Shërbesa, shenjtor ose kurban është një festë i kushtuar ndonjë shenjtori të krishterë, i zgjedhur mbrojtës i familjes, i fisit, i mjeshtërve... Kjo kremte ekziston në të gjitha krahinat e vendit në variante të ndryshme. Mirëpo, ku fshihen rrënjët e këtij zakoni, cilat janë praktikat shoqëruese?
Festa i kushtuar shenjtorit mbrojtës ekzistonte në trojet tona që para përhapjes së krishterimit si fe zyrtare. Sipas studiuesve bullgarë, varianti pagan i kësaj kremte u ruajt tepër gjatë. Në varësi të dialekteve rajonale kishte emra të ndryshëm – zotëri, kurbani i gjyshit, nikoqiri.
Kryefamiljar Shtëpiak ose Perëndia e Shtëpisë e quanin dikur mbrojtësin e shtëpisë, pra atë që e mbronte familjen, shtëpinë, kafshët, të mbjellat... Perëndia e Shtëpisë është një krijesë e padukshme. Zakonisht ky është ndonjë anëtar i familjes, i respektuar nga të gjithë. Besuan, se pas vdekjes ai u linte pasardhësve një mbrojtës, ndërsa shpirti i tij vazhdonte të jetojë rreth familjes. Kur afronte ndonjë fatkeqësi, ai iu shfaqej në ëndrrën e ndonjërit prej anëtarëve – zakonisht burrit më të moshuar. Etnografi i madh bullgar Dimitrë Marinov ka regjistruar ëndrra të ngjashme ose shenje të tjera speciale, nëpërmjet të cilave Perëndia e Shtëpisë bënë paralajmërim, që ta mbronte pjesëtarët e familjes nga ndonjë fatkeqësi. Për nder të tij familja mblidhej një herë për vit, që të dëshmojë respektin dhe të shprehë falënderimet ndaj këtij mbrojtësi të padukshëm.
Me depërtimin e fesë së krishtere riti ndërroi emrin, por thelbi i tij nuk u ndryshua. Ndër popullsinë e maleve Rodopi, Pirin dhe Stranxha deri në fillim të shekullit XX kremtuan paralelisht Perëndinë anonime të shtëpisë dhe shenjtorin mbrojtës.
Në të kaluarën kremtet vazhdonin tri ditë. Besuan, se shenjtori mbrojtës vjen në shtëpi një ditë para datës festive. Që të presin me të gjitha nderimet, nikoqirët rregulluan një trapezë të vogël, në të cilën ftuan vetëm më të afërmit ose fqinjët. Kjo trapezë mbante emrin bullgarisht “veçernica” ose gosti mbrëmje. Buka, që përgatitej posaçërisht për këtë rit quhej “veçerja” ose darkë.
Dita e tretë mban emrin paterica. Kjo është dita, në të cilën përcjellin shenjtorin mbrojtës. Sipas besimeve ai e lë patericën e vet në familje. Në shenje respekti të këtij shkopi, me të cilin shenjtori jo vetëm bekon, por edhe ndëshkon, rregullohet prapë një trapezë, por ajo është tepër e thjeshtë. Edhe ajo mban emrin paterica. Në të vihen gjellët e gatuara për mbrëmjen e mëparshme. Kryefamiljari e thyen pogaçen i kushtuara Perëndisë dhe gjysma prej saj vihet para ikonës shtëpiake. Pas kohe kjo bukë mbahet në arë. Prej saj bëhen copëza të vogla, të cilat shpërndahen mbi dheun për Zotin.
Ka raste, kur një familja respekton disa shenjtor. Zgjedhja e tyre diktohet nga ndodhi dhe peripeci të ndryshme, por kjo është temë e ndonjë studio tjetër folklorike.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Dita e Arafatit është dita e fundit nga ditët e shenjta për myslimanët në muajin e Ramazanit. Në Islam, kjo është dita më fisnike e vitit, dhe lidhet me privimet e rënda 30-ditore - "agjërimin". Ngrënja e bukës dhe pirja e lëngjeve dhe e ujit bëhet vetëm..
Një kompozim skulpturor në fshatin е malit Rodopa - Shiroka Llëka lavdëron gajdexhinjtë dhe këngëtarët vendas, të famshëm në mbarë vendin dhe më gjerë. Quhet “Gajdexhiu”, dhe së fundmi në fshat u prezantua një roman me të njëjtin titull. Fshati..
Fshati nënballkanik Turija mirëpret mbi një mijë pjesëmarrës në lojërat e maskaradës "Pleqtë në Turija". Në edicionin e sivjetshëm të festivalit më 30 mars do të marrin pjesë 28 grupe me kukeri (njerëz të maskuar) nga e gjithë Bullgaria. Çdo vit..