Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Filloi fushata parazgjedhore në Bullgari

Foto: arkiv

Filloi fushata për zgjedhjet e ardhshme parlamentare përpara afatit në Bullgari, të cilat do të zhvillohen më 5 tetor 2014. Deri tek to u arrit për shkak të mos-rezistencës dhe të shpërbërjes së shumicës drejtuese në parlamentin paraprak Partia Socialiste Bullgare-Lëvizja për të drejtat dhe Liritë-“Ataka” si rezultat të protestave njëvjeçare antiqeveritare dhe besimi i ulët në të ashtuquajturin kabinet-ekspert të Pllamen Oresharskit.

Sipas statutit Zgjedhor, fushata paraelektorale zgjat tamam një muaj përpara datës së votimit dhe përfundon një ditë përpara zhvillimit, sepse atëherë është dita për tu menduar dhe është ndaluar çdo lloj propagande. Të drejtë të marrin pjesë në betejën për pushtet në zgjedhjet e ardhshme morën përgjithësisht 18 parti dhe 7 koalicione, të cilat përbëjnë të gjithë spektrin politik në vend, nga më e majta deri tek më e djathta. Rezultatet nga studimet e agjencive të ndryshme sociologjike në prag të fushatës parazgjedhore tregojnë se, një ndryshim të madh në statukuo nuk pritet. Si tërësi shpërndarja e forcave bazë politike nga vitet e fundit ruhet. Partia e djathtë centriste GERB mbetet prijëse me një përparësi të konsiderueshme përpara koalicionit të majtë që e ndjek rreth Partisë Socialiste bullgare dhe balancuesit të përhershëm deri tani-partia liberale Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë e turqve dhe e myslimanëve në Bullgari. Sipas prognozave sociologjike ata me siguri hyjnë në Kuvendin e Ardhshëm Popullor të 43. Nga partitë në parlamentin e mëparshëm, barrierën prej 4% për hyrje në Kuvendin Popullor mbase nuk do të mund ta kaloj vetëm partia nacionaliste “Ataka”. Të dhënat tregojnë se, në parlamentin e ardhshëm mund të hyjnë midis 4 dhe 7-8 parti. Mes tyre përveç 3 partitë drejtuese, do të jenë akoma blloku i djathtë Reformator  dhe koalicioni “lara-lara” rreth partisë “Bullgaria pa censurë”, të cilët morën rezultate të mira në zgjedhjet për një Parlament Evropian gjatë muajit maj të këtij viti. Mundësi të kapërcejnë barrierën kanë po kështu partia e re e majtë ABV /Alternativë për rilindjen bullgare/ dhe bashkimi patriotik  NFSB-VMRO. Por, nga kjo nuk ndryshon në mënyrë të rëndësishme pamja politike tek ne, mendojnë ekspertët ndaj këtij momenti. Por vizatohet një kundërvënie më e qartë e majtë-e djathtë, si dhe provë për ndryshim të të ashtuquajturit model etnik bullgar përmes përfshirjes së më shumë kandidat-deputetëve mysliman në listat e partive të tjera bullgare jashtë përfaqësuesit të tyre tradicional Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë. Por, fjalën e fundit për përbërjen e parlamentit të ardhshëm do ta japin më 5 tetor zgjedhësit bullgar.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..

botuar më 24-10-05 7.25.PD

Nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për Bullgarinë nga përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme

Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..

botuar më 24-10-04 2.02.MD
Sulmet ajrore izraelite në Libanin jugor, 01 tetor 2024.

David Avishaj nga Izraeli: Ka arsye konkrete për veprimet e Izraelit në Gaza dhe Liban

Me dy fluturime të Airbus-it qeveritar brenda dy ditësh, shteti bullgar arriti të evakuojë 169 bullgarë dhe anëtarë të familjeve të tyre që u kthyen në shtëpi nga Libani pas përshkallëzimit të tensioneve atje. 80 bullgarë të tjerë u evakuuan me..

botuar më 24-10-03 7.35.PD