Gjithnjë e më shumë të rinj blejnë biletë për një drejtim, por jo për t’u larguar nga Bullgaria, përkundrazi – për të rikthyer në atdhe. Kjo tendencë pozitive konfirmohet nga forumi “Karriera në Bullgari. Pse jo?”, që forum organizohet për vitin e shtatë me radhë nga organizatat “Tuk-tam” (shqip “Këtu-aty”) dheBack2BG. Që nga starti forumit deri më sot rreth 6 mijë bullgarë të arsimuar dhe me përvojë pune jashtë shtetit kanë kërkuar realizim profesional në Bullgari. Çdo vit numri i të interesuarve rritet. Shtohen po ashtu kompanitë të cilat emërojnë bashkatdhetarët tanë jashtë shtetit. Deri tani 350 punëdhënës të sektorëve të ndryshëm të ekonomisë u kanë dhënë punë bullgarëve jashtë shtetit. 95 për qind të përfaqësuesve të biznesit të vitit të kaluar janë të kënaqur me punëmarrësit e përzgjedhur. Sivjet forumi do të mbahet më 10 shtator në Inter Expo Center në Sofje. Në të do të prezantohen përfaqësues nga më se 70 kompani, 60 për qind prej të cilave janë marrin pjesë për herë të parë në forum.
“Rreth 15 për qind të kompanive janë lokalizuar jashtë kryeqytetit – thotë znj. Nusha Spirova, kryetare e organizatorëve të forumit. – Çdo vit përpiqemi të zgjerojmë spektrin e sektorëve të biznesit dhe të përfshijmë firma të cilat e kanë selinë jo në kryeqytet. Ka shumë kandidatë të cilët interesohen për punë në vendbanime të ndryshme të Bullgarisë. Sivjet rreth 20 për qind janë kompanitë bullgare, ndërsa të tjerat janë ndërkombëtare me përvojë në tregun bullgar. Për sa u përket sektorëve, parapëlqehet ai i shërbimeve dhe pas tij – sektori i prodhimit. Interes përbëjnë gjithashtu dhe operatorët mobilë dhe fusha e marrëdhënieve me publikun. Në forum ka përfaqësues të kontabilitetit dhe menaxhimit të projekteve evropiane. Zakonisht kërkohen specialistët e IT-së, inxhinierisë, elektronikës dhe të softuerit. Ka po ashtu kompani të marketingut dhe autsorsingut, të sektorit joqeveritar dhe të atij start up. Ky i fundit ka të bëjë me mundësitë për hapjen e biznesit të ri në Bullgari. Vitet e fundit e kemi vërejtur këtë tendencë. Shumë nga të rikthyerit në atdhe fillojnë ndonjë biznes privat. Bullgarët rikthehen me ide të mira, me kontakte të mira jashtë shtetit dhe kjo u jep mundësi për të startuar një punë fitimprurëse në Bullgari.”
Znj. Simona Dakova, përfaqësuese e një ndërmarrjeje të madhe poligrafike, që është sponsor i forumit, thotë se 40 për qind e nëpunësve në degën e IT-së të firmës janë ish-emigrantë bullgarë. Vetë znj. Dakova ka jetuar tre vjet në Gjermani, ku ka bërë studime master dhe ka bërë stazh në kompaninë e softuerit SAP. Në Bullgari ajo është rikthyer në vitin 2012. Ja se çfarë mendon për mundësitë e karrierës në Bullgari: “Punë gjeta para se të kisha nisur të kërkoja dendur vend të lirë pune dhe e gjeta atë falë kontakteve të mia. Punëdhënësi më kërkoi, jo unë atë, gjë, e cila është interesante. Më caktuan në pozitë për të cilën s’kisha ëndërruar më parë. Punën e kam shumë interesante e dinamike. Në Perëndim sikur njerëzit janë më tepër “zbatues”, derisa në Bullgari jemi më shumë “krijues”. Stafi im punoi mbi një produkt të ri i cili produkt ende s’ekziston në botë. Në një ekspozitë prestigjioze në Las Vegas produkti ynë u shpall risia e 2014-ës. Është mirë se kemi mundësinë të udhëtojmë në vende të ndryshme të botës, sepse ashtu fitojmë njohuri të reja, por më e mira është të aplikojmë këto njohuri këtu në atdhe. Çdokush e ka kauzën e vet.”
Në forumin “Karriera në Bullgari. Pse jo?” priten më se 1 mijë të interesuar për vendet e lira të punës te ne. Të regjistruarit kanë studiuar dhe kanë fituar përvojë profesionale në 38 vende të huaja. Si zakonisht më shumë janë ata nga Britania e Madhe, Gjermania, ShBA-ja dhe Holanda. Bullgarët e interesuar për karrierë në vend vijnë po ashtu nga Franca, Danimarka, Italia, Spanja dhe Austria. Ka dhe të tillë të cilët janë rikthyer në atdhe nga vende ekzotike si p.sh., Kina, Ishujt Kajman, Mbretëria e Bahreinit dhe nga Guineja. 75 për qind e pjesëmarrësve të vitit të kaluar pohojnë se kanë gjetur punëdhënës interesant. Më se 80 për qind e pjesëmarrësve ia kanë rekomanduar ndonjë shoku forumin. Interesant është fakti se gjysma e kandidatëve të cilët deri tani kanë marrë pjesë në forum janë rikthyer në Bullgari. 49 për qind prej tyre dyshohen a ia vlen të rikthehen dhe 1 për qind kategorikisht e refuzojnë rivendosjen në atdhe. Z. Aleks Redov është shembull i të rinjve bullgarë të suksesshëm të cilët janë rikthyer në Bullgari. Para një viti ai ka mbaruar marketing dhe reklamë në një universitet prestigjioz në Britaninë e Madhe dhe dy muaj ka punuar si mësues në Hon Kong.
“Vitin e kaluar u rivendos përhershëm në Bullgari. Atëherë kisha marrë pjesë në forumin e karrierës në Bullgari – rrëfen i riu Aleks. – U njoha me dy punëdhënësit e mi, janë dy, sepse kryej dy punë. U riktheva në Bullgari sepse mendoj se këtu mund të zhvillohem profesionalisht. Bullgaria është vendi ku e ndiej veten time rehat. Këtu janë shumica e shoqërisë sime për të cilën shoqëri më kishte marrë malli shumë. Më mungonte po ashtu dhe djathi bullgar dhe shumë gjëra të tjera sociale, p.sh. Për mendimin tim Bullgaria ka çka të ofrojë, nëse e shoh jetën këtu me pozitivizëm dhe ke dëshirën për t’u zhvilluar në vend.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..