Nuk ka ndonjë admirues i muzikës këntri, i cili të mos njoh grupin “Lily of the West”. Themeluese e saj është Lili Drumeva. Krahas kësaj ajo është producente, drejtuese e programeve të radios, autore e këngëve e kështu me radhë aftësi të lidhura me muzikën. Një kënaqësi të veçantë adhuruesve të muzikës ua solli vendimi i saj të grumbullojë të gjitha njohuritë në një libër.
Si lindi ideja për këtë libër?
“Libri i ka për bazë 50 skenarët e programit muzikor “Përjetime me Lilin”. Sivjet ai mbush 10 vjet, që kur u transmetua edicioni i tij i parë – tregon Lili Drumeva. – Para dy vitesh rastësisht e zbulova në kompjuter disa skenarë të edicioneve të para. Kështu te unë lindi ideja të shkruajë një libër. Pranë tyre shtova edhe tema të reja dhe e pasurova të shkruarën me dituritë dhe përvojën e grumbulluar nga unë brenda këtyre 20 viteve, që kur merrem me muzikë.”
Libri është me tirazh nga 1000 copësh. Prezantimi i tij zyrtar do të jetë gjatë gjysmës së dytë të muajit shtator. 300 faqet e tij përmbajnë shumë fotografi dhe 10 kapituj me 50 tema gjithsej. Më se një vit e gjysmë i ishte i domosdoshëm autores që të krijojë këtë vepër. Dhe kjo për shkak se ajo i shkruante kapitujt bashkë me angazhimet e tjera profesionale.
Vallë, a ka autorja pjesa të preferuara nga libri?
“Me siguri, ato janë historitë e lidhura me këngët plotë brengë. Sepse ato zbulojnë shumë sekrete. Duhet të respektojmë autorët, të cilët në veprat e tyre kanë ndarë mallin e tyre me ne. Më pëlqen kapitulli “Këngë jashtë klasifikimit”. Ngandonjëherë ato këngë janë më të bukura se sa hitet. Personalisht për mua krijimtaria e një autori është tërësore dhe prandaj edhe këngët që janë jashtë klasifikimeve duhet të merren në konsideratë.”
Para se të shkruajë librin Lili Drumeva ka lexuar shumë letërsi muzikore. Kështu me kalimin e kohës, me grumbullimin e përvojës dhe diturive, u sqarua edhe ideja si të duket edhe vepra e saj. Çdo temë fillon me disa fjalë shpjeguese për idenë e një programi të tillë. Pas kësaj është shtjellimi dhe në fund janë mendimet e përgjithësuara dhe konkluzionet e autores. Padyshim krijimi i një enciklopedie të tillë muzikore kushton shumë kohë dhe përpjekje. Dhe në thelbin e kësaj pune këmbëngulëse, që kërkon shumë energji, është dashuria e madhe e këngëtares Lili Drumeva ndaj muzikës. Që nga vogëlia ai këndonte në Korin e Fëmijëve pranë Radios dhe grumbullonte njohuri në sajë të koleksionit të madh dhe të larmishëm muzikor të të atit Hristo Drumev. Në vitin 1996 bashkë me mandolinistin Rosen Hristov, ajo krijoi grupin “Lilly of the West”. Megjithëqë gjatë viteve përbërja e grupit ndryshohej, në thelbin e tij gjithnjë qëndruan bullgarë. Çdo muaj grupi jep koncerte në Sofje. Më 29 gusht të këtij viti të gjithë admiruesit e muzikës këntri do të kenë mundësi të dëgjojnë formacionin në Kopshtin e Borisit në Sofje.
Libri “Përjetime me Lilin. Muzikë në 50 tema” prezanton edhe disa nga personalitetet më të njohura në fushën muzikore, sqaron thelbin e gjinive të ndryshme muzikore dhe kështu në të vërtetë shndërrohet në një enciklopedi të muzikës së sotme.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Dara Ekimova tregon arritje të jashtëzakonshme profesionale. Këngëtarja e re arriti të realizonte 16 këngë të reja në një vit e gjysmë, të cilat i mblodhi në albumin debutues të titulluar “Kjo dhomë”. Pak para premierës së tij, ajo incizoi edhe këngën..
Konkursi Kombëtar i Muzikës "Si Luanët" 2024 zhvillohet nga data 18 deri më 20 tetor në Sallën e Koncerteve të BNR Varna. Konkursi muzikor gëzon interes të madh. Fëmijët dhe adoleshentët që aplikuan për të vijnë nga mbi 20 qytete të Bullgarisë - thonë..
Papi Hans është alter egoja artistike e Konstantin Trendafillov - për disa një poet këngëtar, sipas të tjerëve - një këngëtar shkrimtar, por pa dyshim një artist kompleks. Si autor dhe interpretues, Papi Hans bëri një rrugë të gjatë nga hiti tërheqës..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë..
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe..