Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tensioni i lartë në energjetikën bullgare

БНР Новини
Foto: arkiv

Në energjetikën bullgare dhe më në veçanti në prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike këto ditë ka tensione, të cilat kërcënojnë të shpërthejnë tërë sistemin energjetik të vendit. Bullgaria është në një prej vendeve të para në Evropë për nga prodhimi i energjisë elektrike për frymë të popullsisë, prodhim i cili tejkalon nevojat e brendshme dhe lejon eksportin e sasive të konsiderueshme të rrymës elektrike kryesisht për vendet fqinje ballkanike. Por borxhet e Kompanisë Kombëtare Elektrike (NEK), shoqëri shtetërore, e cila është pronare e centraleve më të mëdha elektrike në vend, arrijnë në shumën kolosale prej 1,5 mlrd eurosh. Firma është në gjendje të rëndë financiare, kështu qe gjatë këtij viti ka paguar vetëm 53% prej energjisë elektrike që ka marrë nga prodhuesit. Nga informacioni zyrtar i Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjetikës bëhet e qartë, se më shumë mjete NEK u detyron dy centraleve amerikane në vend AES – mbi 145 mln euro, dhe Contour Global – mbi 114 mln euro.

Problemet me rrymën elektrike në Bullgari janë grumbulluar gjatë 5-10 vjetëve të fundit. Le të rikujtojmë, se një prej shkaqeve kryesore për rrëzimin e qeverisë së partisë së djathtë GERB gjatë dimrit të vitit të kaluar ishte pakënaqësia popullore nga faturat e larta të energjisë elektrike. Një prej premtimeve të koalicionit të majtë në krye me Partinë Socialiste Bullgare që erdhi në pushtet ishte për çmime më të drejta dhe të ndershme të rrymës elektrike. Si rezultat i politikës populliste të këtij koalicioni çmimet e energjisë elektrike ishin po thuajse të pezulluar dhe vetëm nga 1 korriku i këtij viti, d.m.th. në ditët e fundit të kësaj qeverie, tarifat ishin ngritur në mënyrë simbolike me 3%. Ekspertët janë kategorikë, se si rezultat i kësaj politike jo largpamëse, NEK ka grumbulluar vetëm brenda një viti humbje për 500 mln euro.

Situata e krijuar çon në konkluzionin, se pritet një katastrofë në këtë sferë. Personat zyrtarë dhe energjetikët filluan të flisnin për ndërprerje të mundshme të furnizimit me rrymë elektrike dhe ndërmorën një sërë masash për konsolidimin e sektorit. Në mesin e kësaj jave qeveria teknike e Georgi Bliznashkit krijoi një bord të posaçëm energjetik. Supozohet, se ky këshill, në të cilin bëjnë pjesë prodhues dhe tregtarë të energjisë elektrike, institucione shtetërore, organizata punëdhënëse dhe organizata të konsumatorëve, ekspertë dhe sindikalistë si një organ konsultativ i KM do të luajë rolin e rëndësishëm për zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme për shoqërinë në fushën e energjetikës me analizat dhe rekomandimet e veta. Në krye të këtij këshilli është Zëvendëskryeministri mbi politikën ekonomike Ekaterina Zaharieva. Siç duket, një prej detyrave të para të këtij bordi do të jetë diskutimi i rritjeve të reja të çmimit të rrymës elektrike. Siç dihet, tashme ishte shpallur se rritja e energjisë elektrike për firmat dhe organizatat shoqërore pritet te jetë me 16% nga 1 shtatori. Paralelisht me këtë vendim ishin shpallur dhe ndryshime personale në udhëheqjen e Holdingut Energjetik Bullgar, në varësinë e të cilin funksionon NEK. Ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës Vasill Shtonov kërkoi dhe mori dorëheqjen e kryetarit të Komisionit Shtetëror për Rregullimin Energjetik dhe Ujor, organi i pavarur, i cili përcakton rregullat në tregun energjetik.

Është e qartë, se masat dhe ndryshimet strukturore, organizative dhe të kuadrove nuk do të zgjidhin krizën në sektorin energjetik në Bullgari nëse nuk janë të shoqëruar me rritjen e çmimit të korrentit, të cilat të pasqyrojnë koston reale të energjisë elektrike dhe të lejojnë investime nga ana e prodhuesve të energjisë elektrike. Sipas kryeministrit Georgi Bliznashki, çmimi i energjisë elektrike duhet të rritet gradualisht, me ritme të pranueshme për shoqërinë. Nga Komisioni Shtetëror për Rregullimin Energjetik dhe Ujor para disa muajsh deklaruan, se pritet rritje e rrymës elektrike në muajin tetor. Me sa dhe a do të ketë një rritje të tillë, ende nuk është e qartë. Të mos harrojmë, se gjatë po kësaj kohe – në tetor, do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare në Bullgari, pas të cilave në pushtet do të vijë një qeveri me premtime dhe ide të reja.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Stanisllav Popdonçev

Biznesi është i shqetësuar se kriza politike po pengon zhvillimin e vendit

Prioritetet kryesore të biznesit – anëtarësimi në Eurozonë dhe Shengen me bazë tokësore, mbeten në plan të dytë. Ata janë motorët që mund t'i japin një shtysë ekonomisë dhe mungesa e një qeverie të rregullt i pengon ato të arrihen, tha për BNR..

botuar më 24-11-12 10.45.PD

“Lukoil” mohoi se është duke negociuar me një konsorcium për shitjen e rafinerisë në Burgas

Pas publikimit në "Financial Times" se kompania ruse "Lukoil" po përgatitet t'i shesë rafinerinë në Burgas të Bullgarisë një konsorciumi kataro-britanik deri në fund të vitit, kompania lëshoi një qëndrim zyrtar. Në një letër për mediat, pronari i rafinerisë..

botuar më 24-11-07 3.09.MD
Vlladimir Malinov

Ministri i еnergjisë mësoi nga mediat për shitjen e “Lukoil Neftohim Burgas” nga kompania ruse

Ministri në detyrë i еnergjisë, Vlladimir Malinov, njoftoi në një konferencë se as ai dhe as Ministria e Energjisë nuk kanë informacion për shitjen e Lukoil Neftohim Burgas. Dje, Financial Times, duke cituar burimet e veta, raportoi se gjigandi rus i..

botuar më 24-11-06 5.37.MD