Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çfarë janë idetë e Bullgarisë për takimin e nivelit të lartë të NATO-s?

БНР Новини
Foto: BGNES

Qeveria teknike e Bullgarisë, e cila u emërua nga Presidenti me detyrën për të përgatitur zgjedhje të parakohshme parlamentare më 5 tetor, shpalli si një prioritet shumë të rëndësishëm edhe përgatitjen e vendit për samitin e NATO-s në Uels më 4 dhe 5 shtator. Disa ditë para takimit Ministria e Mbrojtjes publikoi një dokument me emrin “Vizioni 2020: Bullgaria në NATO dhe në Mbrojtjen Evropiane”. Mbi bazën e këtij dokumenti do të përpunohet një program kombëtar për pjesëmarrjen e Bashkimit Atlantik dhe në mbrojtjen evropiane, i cili program do të diskutohet nga Parlamenti i ardhshëm. Mirëpo, siç duket, tezat e paraqitura do të jenë pikënisja e pjesëmarrjes së delegacionit bullgar në samitin e ardhshëm të NATO-s gjatë javës tjetër.

“Vizioni 2020” e cakton Rusinë dhe politikën e saj si njëfarë risku për sigurinë kombëtare. Sipas qeverisë teknike, Bullgaria, e cila është dislokuar në Evropën Juglindore dhe në regjionin e Detit të Zi, sot ndodhet në një prej zonave të rreziqeve dhe kërcënimeve më të shumta në Bashkësinë Evroatlantike, kurse tendencat për zhvillimin e tyre nuk supozojnë përmirësim të situatës në plan afatmesëm dhe afatgjatë. Kriza në Ukrainë, e cila ndodhet në verilindje, sipas kabinetit, i detyrohet ambicies së Rusisë për të rimëkëmbur ndikimin e saj në ish hapësirën sovjetike. Ndërkaq, qeveria mendon se forcimi i aftësive të Rusisë për veprime konvencionale ushtarake provokon aftësitë mbrojtëse të Bullgarisë. Propagandimi aktiv i politikës ruse brenda vendit, sidomos me ndërmjetësinë e subjekteve politike dhe ekonomike bullgare, ose të organizatave joshtetërore, “Vizioni 2020” e definon si luftë informative, që prish integritetin e institucioneve dhe të shtetësisë dhe sulmon vlerat kombëtare dhe demokratike, shpirtin dhe vullnetin. Si një risk kryesor për Bullgarinë është shënuar lufta e re hibride, e cila gërsheton metodat konvencionale me ato të luftës kibernetike dhe të informacionit, si dhe me veprime që janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Aftësitë mbrojtëse kombëtare sipas vizionit keqësohen suplementarisht nga prishja e marrëdhënieve midis Moskës, nga njëra anë, dhe Kievit, BE-së, SHBA-së dhe NATO-s – nga ana tjetër, gjë që kërcënon sigurinë ekonomike dhe energjetike kombëtare. Si rreziqe për sigurinë në juglindje dhe jug dokumenti shënon proceset e krizës në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut. Është përjashtuar mundësia që persona nga kontingjenti kriminal, ose anëtarë të organizatave terroriste të përfitojnë nga mungesa e stabilitetit në regjion dhe nga migracioni dhe të vendosen në Bullgari. Si rreziqe potenciale në perëndim vizioni cakton vonimin e integrimit euroatlantik të vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe mungesën e tolerancës etnike dhe fetare atje.

Duke pasur parasysh rreziqet e shënuara, kabineti është i mendimit se mjetet financiare për mbrojtjen duhet të investohen në riarmatosje, sepse aktualisht Bullgaria nuk disponon resurs të saj ushtarak, i cili të garantojë në mënyrë efikase sigurinë në kushtet e mjedisit modern strategjik, që po ndryshon vazhdimisht. Në këtë kontekst “Vizioni 2020” ngul këmbë për rritje të buxhetit ushtarak me 0.1 për qind të PBB-së nga viti 2015 deri në vitin 2020, kështu që gjatë 2020-ës ai të arrijë 2.0 për qind.

“Vizioni 2020” tashmë provokoi komente të ndryshme në mediat kombëtare. Disa prej këtyre komenteve janë me nuanca mjaftë kritike. Gazeta “Trud” publikon titullin “Ministri Shallamanov kërkon raketa për shkak të Rusisë”, kurse gazeta “Dnevnik” komenton se Ministria e Mbrojtjes e ka shpallur Rusinë zyrtarisht si kërcënim për sigurinë e Bullgarisë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

A do të shkojmë në zgjedhje të tjera dhe gjer kur?

Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..

botuar më 24-11-06 3.37.MD
Donald Trump

Presidenti dhe partitë politike uruan Donald Trump

Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..

botuar më 24-11-06 2.03.MD
Vesna Bendevska

Pushtetarët në Shkup vazhdojnë të shtypin bullgarët në Manastir

Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..

botuar më 24-11-05 10.59.PD