Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mundësi të reja për të ardhmen time

БНР Новини
Foto: validirane.mon.bg

Tashmë edhe në Bullgari secili që dëshiron mund të legalizojë dhe të marrë një dokument për zotërimin e profesioneve të ndryshme, dituritë dhe aftësitë, për të cilat janë të fituara jashtë sistemit arsimor. Tani për tani profesionet më të preferuara janë në fushën e turizmit dhe shërbimeve. Janë të lëshuara certifikate për 60 profesione. Ndër ta dominojnë kuzhinierët, floktarët, operatorët e kompjuterit, teknikë të autotransportit dhe montatorë elektrikë. E gjithë kjo u bë fakt në sajë të projektit “Mundësi të reja për të ardhmen time” që realizohet nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës me ndihmën financiare të Programit Operativ “Zhvillim të resurseve njerëzore”. Projekti është në përmasë më se 5 800 000 leva, përafërsisht 3 milion euro. Qëllimi është të krijohet dhe të sprovohet sistemi për identifikimin dhe njohjen e diturive, aftësive dhe kompetencave të fituara në mënyrë autodidakte dhe jo formale.

Si duken rezultatet e këtij projekti të shprehura me shifra? U hartuan 42 programe mësimore, më se 1000 janë konsulentët e shkolluar, më se 10 000 veta u informuan për mundësitë të afirmojnë dituritë e tyre të fituara në praktikë, ndërsa 979 veta tashmë morën certifikatat e tyre. Motivacioni kryesor i njerëzve, që vendosën të marrin shkresën për të dëshmuar aftësitë e tyre, është dëshira, që më lehtë të gjejnë punë, ose të forcojnë pozitat, që zënë. Kryesisht ata janë burrë dhe gra në moshë nga 35 deri në 44 vjeç me arsim të mesëm. Është interesant fakti, se më se 60 për qind prej tyre kanë punë, domethënë nuk janë të detyruar nga situata të marrin një vendim të tillë.

“Vërtetimi i diturive shton motivacionin e njerëzve dhe përkrah dëshirën e tyre të rritin kualifikimin, lehtëson lëvizshmërinë e tyre, ndihmon procesin e zgjedhjes së personalit nga punëdhënësi – thekson Emilijana Dimitrova, udhëheqëse e projektit dhe kryetare e Këshillit Drejtues të Agjencisë Kombëtare të Arsimit dhe Trajnimit Profesional. – Krahas kësaj kjo lejon një objektivitet më të madh në vlerësimin e personalit dhe lejon shfrytëzimin më efektiv të sistemeve të shpërblimit të diferencuar të punës. Në këtë mënyrë kufizohet koha dhe shpenzimet për marrjen e kualifikimit përkatës profesional nëpërmjet trajnimit të avancuar.”

Marrja e certifikatës për dituritë e përvetësuara në praktikë do të ndihmojë rritjen e standardit jetik të njerëzve dhe do të nxisë daljen e ekonomisë nga sektori gri, mendon Emill Dimitrov nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Sindikata dhe organizatat e punëdhënësve janë partnerë të projektit.

“Kjo do t’u sigurojë mundësi të papunëve të mos frekuentojnë kurset e gjata për përvetësimin e ndonjë profesioni, të cilin ata tashmë mund ta ushtrojnë – shpjegon ai. – Krahas kësaj këta njerëz më lehtë mund të përfshihen në tregun e punës dhe në varësi të mundësive dhe diturive të gjejnë informacion për këtë çfarë kërkohet. Të mos flasim, se kjo u kursen mjete edhe tatimpaguesve.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Banica bullgare renditet e treta në një renditje prestigjioze të kuzhinës

Banica tradicionale bullgare renditet e treta në renditjen prestigjioze të faqes "Taste Atlas" për gatimet më të mira të djathit në botë. Banica (byreku) ka një vlerësim prej 4.5 nga 5 pikë të mundshme. Para pjatës bullgare renditen oferta nga..

botuar më 25-04-15 11.36.PD

Ideja për të pasur orë mësimore mbi virtytet dhe fetë në shkollë shkaktoi një debat të gjerë shoqëror

A është e mundur nga viti 2026, lënda "Virtytet dhe fetë" të futet në programet mësimore dhe të bëhet e detyrueshme – ky është një debat, rreth të cilit janë shprehur pikëpamje të ndryshme gjatë javëve të fundit. "Hyrja e një lënde të detyrueshme mbi..

botuar më 25-04-15 7.30.PD

Kopshti "Frymëzim" dhe si të rinjtë me nevoja të veçanta krijojnë një komunitet dhe të ardhme

Një punëtori unike krijuese “Farë Mirësie” do të hapë dyert në Ditën e Dafinës, dhe vendndodhja e saj është edhe më e veçantë – Kopshti “Frymëzim” në Bozhurishte. “Më pëlqen të vij këtu.  Shihni buzëqeshjet e gjithë këtyre njerëzve..., kur jemi..

botuar më 25-04-12 7.30.PD