Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Viti 1947 – represionet kundër opozitës

БНР Новини
Lideri i Bashkimit Agrar Popullor Bullgar, Nikolla Petkov
Foto: arkiv

“Frymëzohuni nga idetë e Stambolijskit (një lider i shquar nga Bashkimi Agrar Popullor Bullgar) dhe nga rëndësia e momentit historik, kur Bullgaria dhe populli bullgar janë në pragun e një jete të re. Organizohuni në një Bashkim unik Agrar Popullor Bullgar. Le të krijojmë nëpërmjet organizatave të fuqishme agrare Frontin e Atdheut.”

Georgi DimitrovKy fjalim u mbajt në valët e Radio Sofjes më 13 shtator 1944 nga Nikolla Petkov, disa ditë pas grusht shtetit prosovjetik në vend. Mirëpo veprimet e përbashkëta të komunistëve dhe përfaqësuesve të Bashkimit Agrar Popullor Bullgar, që filluan me krijimin e koalicionit “Fronti i Atdheut” përfunduan që në mes të vitit tjetër, kur Nikolla Petkov ishte hequr nga qeveria e Frontit të Atdheut. Si shenjë solidariteti u larguan të gjithë anëtarët e Bashkimit Agrar Popullor Bullgar. Gjatë pranverës së vitit 1946 qeveria e parë e Fronit të Atdheut dha dorëheqje pas dështimit të bisedimeve me opozitën. Stalin i dha urdhër Georgi Dimitrovit (politikan bullgar, sekretar i përgjithshëm i Kominternës në periudhën 1935-1943) për ta injoruar opozitën. Proceset kundër saj filluan të njëjtën verë. Dënimi i parë kundër G. M. Dimitrovit (ish veprimtar i shquar i Bashkimit Agrar Popullor Bullgar) ishte burgim i përjetshëm, megjithëse ai tashmë ishte larguar nga vendi. Me pesë vjet burgim ishte dënuar socialdemokrati 71 vjeçar Krëstjo Pastuhov për shkak të dy artikujve të shkruar nga ai. Gjatë muajit tetor të vitit 1946 opozita akuzoi qeverinë e Frontit të Atdheut se nuk siguron kushte për zhvillimin e zgjedhjeve të lira – në vend ka grupe terroriste, të cilat dështojnë mbledhjet e opozitës dhe vrasin veprimtarët e saj. Për këtë na tregon Mihaill Mihajllov – veprimtar i Bashkimit Agrar Popullor Bullgar “Nikolla Petkov” në një incizim nga viti 1990, që ruhet në Fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare.

“Zgjedhjet u zhvilluan në kushtet e një dhune të madhe, të falsifikimit dhe terrorit. Në ditën e zgjedhjeve në gazetën “Flamuri Popullor Agrar” ishin vënë kryqet e 24 anëtarëve tanë të vdekur si pjesëmarrës aktivë në zhvillimin e zgjedhjeve. Megjithë falsifikimin dhe terrorin, Bashkimi Agrar Popullor Bullgar arriti të marrë një mln e treqind mijë vota. Kuptohet, këtu përfshihet dhe Opozita e Bashkuar, por ajo kishte pak vota. Zgjodhën 101 deputetë. Në Parlament shpërtheu një betejë e vërtetë për legjislacionin dhe programin, që duhej të realizohej pas zgjedhjeve dhe posaçërisht për krijimin e Kushtetutës së Dimitrovit. Për këtë qëllim Bashkimi Agrar Popullor Bullgar “Nikolla Petkov”, përfaqësuar nga sekretari i tij Nikolla Petkov, paraqiti një program të vet për kushtetutën.”

