Ministria Bullgare e Punëve të Jashtme e ka pranuar shumë seriozisht detyrën e organizimit të zgjedhjeve jashtë shtetit dhe të bashkëpunimit për sigurimin e një mënyre transparente dhe demokratike të organizimit të votës. Ajo ngul këmbë që të sigurohen kushte për të gjithë shtetasit bullgarë, të cilët janë interesuar nga votimi. Këtë e deklaroi në një brifing zëvendësministrja e punëve të jashtme Katja Todorova, e cila udhëheq grupin e punës të Ministrisë Bullgare të Punëve të Jashtme për organizimin e zgjedhjeve parlamentare jashtë shtetit më 5 tetor.
Ende nuk është e qartë se sa dhe ku do të jenë seksionet jashtë vendit, por në bazë të Kodit Zgjedhor dhe aktivitetit gjatë pesë viteve të fundit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shënuar numrin minimal prej 293 seksionesh, shpjegoi Krasimir Bozhanov – drejtori i drejtorisë “Juridike” në ministri.
“Në përputhje me Kodin e ri Zgjedhor ka më shumë arsye për hapjen e seksioneve të votimit jashtë vendit – vazhdoi ai. – Atje, ku ka përfaqësi diplomatike bullgare, ose konsullata, duhet të paraqiten të paktën 20 kërkesa nga shtetasit bullgarë, të cilët dëshirojnë të votojnë në këtë vend. Seksion zgjedhor jashtë përfaqësive tona mund të hapet po të ketë 40 deklarata të parashtruara. Do të rikujtoj se që në Kodin e mëparshëm Zgjedhor deklaratat duhej të ishin të paktën 100”.
Nga Ministria e Jashtme deklaruan se organizatat e shtetasve bullgarë jashtë vendit mund t’u drejtojnë një ofertë udhëheqësve të përfaqësive tona diplomatike dhe konsullatave për lokacionin e seksioneve zgjedhore përtej kufirit.
Ministria Bullgare e Punëve të Jashtme rikujtoi se pjesëmarrësi në procesin zgjedhor jashtë vendit gjithmonë është shteti pranues dhe Bullgaria duhet të respektojë kushtet e vëna nga ana e këtij shteti. Deri tani kemi marrë lejë nga ana e Italisë dhe Spanjës. Priten pajtime të tilla edhe nga ana e Britanisë së Madhe, Greqisë, Rusisë, Gjermanisë, Francës dhe Turqisë. Sipas informacionit të fundit kemi marrë lejë për zhvillimin e zgjedhjeve në Ukrainë dhe si edhe në Afganistan, ku kemi kontingjent ushtarak.
Në Ministrinë Bullgare të Punëve të Jashtme kanë frikë se mjetet për organizimin e votimit parlamentar jashtë nuk do të mjaftojnë. Sipas fjalëve të kryesekretarit të Ministrisë Bullgare të Punëve të Jashtme Veselin Vëllçev shuma e parashikuar është 1.200 mijë levash (600 mijë euro).
“Kodi i ri Zgjedhor siguron një procedurë më të lehtësuar për hapjen e seksioneve dhe kemi arsye për të menduar se ato do të jenë nga 350 deri më 400,” na shpjegoi ai. Për zgjedhjet evropiane patëm 167 seksione dhe për to ishin harxhuar 710 mijë leva (355 mijë euro). Po të ketë 400 seksione kjo përbën një rritje prej 240 për qind. Mirëpo, rritja e shumës së caktuar për këto zgjedhje është nën 180 për qind. Kam frikë se mjetet nuk do të mjaftojnë.”
Tashmë kishte një precedent të tillë, lidhur me mungesën e mjeteve të parashikuara paraprakisht. Në qoftë se kjo përsëritet, paratë do të kompensohen nga buxheti i Ministrisë Bullgare të Punëve të Jashtme, që të mos vështirësohet procesi zgjedhor, na shpjegoi Veselin Vëllçev.
Ministria Bullgare e Punëve të Jashtme u ka dërguar ftesa për vëzhgues të votës më 5 tetor Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, drejtorit të Zyrës për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut të OSBE-së, Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi. Në periudhën 18-20 gusht në Bullgari ishte një mision i Zyrës për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut të OSBE-së. Pritet që ai të caktojë se çfarë misioni do të dërgohet. Nga 17 deri më 20 shtator do të mbërrijë dhe një mision tjetër afatmesëm i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për të bërë një vlerësim paraprak dhe për të caktuar misionin e tyre.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..
Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën..