën greke “Avgustos”, këngën kurde popullore “Lejli” si dhe romansin rus cigan “Naveçernjaja”. Prandaj i quajta “Përralla ballkanike”. Duke jetuar larg atdheut gjej njerëz me botëkuptim të ngjashëm që vijnë nga kënde të ndryshme të Ballkanit. Krahas këngëve, kam përfshirë edhe instrumentet karakteristike të këtyre vendeve. Gëzohem, se gjithmonë publiku me ngrohtësi pret interpretimet e mia. Ritmet tona tërheqin njerëzit. Jo rastësisht në SHBA ka interes të madh ndaj folklorit tonë.”

“Në ansamblet e mia vokale-instrumentale përveç meje nuk ka bullgarë të tjerë – vazhdon Vllada Tomova. – Disa janë nga Amerika, të tjerë – nga Izraeli, Zvicra, Greqia. Ata ngarkojnë pjesët e interpretuara me ndjeshmërinë dhe përvojën e tyre muzikore. Bashkë bëjmë muzikë etno, e cila ka “aromë” të veçantë. E dua folklorin autentik. Është me rëndësi të madhe ta ruajmë, është mirë dhe zbulojmë ku ai ndërthuret, ku ka huazime nga muzika e popujve të tjerë. Puna ime me korin folklorik të grave “Zëra të qartë” është përqendruar mbi këngën popullore bullgare. Jam e gëzuar, se aktualisht kam 15 këngëtare të mrekullueshme, 5 prej tyre janë nga Bullgaria, të tjerat – nga Amerika, Polonia, Rusia dhe Austria. Kolektivi është i mrekullueshëm dhe shpresoj që vitin tjetër do të vizitojmë Tubimin kombëtar të krijimtarisë popullore bullgare në Koprivshtica. Në vitin 2014 kalova dy muaj në atdhe dhe përsëri u dashurova në qytetin Sozopoll. Në vitet e adoleshencës atje kam qenë me shoqëri të ndryshme me piktorë, artistë dhe muzikantë. Tani mora pjesë në koncertin e Teodosij Spasovit Xhaz Kuintet në festivalin “Apolonia”. Aktualisht jam duke përgatitur një album me këngë të autorit. Në të do të ketë muzikantë të ftuar, ndërsa në njërën prej këngëve, që i është kushtuar Bullgarisë, do ta ftojë Teodosij Spasovin. Pjesa më e madhe e këngëve do të jenë në anglisht dhe nuk kanë pikë takimi me folklorin bullgar.”

Vllada Tomova është emocionale në skenë dhe në jetë. “Çdo ditë na sjell dhuratën emocionuese të befasisë, afërsisë, zbulimit” – thotë ajo dhe na prezanton pjesë prej botës së saj muzikore. Ky është projekti i saj i parë me bashkëshortin e vet, kompozitorin dhe kitaristin amerikan Chris Rael. Në provat akustike është i pranishëm dhe djali i tyre i vogël, i cili është i dashuruar në perkusionet, ndërsa sot, është 4 vjeçar, di përmendsh dhe këndon këngët nga albumi “Trëndafili i Llazarit”.

“Trëndafili i Llazarit” është një album i bukur – rrëfen Vllada Tomova. – Ai përfshin këngë të hebrenjve spanjollë, që kanë populluar rajonin e Mesdheut dhe të Ballkanit. Ideja e aranzhimeve është e bashkëshortit tim. Në kapakun e albumit është një trëndafil bullgar – që është pjesë e tufës së luleve që më dhuroi ai. Këtë trëndafil e vura në vazo dhe ai lëshoi rrënje, e mbjella dhe çelën tre lule njëkohësisht. Ky është një analog – së pari duhet të kesh rrënje të forta, pas kësaj mund të fluturosh dhe të lulëzosh. Në këtë kuptim dy albumet e mia “Përralla ballkanike” dhe “Trëndafili i Llazarit” për mua janë një kthim tek rrënjët dhe një afirmim. Kështu ndihem e gatshme për lule të reja.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Fotografitë janë ofruar nga Vllada Tomova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fillon edicioni i vjeshtës i Plovdiv Jazz Fest

Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..

botuar më 24-11-01 6.10.PD
Vesko Panteleev- Eschkenazy

Varna dhe Sliven zhyten "në botën e muzikës" me maestro Vesko Panteleev- Eschkenazy

Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..

botuar më 24-10-31 2.20.MD

"Gjithçka është në rregull"

Disa ditë para ditëlindjes së tij dhe një muaj para koncertit të tij të madh në sallën Arena Sofja, Ljubo Kirov prezantoi një këngë tjetër nga albumi "Zemra e re" - baladën e bukur "Gjithçka është në rregull". Teksti, si gjithmonë, është i Ljubos,..

botuar më 24-10-29 6.20.PD