Në fund të majit të vitit 1947 lideri i opozitës në Parlament hodhi poshtë projektin e Frontit të Atdheut për Kushtetutën. Qëllimi ishte që të mos lejohej një kushtetutë si ajo sovjetike dhe vendosja e sistemit totalitar. Opozita paraqiti një projekt, i cili mbështetej te parimet e parlamentarizmit dhe garantimit të të drejtave kryesore të njeriut, por u ndesh me një rezistencë kategorike nga ana e shumicës me në krye Partinë e Punëtorëve të Bullgarisë (komunistët). Më 5 qershor të vitit 1947 Kuvendi i Madh Popullor Bullgar hoqi imunitetin e deputetit të Nikolla Petkovit dhe ai u arrestua që në sallën plenare, me akuzën se ka organizuar grusht shteti në saje të organizatave ushtarake. Procesi i pandershëm dhe dënimi me vdekje kundër liderit të formacionit opozitar me ndikim më të madh – Bashkimi Agrar Popullor Bullgar “Nikolla Petkov” ishte një goditje e madhe kundër tërë partisë dhe opozitës. Disa ditë pas shpalljes së dënimit të tij me vdekje, u miratua një projektligj, i cili ndalonte funksionimin e Bashkimit Agrar Popullor Bullgar “Nikolla Petkov”.

“Veprimet kundër Bashkimit Agrar filluan në momentin, kur panë se bashkimi nuk dëshiron të pranojë diktatin e Moskës, madje pas vizitës së Vishinskit (zëvendës komisar sovjetik i punëve të jashtme) në Bullgari. Personalisht Stalini, nëpërmjet Vishinksit, mori vendim për likuidimin e Bashkimit Agrar Popullor Bullgar. Të gjithë e dinë se Nikolla Petkovi ishte varur pas një procesi të pandershëm. Organizata e tij ishte shkatërruar me një ligj të posaçëm dhe të gjithë kuadrot e saj u dërguan në kampe dhe burgje. U dhanë mijëra viktima në emër të demokracisë, demokraci kjo që sot të gjithë ne duam ta imponojnë si një mundësi e daljes nga kriza, në të cilën ndodhet vendi ynë” – këtë na tregoi Mihaill Mihajllov për vitin 1947 pas të cilit erdhi epoka e totalitarizmit në Bullgari.”

Pas nënshkrimit të Traktatit të Paqes në Paris në fillim të vitit 1947 opozita kishte shpresa se me tërheqjen e ushtrive sovjetike nga territori bullgar situata do të përmirësohet. Mirëpo, gjendja nuk u përmirësua. Me doktrinën “Truman” SHBA-të ndryshuan strategjinë e tyre në Ballkan me politikën e “mosndërhyrjes” – kundër disa kompromiseve sovjetike në Evropën Perëndimore. Ndërkaq, sipas instruksioneve të Moskës Bullgaria refuzoi të marrë pjesë edhe në “Planin Marshal” për rimëkëmbjen pas luftës me përkrahjen financiare të SHBA-së.

Tri ditë pas datës 15 shtator, kur hyri në fuqi Traktati i Paqes me Bullgarinë, Gjykata Supreme e Kasacionit ripohoi dënimin me vdekje të Nikolla Petkovit. Ai u var në Burgun Qendror të Sofjes më 23 shtator. Më 15 janar 1990 dënimi i tij ishte anuluar nga Gjykata Supreme dhe ai u rehabilitua.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vitet 1995-1997: “Dimrat e pakënaqësisë sonë” – 2

Ky artikull i është kushtuar një prej shkaqeve, të cilat çuan te dorëheqja e qeverisë së kryeministrit Zhan Videnov – falimentimet e bankave. Krahas krizës së bukës, e cila shpërtheu në vitin 1995, vitin tjetër filloi zhvlerësimi i levit dhe..

botuar më 15-08-15 12.30.MD

Viti 1996 – Vrasja e Andrej Llukanovit

Data 2 tetor 1996 do të mbahet mend me vrasjen e parë të një kryeministri bullgar, pavarësisht dhe ish, në historinë tonë më të re. Përpara tij të njëjtin fat, por pas një procesi gjyqësor të dirizhuar dhe një dënim me vdekje të paracaktuar, të..

botuar më 15-08-08 11.50.PD

Vitet 1995-1997 – Dimrat e pakënaqësisë sonë – pjesa e parë

Për herë të parë në rubrikën “80 vjet në 80 javë” do t’u bëjmë pasqyrë ngjarjeve të tri viteve 1995-1997. Kjo pasi qeveria e kryeministrit Zhan Videnov është simptomatike për periudhën e pasuksesshme, në të cilën vazhdojmë të jetojmë edhe më sot. Pasi..

botuar më 15-08-01 10.35.PD