Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Programi muzikor i “Festave të Arteve Apolonia 2014”

БНР Новини
Ansambli i Dhomës “Solistët e Sofjes”
Foto: arkiv personal

Më 28 gusht në Sozopoll hapet edicioni i 30 i “Festave të Arteve Apolonia”. Organizatorët e tij kanë dëshmuar në kohë se, kultura në të gjitha përmasat e saj nuk ndalon së zhvilluari, vazhdon të zgjerojë kufijtë e veta. Në këtë forum, sipas traditës. Tregojnë mjeshtërinë e vet jo vetëm intelektualët më të dalluar bullgarë, por dhe personalitete të njohur nga sferat e ndryshme të arteve. Sivjet muzika zë një vend të posaçëm. Publiku do të mund të dëgjojë disa nga muzikantët më të mirë bullgarë nga gjinia klasike, e operës, të folklorit, pop-it dhe xhazit. Prandaj ngjarja hapet dhe me një koncert nën moton “Shpirti bullgar në muzikë”.

“30 vjet “Apolonia” në një kohë kaq të ndryshueshme, për mua është një trimëri krijuese – tregon për Radio Bullgarinë, Pllamen Xhurovi. – Ai rastis, në sajë të solidaritetit të të gjithë artistëve, të cilët marrin pjesë në këtë proces. Unë personalisht e vlerësoj mjaft faktin se në stinën turistike ka një ngjarje kaq të madhe dhe të larmishme kulturore. Këtu në Sozopoll, në këtë moment është plot me pushues vendas dhe të huaj, të cilët interesohen nga programi i festivalit. Ne e hapim forumin me një koncert, të titulluar “Shpirti bullgar në muzikë”. Ideja për emrin është e drejtorit të tij Margarita Dimitrova. Në këtë koncert ne tregojmë një pjesë të madhe nga shumëllojshmëria e muzikës sonë. Prania e Marin Goleminovit me për krijimtarinë e tij në këtë edicion të 30 është i rëndësishëm. I prezantojmë në një variant të përshtatur për ansamblin tonë “Solistë të Sofjes”. Këngë prej një autori tjetër bullgar, Krasimir Kjurkçijski do të interpretohen nga kori popullor “Zërat kozmikë”. Kompozitori i njohur kohët e fundit Gjeorgji Andreev bën premierë të tre krijimeve të tij. Teodosij Spasov po kështu prezanton kompozicione të reja. Interesant janë dhe solistët gjatë kësaj mbrëmje të parë. Irena Petkova, soliste e operës në Slloveni, vjen posaçërisht për festivalin. I larmishëm është programi, të cilin do ta dëgjoj publiku dhe nga violinisti Minço Minçev – krijime nga kompozitorët Mihaill Pekov dhe Georgi Zllatev do të magjepsin publikun. E thënë shkurtimisht, në kuadrin e disa krijimeve, të interpretuar më 28 gusht, çdo një dëgjues mund të fitojë një përfytyrim sesa e pasur është muzika jonë. Kaq saqë njeriu t’i thotë vetes, sa i pasur është shpirti bullgar”.

Dhe në këtë edicion programi muzikor është i larmishëm për nga gjinia. Ai prezanton si disa projekte të reja, ashtu dhe shënon jubiletë. Më 2 shtator adhuruesit e muzikës klasike do të dëgjojnë sonata nga Betoveni, Debjusi dhe Frank, në sajë të Vesko Eshkenazit (violinë) dhe Ljudmill Angjellov (piano), të dashur nga publiku vendas. Ljudmill Angjellov do të zhvillojë dhe një recitim më vete më 5 shtator.

Në afishen e koncerteve të botimit të 30 të festivalit “Festa të kulturës Apolonia” janë akoma Viktor Çuçkov (piano), Stefan Haxhiev (violonçel) si dhe shumë muzikantë të tjerë, të cilët e shpërndajnë talentin bullgar nëpër botë. Gjinia e operës do të kalojë nën festimin e 100 vjetorit nga lindja e Boris Hristovit. Për nder të tij do të këndojë Kirill Manollov – fituesi i sivjetshëm në konkurs, i cili mban emrin e basit të njohur. Për nder të një legjende tjetër të operës – Nikolla Gjuzelev, do të ketë koncert me pjesëmarrjen e Nikollaj Kërnollskit, Julian Konstantinovit dhe Marian Jovanoskis nga Maqedonia.

Si çdo vit dhe tani ka një vend të ruajtur për muzikën pop. Vlladimir Ampov-Grafa dhe Mihaella Fileva janë një pjesë nga artistët, të cilët do ti dëfrejnë fansat e pop kulturës në qytetin Sozopoll. Kuptohet se, çfarë është “Apolonia” pa xhaz. Prandaj për këtë do të kujdeset Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare me dirigjent Antoni Donçev, trioja e pianistit Zhivko Petrov-JP3, si dhe Kamelia Todorova dhe Vasill Petrov.

Prima e këngës zbavitëse bullgare Lili Ivanova po kështu ka dhënë kërkesë të japë kontributin e vet ndaj festivalit. Bashkë me “Apolonia”, jubile do të festojnë dhe tre formacione: B.T.R., të cilët mbushin 20 vjet, një “Versin Akustik” – vërsnikë të festave në Sozopoll dhe ansambli “Pirin”, i cili feston jubile 60 vjeçar.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vesko Panteleev- Eschkenazy

Varna dhe Sliven zhyten "në botën e muzikës" me maestro Vesko Panteleev- Eschkenazy

Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..

botuar më 24-10-31 2.20.MD

"Gjithçka është në rregull"

Disa ditë para ditëlindjes së tij dhe një muaj para koncertit të tij të madh në sallën Arena Sofja, Ljubo Kirov prezantoi një këngë tjetër nga albumi "Zemra e re" - baladën e bukur "Gjithçka është në rregull". Teksti, si gjithmonë, është i Ljubos,..

botuar më 24-10-29 6.20.PD
Millço Leviev

Koncert kushtuar muzikantit të madh bullgar Millço Leviev

Muzika e kompozitorit dhe pianist bullgar me famë botërore Millço Leviev do të tingëllojë sonte (më 28 tetor) në Sallën "Bëllgaria" në Sofje. Koncerti "Legjenda për Millço" i Ansamblit të Dhomës "Sofijski Solisti" nën drejtimin e Konstantin Dobrojkov..

botuar më 24-10-28 12.30.MD