100 ditë pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian në procesin e formimit të Komisionit të ri Evropian, çështja për rrugën që vijon të bëjë Evropa, është tepër aktuale. Duke kërkuar zgjidhje të sfidave më të rëndësishme lidhur me BE-në në kryeqytetin bullgar u mbajtën diskutime mbi temën: “Ku po shkon Evropa”. Aktiviteti organizohet nga “Forumi i Sofjes për sigurinë” me ndihmën e Fondacionit “Fridrih Nauman”. Lektorë ishin ekspertët e çështjeve evropiane Prof. Burkard Steppacher nga Berlini dhe Prof. Ingrid Shikova nga Universiteti i Sofjes “Shën Kliment i Ohrid”.
Ndër sfidat më të mëdha krahas përballimit të krizës ekonomike dhe nevojës për integrim më të madh të vendeve anëtare, si dhe solidaritetit më të madh të vendeve të pasura ndaj vendeve të varfra, lektorët theksuan temën shpeshherë të diskutueshme – atë për paqen në Kontinentin e Vjetër. Pas konflikteve 100 vjet radhazi, tashmë 50 vjet Evropa është e bashkuar, 6 vende e themeluan Bashkimin Evropian dhe sot në të përfshihen gjithsej 28 vende anëtare. Pra, në këtë sfond siguria është tema № 1. Dhe pasi Rusia aneksoi në mënyrë të paligjshme Krimenë gjatë muajit mars të këtij viti, tema e sigurisë u bë me rëndësi jashtëzakonisht e madhe. Këtë temë e gjemë në rendin e ditës të Samitit mes liderëve të vendeve anëtare të BE-së “NATO-Ukrainë” i cili samit mbahet sot pasdite në Uells dhe në të marrin pjesë po ashtu dhe Presidenti i Bullgarisë, Rosen Plevneliev dhe Ministri teknik i Mbrojtjes, Velizar Shallamanov.
A përbëjnë Rusia dhe lufta në Ukrainë rrezik për Evropën?
“Situata aty është shumë shqetësuese. Ky është ndryshim i rregullave të vlefshme dekada të tëra në botë – tha eksperti Prof. Burkard Steppacher për Radio Bullgarinë. – Më kujton një konferencë kushtuar sigurisë në Evropë. Atëherë isha nxënës dhe në Helsinki u deklarua se kufijtë e shteteve dhe sovraniteti i tyre nuk duhet të shkelen. Tani situata ndryshoi. Ne, në BE shqetësohemi me këtë ndryshim të rregullave. Aneksimi i Krimesë është sinjali i parë për këtë, i dyti ka të bëjë me luftën në Ukrainën Lindore. Si nga BE-ja, ashtu dhe nga NATO-ja dhe OKB-ja u tregua qartë se këto nuk janë rregullat funksionale të marrëdhënieve ndërkombëtare. Unë nuk jam ekspert i çështjes së sigurisë dhe nuk mund të jap një recetë. Të tjerët që janë më të mençur se unë duhet të thonë se si të stopohet agresioni në Ukrainë.”
“As unë jam eksperte mbi temën e sigurisë, por çështjet lidhur me Ukrainën më interesojnë shumë – kategorike ishte Prof. Ingrid Shikova. – Çdo gjë e cila filloi si konflikt në Ukrainë ka të bëjë me ndonjë gjë evropiane. Nëse ju kujton, atëherë bëhej fjalë për nënshkrimin e Marrëveshjes së Asociimit të Ukrainës në BE. Bile më kujtojnë diskutimet që patëm me studentët e mi rreth kësaj çështjeje dhe ata tanë: “Nuk kemi paramenduar se ka njerëz të cilët do të vdesin me flamurin e BE-së”. Kështu që BE nuk është dhe nuk mund të jetë i paanshëm për sa i përket konfliktit në Ukrainë. Gjithsesi do të desha të shihja një rol më aktiv të BE-së gjatë negociatave. Unë nuk e admiroi luftën, jam pacifiste. Në vend zgjidhjes me anë të luftës të konflikteve, ne duke qenë njerëz me arsye të shëndoshë duhet të mbështetemi te negociatat, bisedimet dhe kompromiset. As unë kam paramenduar se në shek. XXI-të në Evropë do të ketë luftë. Sigurisht që problemi mund të zgjidhet dhe në mënyrë paqësore. P.sh., Ukraina mund të bëhej shtet federativ dhe rusëve t’u jepet autonomi. Për mendimin tim kjo që po ndodh në Ukrainë është tepër shqetësuese dhe shumë e keqe për imazhin e të gjithë Evropës. Po e prish imazhin jo vetëm të Ukrainës dhe Rusisë, por edhe të Evropës. Kështu që duhet të bëjmë shumë përpjekje. Nuk e di a do të ketë efekt sanksionimi i Rusisë. Nëse ndërmerret vetëm sanksionim, situata do të përshkallëzohet. Duhet të ulemi në tryezën e negociatave. Dhe ky është kontributi kryesor i BE-së. Ky i fundit solli në tryezën e negociatave vendet të cilat luftonin mes njëri-tjetrit. Të njëjtën gjë duhet ta bëjmë edhe sot.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..
Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..
“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga..