Pas rekomandimeve të KE nga shtatori, Instituti Kombëtar i Statistikës i Bullgarisë duhet të përfshijë në Produktin e Brendshëm Bruto (PBB) të vendit edhe të ardhurat nga të ashtuquajturit veprimtari informale. Nga viti 2010 e këtej shumë veprimtari të tilla merren parasysh dhe janë pjesë e PBB të vendit. Zakonisht pjesa e tyre nuk është më e lartë se 13%, ndërsa në nocionin ekonomia informale përfshihen fenomene si “tregtia me valixhe”, njerëzit që punojnë pa kontratë pune, marrja e bakshishit dhe të ardhura në natyrë. Risi gjatë këtij viti do të jetë përfshirja e të dhënave nga prostitucioni dhe shpërndarja e narkotikëve. Praktika në disa vende evropiane tregon, se me to vlera nominale e PBB rritet nga 2 deri në 6%.
Rregullat e reja tashmë po aplikohen në statistikën kombëtare të Bullgarisë dhe nga 1 tetori Instituti do të fillojë të llogaritë PBB me një metodologji të re, të quajtur “Sistemi evropian i llogarive 2010”. Kërkesa është në llogaritë të përfshihet një grup më i gjerë të dhënash për ekonominë informale. Këtë e bëri të ditur në konferencën e shtypit Ellka Atanasova – drejtore e Drejtorisë “Statistika makroekonomike” pranë Institutit Kombëtar të Statistikës. Ajo sqaroi, se instituti nuk do të bëjë studime të veçanta statistikore për narkotikët dhe prostitucionin, por do të përdorë informacionin e ofruar nga institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare. Vlerësimet e para tashmë janë përpunuar dhe pritet të shpallen publikisht së shpejti. Përveç për prostitucionin dhe narkotikët, do të mblidhen të dhëna edhe për të ashtuquajturën “renta e kushtëzuar”. Fjala është për vlerësimin e banesave, në të cilat jetojnë pronarët e tyre. Do të studiohen aspektet e reja të të ardhurve në natyrë. Këtu përfshihen shpenzimet e punëdhënësve në favor të të punësuarve për telefona celularë, për abone të transportit urban, rroba, kuponë për ushqim etj.
Çfarë do të thotë “renta e kushtëzuar” dhe pse ajo është një komponent i rëndësishëm prej krahasimit të jetesës së qytetarëve të BE-së?
“Vlerësimi është i nevojshëm, sepse ish vendet socialiste, si yni, kanë pjesë shumë të madhe të njerëzve që jetojnë në banesat e tyre personale – shpjegon Elena Bakallova, ekspert në Institutin Kombëtar të Statistikës. – Ata nuk kanë bazë për krahasim me vendet perëndimore. Atje vetëm 45 % prej njerëzve jetojnë në banesa personale, ndërsa tek ne përqindja arrin në 96%. Që të ketë bazë krahasimi midis vendeve, pranohet, se pronarët duhet të vlerësohen me një qira reale, d.m.th. sa do të paguanin në banese të marrë me qira. Kjo shumë përfshihet në PBB në të gjitha vendet evropiane. Deri në vitin 2005 janë bërë tentativa të ndryshme për të bërë këtë vlerësim, pikërisht atëherë është krijuar rregulla, sipas së cilës përcaktohet se si të llogaritet “qiraja e kushtëzuar”. Rekomandimi i KE ndaj Bullgarisë është të përfshijë bile garazhet e makinave, që janë pronë të familjeve dhe të caktojë edhe për to një vlerë e cila të bashkohet me “qiranë e kushtëzuar”. Kështu rritet vlera e fondit të banesave që janë pronë të familjeve. Kërkesa e re duhet të zbatohet në praktikë, sepse zyrtarisht tashmë punohet me metodologjinë e re, e afirmuar nga KE.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..
Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..
Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..