Gjatë muajit shtator në qytezën piktoreske Nedelino të maleve Rodope grumbullohen dashamirësit e folklorit. Aty nga data 5 deri më 7 shtator organizohet Festivali Ballkanik i Folklorit i cili festival është me karakter gare.
Më shumë rreth aktivitetit kulturor na sjell kryetari i Nedelinos, z. Stojan Beshirov: “Ky është edicioni i dytë i Festivalit Ballkanik të Folklorit. Sivjet formacionet të cilat do të garojnë në sheshin kryesor të qytezën janë rreth 180. Presim pjesëmarrës nga Greqia, Rumania, Serbia, Moldavia, Maqedonia dhe Turqia. Për herë të parë do të marrin pjesë artistë nga Irani. Bëjmë çdo gjë që është e mundur për të treguar mikpritjen me të cilën karakterizohen banorët e maleve Rodope. Pjesëmarrësit do të vendosen në hotelet në qarkun e Smoljanit. Edhe më herë e kemi organizuar festivalin, bile ka 12 vjet që ekziston, por përpara ishte kombëtar, jo ndërkombëtar. Sivjet do të ketë klasifikim të veçantë për formacionet e valleve popullore. Ato do të vlerësohet nga një juri ekspertësh. Më të mirët do të shpërblehen me para. Fituesit e kategorive të tjera do të marrin medalje dhe mirënjohje. Mikpritësit e aktivitetit gjithashtu do t’i ngjiten skenës së festivalit. Në qytezë ruhet i ashtuquajturi “këndim dyzërash” , shumë karakteristik për malet Rodope dhe i përfshirë në regjistrin kombëtar të trashëgimisë kulturore jo materiale. Sivjet priten më se 30 mijë pjesëmarrës dhe mysafirë. Në kuadër të festivalit do të shënohen dy datë të rëndësishme – 80 vjet nga emërtimi i vendbanimit Nedelino dhe 40 vjet nga shpallja e tij qytezë.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Sipas dokumenteve osmane, afër fshatit të sotëm Bivoljane në komunën e Momçillgradit (Bullgaria Jugore) jetonin më shumë se 500 dervishë , të cilët u trajnuan në teqen Elmala Baba. Qendra fetare dikur ishte e njohur si qendra më e madhe e..
Haga, një qytet në pjesën jugore të Holandës, një qendër administrative dhe një vend ku jeton dhe vepron mbretëresha... Vështirë se dikush e lidh këtë qytet me folklorin dhe traditat bullgare. Megjithatë, është fakt se në Hagë interesimi për vallet..
Produktet e bëra prej leshi ngjallin ndjenjën e rehatisë dhe ngrohtësisë së brendshme tek vizitorët e Muzeut Etnografik Rajonal të Plovdivit. Ekspozita “Qilimat e paendur të Bullgarisë – mesazh nga lashtësia” paraqet një zanat të lashtë, që besohet..