Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekaterina – magjistarja e leshit

БНР Новини
Ekaterina dhe ndihmësja e saj Nergul

Një grua nga Moska në Rodopet Lindore... Kështu fillon historia bullgare e arkitektes Ekaterina Sadula, e diplomuar në Universitetin e Moskës. Pasi ajo ia dhuroi zemrën e vet Gjurkanit nga Rodopet, familja e re vendosi se qyteti i madh është i ngushtë për shpirtrat dhe idetë e tyre. Sot të gjithë në Momçillgrad flasin për Ekaterinën e re si “një prej nesh”. Për të Rodopet janë mali më i bukur, kurse njerëzit janë më të mirët në botë. Pasi mbërriti në qytetin e vogël malor Ekaterina u dha pas hobby-it të saj – krijimi i veprave prej leshi. Me kalimin e viteve të gjithë miqtë e saj u dashuruan me lulet, pikturat dhe çantat prej leshi të Ekaterinës. Kështu lindi ideja që hobby i saj të bëhet profesion. I shoqi Gjurkan e përkrahu plotësisht idenë dhe kështu punimi i leshit u bë një biznes familjar.

Familja Ekaterina dhe Gjurkan Sadula“Hobby im filloi që në vitin 2008, që kur isha në Moskë – tregon Ekaterina. – Kam lindur atje dhe kur u vendosa në Momçillgrad në vitin 2009, vazhdova për të punuar leshin. Atëherë u ndesha me një problem – nuk kishte lesh të përshtatshëm, megjithëse këtu, në Rodope, rriten mjaftë dele. Dalëngadalë fillova të prodhoja lesh për nevojat e mia. Punoj leshin në çdo një moment të përshtatshëm. Më frymëzon natyra e Rodopeve Lindore dhe të afërmit e mi – kam një familje të mrekullueshme. E gjithë kjo i jep njeriut forca për të krijuar. Më pëlqen shumë se jemi shumë afër natyrës. Pasi del nga shtëpia njeriu mund të shohë se si kullosin kuajt, lopët, gomarët, delet. Malet më frymëzojnë më shumë sesa deti. Më pëlqen të udhëtoj deri në Kërxhali, Krumovgrad, Smoljan dhe rajonin përreth, ta shikoj malin... Jam e lumtur se hobby im u bë profesioni im i dashur. Unë jam arkitekte për nga profesioni dhe gjithmonë kam pasur kërkime të ndryshme krijuese, por punimi i leshit më pushtoi krejtësisht. Siç piktori, duke i pikturuar pikturat, është zhytur plotësisht në veprat e veta, kështu edhe unë zhytem në punë, sepse çdo një herë krijoj diçka të re dhe origjinale. Kështu gërshetoj prodhimin, kreativitetin dhe arsimin. Përpiqem që ta popullarizoj këtë sa më shumë.”

Makina e posaçme krehëse e moshës mbi 100 vjeçPër familjen Ekaterina dhe Gjurkan Sadula kjo nuk ndodhi shumë lehtë. Ata filluan ta blejnë leshin nga popullsia vendase. Morën me qira një punishte, emëruan në punë katër vendas dhe filluan punimin e leshit. Për këtë qëllim familja Sadula bleu nga qyteti Trojan një makinë e posaçme krehëse të moshës mbi 100 vjeç. Sot kjo është gjëja më e vlefshme në atelienë e tyre. E ngjyrosin leshin me bojëra të natyrshme, me ngjyrat e natyrës. Pas procesit bazë gjithçka varet nga duart e Ekaterinës. Do të pyesni: Çfarë mund të krijohet nga leshi? Përgjigja është: byzylykë, gjerdanë, karfica zbukurimi, këpucë, pantofla, çanta, shalle, doreza, vaze, lodra, shporta dekorative me lule, piktura, shapka, përfshi këtu dhe shapka teatrore si ato të Robin Hudit etj. Në internet njerëzit nga mbarë bota zgjedhin leshin, ngjyrën dhe produktin. Kanë porosi që nga SHBA-ja, Kanadaja, Rusia, madje nga Egjipti.

СнимкаSivjet Ekaterina dhe Gjurkan hapën një studio, ku mirëpresin nga 8 deri më 10 veta, adhurues të këtij lloji arti. Ekaterina e ka mësuar dhe fjalën bullgare për këto takime – “sedjanka” (“ndejë”). Këtu çdonjëri vjen për të mësuar diçka dhe për të treguar veprën e vet. Përveç nxënësve bullgarë Ekaterina mirëpret dhe shumë rusë, të cilët janë vendosur në krahina të ndryshme të Bullgarisë. Pasi mbërrijnë këtu miqtë mund të mbeten për një kohë më të gjatë – të shëtitin në rajon, të njihen me prodhimin dhe të mësohen për të punuar leshin. Duke na folur për gërshetimin e prodhimit me kurset dhe turizmin, Ekaterina nuk mund të fshehë gëzimin e saj të madh. “Pata një ëndërr – thotë ajo. – Dhe gëzohem shumë se e realizova. Gjatë muajit mars të këtij viti ftova njerëz nga mbarë Bullgaria, njerëz, të cilët duan të njihen me këtë art.”

СнимкаSipas Ekaterinës po rritet numri i njerëzve, të cilët duan të ecin nga qyteti i madh dhe të jetojnë në natyrë, duke praktikuar ndonjë zanat, sepse, në qoftë se duart janë të zëna, kokët pushojnë. Në këtë lidhje familja Sadula ka një ide të shkëlqyeshme. Në fshatin fqinj ata kanë blerë godinën e ish shkollës. Atje ata duan të organizojnë një qendër, ku leshi do të takojë njerëzit nga të gjitha këndet e botës. 

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: Shefkie Çakër



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ka pasur shumë interes për kontrollet mjekësore të organizuara nga Bullgaria në Kukës të Shqipërisë

Ekzaminimet multidisiplinare falas të kryera nga ekipet mjekësore bullgare dhe shqiptare në Kukës tërhoqën mbi 300 persona në dy ditët e fundit të qershorit. Ekzaminimet u transmetuan nga mediat kryesore shqiptare, duke përfshirë Radio Televizionin..

botuar më 24-07-01 10.48.PD
Mitropoliti i Vidinit Daniill

Daniill është emri i patrikut të ri bullgar

Mitropoliti i Vidinit Daniill është patriku i ri bullgar. Ai u zgjodh me 69 vota kundër 66 për Mitropolitin e Vracës Grigorij. Kishte edhe tre fletë votime të pavlefshme. Mitropoliti Daniill - me emrin laik Atanas Trendafillov Nikollov, lindi në..

rinovuar më 24-06-30 1.45.MD

Kisha Ortodokse Bullgare do të zgjedhë patriark të ri

Më 30 qershor është mbledhur Këshilli Zgjedhor Patriarkal i Kishës, ku duhet të zgjidhet përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Bullgare dhe Mitropoliti i Dioqezës Shpirtërore të Sofjes. Froni mbeti bosh më 13 mars, kur patriarku i ndjerë bullgar dhe mitropolit..

botuar më 24-06-30 6.05.PD